Turizmi në Shqipëri, jehonë edhe nga mediat britanike! Rama: Për herë të parë vendi është vendosur në raportin e ABTA

Turizmi në Shqipëri, jehonë edhe nga mediat britanike! Rama: Për herë të parë vendi është vendosur në raportin e ABTA

Sarandë

Vendi ynë vijon të jetë ndër sugjerimet kryesore të revistave dhe mediave të huaja, si një ndër destinacionet turistike që duhet vizituar.

Duke ju referuar një shkrimi të fundit të gazetës së njohur britanike ‘The Mirror’, që u bën jehonë thesareve turistike të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama bën të ditur se për herë të parë vendi ynë është vendosur në raportin e ABTA - shoqata britanike e turoperatorëve dhe udhëtimeve - si një nga 10 vendet që duhen vizituar këtë vit.

‘Edhe gazeta e njohur britanike “The Mirror" u bën jehonë thesareve turistike të Shqipërisë duke nisur nga muzetë e kryeqytetit, amfiteatrit romak të Durrësit, për të zbritur në plazhet e rivierës, pasuritë arkitekturore të Gjirokastrës e për të zbuluar më në brendësi të vendit liqenin e Bovillës apo Parkun e Alpeve. Për herë të parë Shqipëria është vendosur në raportin e ABTA - shoqata britanike e turoperatorëve dhe udhëtimeve - si një nga 10 vendet që duhen vizituar këtë vit.’- shkruan Rama.

Shoqata e turoperatorëve dhe udhëtimeve “ABTA” ka përfshirë Shqipërinë në listën e 10 destinacioneve që u sugjeron qytetarëve britanikë për të udhëtuar gjatë 2024-ës.

Në raportin e fundit “10 Destinations to Watch in 2024” që ABTA ka publikuar janë edhe pikat turistike në Shqipëri

‘Një numër në rritje pushuesish po e zbulojnë këtë destinacion mahnitës, miqësor dhe me vlera, i cili po rekomandohet gjithnjë e më shumë nga operatorët turistikë në Britaninë e Madhe. Kryeqyteti, Tirana është një qytet kozmopolit, plot gjallëri me disa muze shumë origjinalë dhe interesantë.

Durrësi, qyteti i dytë më i madh i vendit, është gjithashtu një nga më të vjetrit, me një amfiteatër romak të ruajtur mirë dhe vende të tjera arkeologjike. Qyteti i bukur i Beratit krenohet me sitet e tij të mrekullueshme të përfshira në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Gjithashtu, Gjirokastra shfaq trashëgiminë e pasur arkitekturore të vendit. Ndoshta atraksionet më të mëdha të vendit janë qytetet përgjatë Rivierës Shqiptare me ujëra të pastër kristal dhe çmime tepër të arsyeshme.

Saranda është një vendpushim i mrekullueshëm në Rivierë nga ku mund të merrni një
me varkë për vizituar disa plazhe të bukura, siç është Kroreza e shquar.

Shkodra është një qytet tërheqës, i pacënuar në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe një bazë e shkëlqyer për të eksploruar Parkun Kombëtar të Thethit me malet e tij mbresëlënëse dhe të mahnitshme.

Për adhuruesit e natyrës, liqeni i Bovillës është një vend i mrekullueshëm për shëtitje, ngjitje dhe not në ujë të ëmbël dhe kristal.’-thuhet në prezantimin për Shqipërinë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 07/01/2024 22:23

    Turizmi shqiptare pa toulete prej ne veri deri ne jug

    Përgjigju
    • Or tej: 07/01/2024 23:48

      Beje shurren ne det or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë