-
Kronikë
Rama në Vjenë: Partneritet strategjik të Universitetit Bujqësor me Universitetin austriak BOKU! Brenda vitit 2030 universitet më të mira europiane në Shqipëri
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një vizitë 1-ditore në Vjenë, në ambientet e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU. Rama shkruan se qëllimi i kësaj vizite është mbështetja e drejtpërdrejtë për Universitetin Bujqësor të Tiranës që të hapë dialogun me rektorin dhe drejtuesit e universitetit austriak, me të cilin synohet lidhja e një partnershipi strategjik.
20 Korrik 2021, 20:04 -
8 godina për 2200 studentë! Rama në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor: Ndryshim radikal
Kryeministri Edi Rama, ishte pasditen e kësaj të marte në kantierin e konvikteve të Universitetit Bujqësor, ku ka inspektuar nga afër punimet. Ky kantier do të strehojë 2200 studentë në total, në 8 godina të reja.
26 Janar 2021, 17:04 -
Basha me studentët e 'Bujqësorit': Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur! Rinia potencial për zhvillimin e vendit (VIDEO)
Gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Basha tha se turizmi gjatë gjithë këtyre viteve ka mbetur peng i primitivizmit të shërbimeve publike, ku uji dhe dritat janë ende me orar.
28 Dhjetor 2020, 13:41 -
Nis puna për konviktet e reja të studentëve të Universitetin Bujqësor, Veliaj: Kur shqiptarët bëhen bashkë krijohen gjëra të mrekullueshme
Rindërtimi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk përfshin vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilat sot nisën nga puna për t’u rindërtuar më të fortë e me kushte më të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe deputetin e PS, Ulsi Manja inspektuan kantierin që krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve evropiane.
26 Nëntor 2020, 18:16 -
Me programe të akredituara dhe mundësi punësimi, administratori i UBT-së: Universiteti ka degë unike (VIDEO)
Me degë të akredituara dhe të njohura jashtë vendit, Universiteti Bujqësor i Tiranës është një alternativë për maturantët që nisin këtë vit studimet e larta. Sipas administratorit ka shumë arsye se përse një maturant duhet të zgjedhë UBT-në, duke theksuar këtu programet unike, si dhe mundësinë e punësimit pas përfundimit të studimeve.
27 Korrik 2020, 10:50