Festat e fundvitit sollën më shumë turistë në Shqipëri! INSTAT: Në dhjetor hynë në vend 616 mijë shtetas të huaj, 57.6% më shumë se në 2022

Festat e fundvitit sollën më shumë turistë në Shqipëri! INSTAT: Në dhjetor hynë në vend 616 mijë shtetas të huaj, 57.6% më shumë se në 2022

Rekordi turistik i vitit 2023 ka marrë edhe vulën e INSTAT, pasi në raportin e fundit për lëvizjet e shtetasve në dhjetor, thuhet se vendi përgjatë vitit të shkuar u vizitua nga 10.1 milionë të huaj.

“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 është 10.155.640, duke u rritur me 34,6 %, në krahasim me vitin 2022. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2023 është 6.913.347, duke u rritur 17,5 %, krahasuar me vitin e mëparshëm”, thuhet në raport.

Shifra rekord janë regjistruar edhe në muajin e festave të krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve. Mbi 616 mijë të huaj kanë hyrë në Shqipëri vetëm në muajin e kaluar.

“Në Dhjetor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 745.517. Ky numër është rritur me 29,9 %, krahasuar me Dhjetor 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 616.994. Ky numër është rritur me 57,6 %, krahasuar me Dhjetor 2022”, vijon raporti.

Por nga ana tjetër janë mbi 602 mijë qytetarë vendas që kanë dalë jashtë vendit në dhjetor sipas INSTAT.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2023 janë 602.346. Krahasuar me Dhjetor 2022, ky tregues ka rënë me 5,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2023 janë 550.083.  Krahasuar me Dhjetor 2022, ky tregues është rritur me 26,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë vitit 2023, është 6.913.347, duke u rritur me 17,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raporton INSTAT.

Nëse ndalemi tek gjeografia e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë vjet, shpërndarja është nga e gjithë bota, por që dominohet nga Evropa e kryesisht ajo jugore ku bën pjesë Italia e vendet e Ballkanit. Sipas INSTAT rreth 9.7 milionë të huaj ishin nga Evropa, ku 7.7 milionë ishin të Evropës jugore, ndjekur nga Amerika me 240 mijë turistë, Azia me 66.6 mijë turistë, 53 mijë janë nga rajone të paspecifikuara, 40 mijë nga Lindja e Mesme dhe 15 mijë nga Azia e Jugut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 25/01/2024 20:10

    Edhe Rita from France e quajne turiste te huaj keta

    Përgjigju
  • emigranti: 25/01/2024 19:06

    Shqiptaret qe punojne jashte dhe kane pasaporta te huaja numerohen si te huaj besoj. Nqs Kujtimi vjen nga Italia te shikoje familjen e tij numerohet si i huaj. Nqs Kujtimi shkon nje xhiro ne Oher dhe kthehet numerohet 2 here. Po shkoi deri ne Janine nje xhiro behen 3. Apo jo?

    Përgjigju
  • Emigrantet: 25/01/2024 18:37

    kta numerojne emigrantet e shkret si Turiste , jane larguar nga halli e kthehen nga malli .... "qesharake"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë