-
Ministrja Denaj: Në 2021 do të marrim 63.5 mld lekë borxh, rritja ekonomike 5.5%
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin e ekonomisë, ministrja e financave Anila Denaj tha se qeveria do të marrë një borxh prej 63.5 miliardë lekësh në 2021, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshëm synohet një rritje ekonomike rreth 5,5 %.
26 Tetor 2020, 20:35 -
COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bën thirrje biznesit të tregohet i kujdesshëm më menaxhimin e parave dhe të ardhurave të tyre në këtë kohë pandemie. Gent Sejko thotë se politika e bankës do të jetë stimuluese, por biznesi duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Nga ana tjetër Sejko kërkon nga Ministria e Financave të garantojë fondet e nevojshme për COVID-in, dhe se rritja e borxhit publik është e pranueshme.
30 Gusht 2020, 17:37 -
Rënia e të ardhurave në vend nga pandemia, Banka Botërore: Më e lartë se 11%
Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit sipas Bankës Botërore do të ulet me 11% këtë vit si pasojë e pandemisë. Në vlerësimin e fundit institucioni ndërkombëtar pret që varfëria të rritet deri në 5% dhe të ulen të ardhurat për frymë. Nga ana tjetër banka thotë se duhet rritur menaxhimi i financave publike.
26 Gusht 2020, 17:23 -
Rishikimi i 3 i buxhetit/Bien me 63 mld lekë të ardhurat, ekspertët: Është borxh i qytetarëve!
Rishikimi i tretë i buxhetit i cili rriti ndjeshëm shpenzimet dhe uli të ardhurat për ekspertët tregon krizën ekonomike në të cilën ndodhemi aktualisht. Ekspertët Azmi Stringa dhe Klodian Muço thonë për Report TV, se barra mbi qytetarët do të rritet, si dhe rrezikojmë të kemi më pak para në xhepat e tyre.
11 Korrik 2020, 17:38 -
Basha: Borxhi publik në rritje, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale
Rritja e borxhit publike për Partinë Demokratike po i jep ekonomisë shqiptarë një goditje fatale. Sipas kreut të Partisë Demokratike, shkak është ajo që ai e quan Ramavirusi dhe ky borxh po rëndon mbi qytetarët.
8 Korrik 2020, 11:22 -
Kriza e COVID-19, Sejko: Rritja e borxhit pranohet, të shmangim falimentet na rrezikojnë stabilitetin financiar
Guvernatori i Bankës se Shqipërisë ka marrë pjesë në takimin e 43-të të Klubit të Guvernatorëve te Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar online, Sejko tha se rritja e borxhit publik është nje efekt negativ i pranueshëm në mënyrë që të shmangen falimentimet.
2 Qershor 2020, 22:39 -
650 milionë euro do të jetë Eurobondi i ri, 250 milionë euro do të shkojnë për borxhin e vitit 2015
650 milionë euro është vlera që vendi do të kërkojë në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit. Nga kjo vlerë 250 milionë euro do të shkojë për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020.
2 Qershor 2020, 19:09 -
Pas tre vitesh ulje, tërmeti dhe COVID-i çojnë 70% borxhin publik (VIDEO)
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars 2020, shteti shqiptar kishte borxh një shifër prej 1 trilion e 161 miliardë e 839 milionë lekësh, të barabartë në valutë me 9.4 miliardë euro.
25 Prill 2020, 18:28 -
Borxhi publik 9 miliardë euro, Ministria e Financave kërkon këshilltar (VIDEO)
Ministria e Financave kërkon të përzgjedh një këshilltar financiar për menaxhimin e borxhit shtetëror. Sipas vendimit përzgjedhja e këshilltarit do të bëhet në bazën e tre kritereve, ndërsa ofertuesi duhet të kujdeset për parametrat e borxhit dhe kostot e huave të reja.
7 Mars 2020, 16:02 -
Financat: Borxhi publik kaloi 9 miliardë euro në 2019! Detyrimet sa 65.84 % e GDP
Ka vijuar të rritet shifra e borxhit të përgjithshëm publik të vendit gjatë vitit të kaluar. Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ai ka kaluar tashmë nivelin e 9 miliardë eurove. Por borxhi ka shënuar ulje me 2 për qind gjatë 2019-ës në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto
25 Shkurt 2020, 15:03