-
Vrasja e Nasrallahut dhe lëkundja e besimit ndërmjet Iranit e Hezbollahut
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, ka lëkundur besimin ndërmjet Iranit dhe grupit që ai ka krijuar në vitet 1980 për t’iu kundërvënë Izraelit. Një numër i madh burimesh nga Irani, Libani dhe vetë grupi Hezbollah, që kanë folur për agjencinë e lajmeve Reuters, kanë treguar se si kanë nisur hetime të thella dhe marrje në pyetje e madje dyshime për infiltrim të izraelitëve brenda tyre. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, nuk i beson më askujt pas vrasjes së Nasrallahut, ka thënë njëri nga burimet
3 Tetor 2024, 08:29 -
Gjendet trupi i Nasrallah 48 orë pas vrasjes/ Kreu i Hezbollah u gjet i pajetë brenda një bunkeri
Trupi i kreut të vrarë të grupit Hezbollah në Liban, Hassan Nasrallah, është gjetur brenda një bunkeri, 48 orë pasi Izraeli njoftoi eliminimin e tij. Teksa kryeministri libanez kërkon armëpushim, Irani thekson se Lindja e Mesme rrezikohet seriozisht nga një luftë masive.
29 Shtator 2024, 16:43 -
Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror
Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia vrau liderin e kamotshëm, Hassan Nasrallah.
29 Shtator 2024, 13:32 -
Vrasja e Nasrallah, Irani kërkon takim urgjent në OKB! Dhjetëra sulme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban
Pasi ushtria izraelite njoftoi vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë sulmit të 27 shtatorit, Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
29 Shtator 2024, 07:29 -
Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin
Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike i cili e kontrollon shumicën e Libanit jugor, tha se Nasrallahu u vra gjatë bombardimeve izraelite në kryeqytet, Bejrut.
28 Shtator 2024, 17:44 -
Tre dekada në krye të Hezbollah dhe ‘fantazmë’ për Izraelin, kush është Hassan Nasrallah! Shkollimi, jeta në bunker, lidhjet me Iranin dhe fiksimi për sigurinë
Teksa Tel Avivi pretendon se e ka vrarë, por Irani e mohon, cilësohet edhe si “lideri i pakalueshëm” apo "hije", që i iku Izraelit për 32 vite. Si u emërua nga Teherani menjëherë pas vrasjes së Abbass al-Muwasi më 1992 dhe hakmarrja që i bëri dhuratë organizatës me atentatin e Argjentinës, ndaj Ambasadës Izraelite. Që nga viti 2006 ai nuk është shfaqur më në publik. I fiksuar pas sigurisë dhe kundër teknologjisë elektronike, pasi e cilësonte të gjurmueshme nga armiku
28 Shtator 2024, 11:36 -
Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Netanyahu: I kemi larë hesapet! Izraeli bombardime në reja Bejrut
Ushtria izraelite konfirmoi vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, gjatë sulmit të djeshëm në Bejrut. Parlamenti i Iranit tha se Izraeli do përballet me një përgjigje të dhimbshme, e nga ana tjetër u shpreh gjendja e gatishmërisë maksimale. Netanyahu tha se me vrasjen e Nasrallah janë larë hesapet.
28 Shtator 2024, 07:37 -
Liban/ Kreu i Hezbollah i drejtohet popullit: Dy sulmet e fundit shpallën luftë! Do të hakmerremi! Ushtria izraelite: E kemi gati planin për të sulmuar veriun
Kreu i Hezbollah, në një fjalim drejtuar popullit libanez, i cilësoi sulmet e ditëve të fundit si një shpallje lufte nga Izraeli. Ai tha se do të ketë hakmarrje por nuk e tregoi se kur. Ndërkohë Izraeli thotë se e ka gati planin për sulmin e radhës në veri
19 Shtator 2024, 18:17