-
Kosova & Rajoni
Kryeparlamentari i Kosovës Konjufca në Parlamentin Evropian: Bllokimi i vizave është i paarsyeshëm
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca deklaroi se bllokimi i procesit të liberalizimit të vizave nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian është i paarsyeshëm dhe si të tilla zvogëlojnë frymën e vlerave evropiane në vendin tonë.
28 Qershor 2021, 21:22 -
Bota
Zv.Presidenti i Parlamentit Europian: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të jenë vlera të shtuara për BE-në! Ballkani Perëndimor, 'zemra' e unionit
“Ballkani Perëndimor nuk është dhe s’duhet të jetë kurrë një periferi e Perëndimit. Ai është dhe duhet të mbetet“ zemra që rreh” e së tashmes dhe e së ardhmes së familjes së madhe evropiane”, është shprehur kështu në një intervistë për portalin “Balcani Caucaso” Massimo Castaldo, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian. Intervistë gjatë së cilës ai kërkon hapjen sa më shpejt të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
10 Maj 2021, 11:54 -
Kosova & Rajoni
Takimet me Albin Kurtin, Parlamenti evropian i vetmi institucion i BE-së që e njeh flamurin e Kosovës
Takimet e kryeministrit të Kosovës në Bruksel sollën edhe njëherë në vëmëndje të opinionit publik faktin që në takimet e kreut të shtetit me liderët evropianë mungonte flamuri i Kosovës.
30 Prill 2021, 12:15 -
Politikë
Luigi Soreca informon përfaqësues të PE për zgjedhjet në Shqipëri: Parlamenti i ri dhe qeveria do të zbatojnë reformat për anëtarësim
Përmes një komunikimi online, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka informuar disa prej përfaqësuesve të parlamentit Evropian në lidhje me zhvillimet në Shqipëri dhe ka bërë një përmbledhje në lidhje me disa zhvillime paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 Prill.
29 Prill 2021, 13:06 - Kronikë
-
Parlamenti Evropian insiston për liberalizim vizash për Kosovën
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të enjtën, po diskutohet për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perendimor. Për to do të votohet nga i tërë parlamenti gjatë ditës. Më herët, më 23 shkurt, të njëjtat raporte ishin miratuar në Komisionin e politikës së jashtme.
25 Mars 2021, 13:49 -
Parlamenti Europian kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian AFET janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Menjëherë pas miratimit kanë reaguar edhe të dy raportuesit Isabel Santos dhe Ilhan Kyuchyuk.
5 Mars 2021, 12:50 -
Në ditët në vijim Parlamenti Evropian do t'i kërkojë Këshillit caktimin e datës së mbajtjes së Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë
Parlamenti Evropian do të diskutojë në ditët në vijim dhe pritet të miratojë Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë në PE Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.
2 Mars 2021, 11:55 -
Presidenti i PE-së, Sassoli letër Ruçit: Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e falënderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian.”
22 Janar 2021, 10:45 -
Pse Presidentit i intereson kushtëzimi i integrimit të Shqipërisë në BE?!
Mesazhi që Ilir Meta i dërgon Strasburgut, në mesin e një debati të brendshëm evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është që të shtyjnë çdo përpjekje për të gjetur një kompromis për datën e Konferencave Ndërqeveritare brenda këtij fundviti.
8 Dhjetor 2020, 16:25 -
Letra/ 24 eurodeputetë thirrje Këshillit të BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit
24 deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të të gjitha forcave politike, i kanë kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Eurodeputetët thonë se bllokimi rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkan. "Ndaloni shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave Negociatat e pranimit të fillojnë para fundit të vitit", thuhet në letër.
8 Dhjetor 2020, 11:08 -
Parlamenti Evropian draft raport për zhvillimet në Shqipëri: Mbështesim pa vonesa thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Janë plotësuar kushtet
Në raport i vihet një theks i veçantë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, situata në vend e pandemisë COVID dhe marrëdhëniet me fqinjët. PE dënon dhunën, frikësimin, fushatat e shpifjeve dhe presionin indirekt politik dhe financiar të drejtuar kundër gazetarëve, të cilat sipas europarlamentarëve mbytin seriozisht lirinë e medias, nxisin vetë-censurë dhe dëmtojnë rëndë përpjekjet për të zbuluar krimin dhe korrupsionin.
3 Dhjetor 2020, 16:00 -
Diskutimi në PE, Kashahu: Marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve
Pas diskutimit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka reaguar Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashahu duke theksuar se për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.
22 Qershor 2020, 19:25 -
PD: PE miratoi 15 kushtet për Shqipërinë, Rama: S'është e vërtetë, do mbeteni në opozitë! 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës
Kryeministri Edi Rama në një postim në twitter thotë se për tu ulur në tryezë me Bashkimin Evropian nuk nevojiten 15 kushte. Duke ironizuar opozitën jashtë parlamentare, Rama thotë se kush kapet pas 15 kushteve do të mbeten në opozitë.
19 Qershor 2020, 17:15