'Kur bën premtime duhet t'i mbash ato', Zv. Presidentja e PE: Bashkimi Evropian nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Vonesa e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar ndasi edhe brenda vetë unionit.

Së fundmi ka qenë Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, e cila ka folur lidhur me zhvillimet brenda BE-së të cilat sipas saj janë jashtëzakonisht zhgënjyese, pasi nuk kanë mbajtur premtimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve brenda BE-së që janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe gjithashtu zhgënjyese për disa prej nesh. Kur bën premtime duhet t’i mbash ato. Sapo të rritni pritjet, duhet t’i përmbushni ato. Ajo që kemi parë veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është se BE nuk i ka përmbushur këto pritje dhe nuk i ka mbajtur premtimet që bëri. Parlamenti Evropian punon sa më shumë që të mundet për të mbështetur procesin e pranimit “, theksoi Barley.

Këtë deklaratë ajo e bëri në një aktivitet të zhvilluar nga rrjeti i WB2EU. 

Në forumin me temë “Si të rivendosim zgjerimin e BE-së në binarë, duke i dhënë përparësi ligjit dhe reformës në drejtësi" u arrit në përfundimin se status quo nuk po siguron më stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Paneli u organizua brenda "rrjetit WB2EU" dhe është një projekt afatgjatë që mbledh 17 grupe dhe institucione akademike nga Ballkani Perëndimor dhe BE dhe do zgjasë deri në 2023.

Projekti synon të krijojë "rrjetin WB2EU", i cili do të bëhet një pikë referimi në fushën e zgjerimit të BE-së dhe përpjekjeve të demokratizimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në diskutim kanë marrë pjesë disa përfaqësues nga Parlamenti Evropian,  Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ku u cek edhe çështja e çeljes së negociatave të Shqipërisë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja