Lufta/ Ushtria izraelite: Lideri i Hezbollahut, Nasrallah është vrarë! Netanyahu: I kemi larë hesapet! Izraeli bombardime në reja Bejrut

BEJRUT- Ushtria izraelite konfirmoi mëngjesin e sotëm vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë sulmit të kryer në Bejrut pasditen e djeshme. Në këtë mënyrë Izraeli i jep një goditje të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh.

“Hassan Nasrallah është vrarë”, tha një zëdhënës.

Ushtria izraelite goditi selinë e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit të premten (27 shtator) me një seri sulmesh që kishin në shënjestër udhëheqësin e grupit militant, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta apartamentesh. 

Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit dhe se së bashku me Hassan Nasrallahun u vranë dhe disa komandantë të lartë të grupit militant.

Pas disa orësh heshtjeje, televizioni i Hezbollah, ""Al Manar" e konfirmoi lajmin, duke njoftuar se "Nasrallah iu bashkua dëshmorëve", teksa nisi transmetimin e vargjeve të Kuranit. Autoritetet libaneze thanë se sulmi shkaktoi gjashtë të vdekur dhe 91 të plagosur. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi për vrasjen e Nasrallah, ndërsa e quajti atë si "motori kryesor i boshtit të së keqes të Iranit". Pas kthimit të tij nga fjalimi në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu tha se vrasja e Nasrallah ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë balancën e fuqisë në Lindjen e Mesme.

“Nëse dikush ngrihet për të të vrarë, vrite atë fillimisht”, tha ai. "Nasrallah nuk ishte thjesht një tjetër terrorist, ai ishte terroristi. Ai ishte motori kryesor i boshtit të së keqes të Iranit."

Ndërkohë, kryeministri izraelit i kërkoi Iranit të mos e sulmojë Izraelin pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, duke theksuar se “dora e gjatë e Izraelit mund të arrijë kudo, përfshirë Iranin”.

Vrasjen e Nasrallah, Netanyahu e quajti larje hesapesh.

“Ne kemi larë hesapet me ata që janë përgjegjës për vrasjen e një numri të madh izraelitësh dhe shumë qytetarëve të vendeve të tjera, duke përfshirë qindra amerikanë dhe dhjetëra francezë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këtë mbrëmje

Ali Karki, komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut dhe komandantë të tjerë të Hezbollahut, u vranë gjithashtu në sulm, tha ushtria izraelite duke shtuar se kishin shënjestruar edhe ndërtesat ku ruheshin armët.

Organizata Hamas ka reaguar menjëherë duke dënuar bombardimet e Izraelit, teksa e quan "regjimi sionist" dhe i bëri thirrje "kombeve islamike që të zmbrapsnin agresionin brutal" kundër këtij armiku. Kurse ministri i Jashtëm i Iranit sulmoi kryeministrin izraelit Netanyahu si një vrasës që kërkon të pushtojë vende të tjera.

Ndërkohë sot në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në Bejrutin jugor dhe Luginën Bekaa të Libanit lindor. 

Hezbollah iu përgjigj ditën e sotme me një "shi" raketash "Fadi-1" Izraelit në disa territore në Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Por IDF tha se ranë në vende të hapura, kryesisht në det dhe pa shkaktuar dëme apo viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Biden: Vrasja e liderit të Hezbollahut, Nasrallah është një 'masë drejtësie'

Presidenti amerikan Joe Biden tha se vdekja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është një "masë drejtësie për viktimat e shumta", duke përfshirë këtu edhe amerikanët.

“Hassan Nasrallah dhe grupi terrorist që ai udhëhoqi, Hezbollahu, ishin përgjegjës për vrasjen e qindra amerikanëve gjatë një sundimi katër dekadash terrori.

 Vdekja e tij pas një sulmi ajror izraelit është një masë drejtësie për viktimat e shumta , duke përfshirë mijëra amerikanë, izraelitë dhe civilët libanezë”, ka thënë, Joe Biden me anë të një deklarate.

Ora 19:59
VIDEOLAJM/ Ushtria izraelite: Bombardime të reja në Bejrut! Vritet edhe një komandat tjetër i Hezbollahut

 

Ushtria izarelite ka njoftuar se ka kryer sulme të reja në Liban. Këtë herë shënjestra e tyre ka qenë në jug të Bejrutit, në lagjen Dahieh.

Në një deklaratë forcat izraelite njoftuan se gjatë këtij sulmi ishte vrarë Hassan Khalil Yassin.

“Si pjesë e rolit të tij, Yassin bashkëpunoi intensivisht me të gjitha njësitë sulmuese të Hezbollahut, ishte i përfshirë personalisht në planifikimin e sulmeve terroriste që u ekzekutuan gjatë luftës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Po ashtu kishte planifikuar sulme shtesë që do të kryheshin në ditët në vijim”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë sipas të Ministrit të Shëndetësisë në Liban, Firass Abiad, raporton se që nga fillimi i luftës në më 7 tetor të 2023, 1,640 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 300 gra dhe fëmijë dhe mbi 8,400 të tjerë janë plagosur.

Më shumë se 1000 nga këto vdekje kanë ndodhur që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij kundër Hezbollahut në Bejrut, duke filluar nga 16 shtatori.

Ora 15:29
Sulmet izraelite në Libanin jugor, Ministri i Shëndetësisë: 11 të vdekur dhe 108 të plagosur

Të paktën 11 persona u vranë dhe 108 të tjerë u plagosën ditën e djeshme si pasojë sulmeve izraelite në Libanin jugor.

Lajmin e bëri të ditur Ministri Shëndetësisë Firass Abiad gjatë një konference për shtyp, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Po ashtu shumë njerëz janë zhdukur e shumë të tjerë janë ende nën rrënoja, theksoi ministri.

 “Më shumë se 700 njerëz janë vrarë që nga e hëna, kur Izraeli intensifikoi bombardimet në Liban”, shtoi ai.

Nga ana tjetër sipas kanalit televiziv pan-arab al Arabiya, Garda Revolucionare iraniane ka konfirmuar vrasjen e zëvendëskomandantit të Forcave Qods të Pasdaran në Liban, Abbas Nilforoushan.

Ora 14:45
Lajmet për vrasjen e Nasrallah, Irani reagon: Gati për të dërguar trupa në Liban si më 1981, kemi nisur regjistrimet!

Një zyrtar iranian i tha rrjetit amerikan NBC, se Teherani do të fillojë regjistrimin në ditët e ardhshme për të dërguar trupa në Liban, pas sulmit izraelit në të cilin u vra lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ayatollah Mohammad Hassan Akhtari, nënkryetari i Iranit për çështjet ndërkombëtare, tha se zyrtarët do të japin leje për të vendosur trupa në Liban dhe në anën siriane të “Lartësive Golan”.

“Ne mund të dërgojmë trupa në Liban për të luftuar kundër Izraelit, ashtu siç bëmë në vitin 1981,” thotë ai.

Bombardimet e ditës së djeshme (27 Shtator), konfirmohet tashmë nga të dyja palët se kanë lënë të vdekur liderin prej tre dekadash të Hezbollahut në Liban, Hassan Nasrallah, i cili fshihej në një bunker në Bejrut, që shërbente edhe si bazë e organizatës.

Hezbollah ka premtuar hakmarrje, se bashku me Teheranin, i cili ka nisur regjistrimin e trupave ushtarake për t’i dërguar në Liban.

Ora 14:00
Televizioni i Hezbollah e konfirmon, transmeton vargje nga Kurani: Nasrallah i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë!

Hassan Nasrallah, lideri i organizatës ushtarake Hezbollah, deklarohet i vrarë

Pas disa orësh heshtje, më në fund duket se edhe Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të saj prej tre dekadash, Hassan Nasrallah.

“Sajid Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, i është bashkuar radhëve të dëshmorëve tanë të 30 viteve të fundit!”

Kështu tha televizioni Al Manar i Hezbollahut, i cili ka zhvendosur studiot e improvizuara pas bombardimeve të mbrëmjes së djeshme në Bejrut të Izraelit, ndaj bunkerit ku fshihej edhe kreu i organizatës.

Mediat ndërkombëtare transmetuan se Hezbollahu ishte në zi dhe TV i organizatës po transmeton vargje nga Kurani.

“Hezbollahu është në zi dhe televizioni Al Manar ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe tani ka filluar të transmetojë vargje të kënduara nga Kurani, siç është traditë në këto raste për shkak të zhdukjes së liderëve të rëndësishëm politiko-fetarë”, shkruan “La Repubblica”.

IDF izraelite tha sot se ka vrarë pjesën më të madhe të zinxhirit komandues të Hezbollah, kurse Irani ka premtuar hakmarrje dhe “përgjigje të dhimbshme”.

Ora 12:13
Parlamenti i Iranit: Izraeli duhet të përballet me një përgjigje të dhimbshme! IDF: Izraeli është në gjendje gatishmërie maksimale

Bombardimet në Liban

Parlamenti iranian reagoi ashpër pas bombardimeve të Izraelit në Liban orët e fundit, ku është njoftuar nga IDF edhe vrasja e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah.

“Krimet e fundit të regjimit sionist në Liban, të kryera me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha sot zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, pas një takimi urgjent të komisionit, për sulmin e Izraelit në jug të Bejrutit, të premten e 27 Shtatorit.

Sipas IRNA, Ebrahim Rezai tha më tej:

"Anëtarët e komisionit e quajtën të mjerueshme heshtjen e organizatave ndërkombëtare dhe vendeve që pretendojnë se janë mbështetës të të drejtave të njeriut. Ata theksuan se Izraeli duhet të përballet me një përgjigje praktike, vendimtare dhe të dhimbshme".

Tani Izraeli konfirmon se është në gatishmëri të lartë për një konflikt më të gjerë, pas njoftimit për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

"Shpresojmë që kjo të ndryshojë veprimet e Hezbollahut", tha nënkoloneli Nadav Shoshani në një konferencë shtypi të raportuar nga media, duke iu referuar vrasjes së Nasrallah. "Ne kemi parë Hezbollahun të kryejë sulme kundër nesh për një vit. Është e sigurt të supozohet se ata do të vazhdojnë të kryejnë sulmet e tyre kundër nesh, ose se do të përpiqen ta bëjnë", shtoi ai.

Ora 11:56
IDF izraelite: Vramë edhe numrin tre të Hezbollahut, Ali Karaki dhe disa oficerë të lartë!

IDF publikon tabelën e komandantëve dhe liderit të vrarë të Hezbollah

Teksa situata në Liban është bërë e paqëndrueshme, pasi Izraeli vijon bombardimet e pandërprera deri në Bejrut dhe kufirin jugor, duke lajmëruar edhe vrasjen e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah, të tjera lajme jo të mirë vijnë për organizatën.

Përveç kreut të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallah, IDF njoftoi sot (28 Shtator) se u “eliminuan” numri tre i Hezbollahut, Ali Karaki, komandant i organizatës në Libanin jugor dhe oficerë të tjerë të lartë të krahut ushtarak të lëvizjes islamike.

Ushtria izraelite më herët kishte njoftuar edhe vrasjen e disa komandantëve dhe kreut të Njësisë së Raketave të Hezbollah.

Në mëngjesin e sotëm u raportuan 6 të vrarë dhe rreth 200 të plagosur nga bombardimet, por shifrat ndryshojnë nga ora në orë.

Ora 11:25
Lufta/ Ushtria izraelite thotë se Hassan Nasrallah u vra, grupi i Hezbollahut hesht

1727515574_ret.JPG

Foto: Hassan Nasrallah

Izraeli tha sot se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah. Një burim iranian konfirmoi vdekjen e liderit të grupit të Hezbollahut  Nasrallah për gazetën italiane ‘La Repubblica’ ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga grupi militant libanez, i cili ka zgjedhur në këto momente të heshtë.

Hezbollahu nuk ka konfirmuar as vrasjen e  komandantëve të tjerë të grupit të mbështetur historikisht nga Irani në bastisjet e djeshme në kryeqytetin libanez Bejrut.

Para njoftimit të ushtrisë izraelite, mediat ndërkombëtare raportuan se nuk kishte asnjë kontakt me Nasrallah për orë të tëra.

Ora 09:24
Hezbollah i përgjigjet Izraelit me raketa, disa i shpëtojnë sistemit mbrojtës! IDF: Ranë në vende të hapura, asnjë dëm dhe viktimë

Nga luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahun

Hezbollah i është përgjigjur me raketa Izraelit, pas bombardimeve të mbrëmshme në Bejrut nga IDF, ku dyshohet se mund të jetë vrarë edhe lideri i organizatës Hassan Nsasrallah, në një lajm ende të pakonfirmuar zyrtarisht.

Një raketë tokë-tokë e lëshuar nga Libani së fundmi goditi një zonë të hapur në Izraelin qendror. Kjo është bërë e ditur sot (28 Shtator) nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF thotë se sipas protokollit, sirenat nuk kanë rënë në asnjë qytet, pasi raketa është drejtuar në një zonë të hapur. Raketa me sa duket ra në det, megjithëse IDF thotë se detaje të tjera janë duke u konstatuar.

Më parë, raportuan mediat izraelite, Hezbollah kishte marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa këtë mëngjes në veri të Izraelit.

Në një deklaratë, e para e lëshuar sot, organizata shiite tha se kishte lëshuar një breshëri raketash Fadi-1 në Kibbutz Kabri në Galilenë Perëndimore.

Ora 08:37
Ministria libaneze e Shëndetësisë: Evakuohen spitalet në Bejrutin e Jugut!

Bombardimet në LIban

Spitalet në periferitë jugore të Bejrutit do të evakuohen pas sulmeve të rënda izraelite në zonë.

Kjo u njoftua nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila u bëri thirrje spitaleve në zonat jo të prekura që të ndalojnë pranimin e rasteve jo urgjente.

Një deklaratë nga ministria u bën thirrje spitaleve që nuk janë prekur nga sulmet izraelite, që të "ndalojnë marrjen e rasteve jourgjente deri në fund të javës së ardhshme, për t'u lënë vend pacientëve nga spitalet në periferitë jugore të Bejrutit, të cilët do të evakuohen për shkak të zhvillimeve në agresion".

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një raport të përditësuar të sulmeve.

Ora 07:59
Irani i përgjigjet Izraelit: Turp historik që një vrasës i madh si Netanyahu vjen në OKB dhe bën kërcënime të egra!

  

Pas Hamasit ka reaguar edhe Teherani zyrtar. Ministri i Jashtëm i Iranit i ka quajtur "të egra" "kërcënimet" e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili paralajmëroi Kombet e Bashkuara për aftësinë e vendit të tij për të goditur Iranin.

"Është një turp historik që një vrasës i madh vjen në Kombet e Bashkuara dhe helmon Asamblenë e Përgjithshme me gënjeshtra të neveritshme dhe kërcënime të egra për të pushtuar vende të tjera dhe për të vrarë më shumë njerëz", i tha Abbas Araghchi Këshillit të Sigurimit.

Informacionet nga fronti i luftës dhe pas bombardimeve të fundit në Bejrut flasin edhe për vdekjen e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah, por ende e pazyrtarizuar. Izraeli theksoli mundësinë që ai të kishte vdekur, teksa burime nga hezbollah thanë se lideri i tyre është i paarritshëm.

Të paktën 6 persona u vranë dhe 91 të tjerë u plagosën në bombardimet e mbrëmjes së djeshme në Liban, ku IDF tha se goditi një bazë të organizatës armike.

Ora 07:45
IDF: Kreu i njësisë raketore të Hezbollah, zëvendësi dhe komandantë të tjerë u vranë! Hamas thirrje kombeve arabe e islamike: T'i përgjigjemi agresionit

Pamje nga bombardimet në LIban

Ushtria izraelite njoftoi se kishte "eliminuar komandantin e njësisë raketore të Hezbollahut në Libanin jugor".

Ky është “terroristi Muhamed Ali Ismail”, lexohet në një deklaratë të publikuar në Telegram. Zëvendësi i tij, "terroristi Husein Ahmad Ismail, u vra gjithashtu në operacion. Komandantët dhe operatorët e tjerë të Hezbollahut u eliminuan së bashku me ta".

Hamasi dënoi "përshkallëzimin dhe agresionin sionist" kundër popullit libanez, duke u bërë thirrje "kombeve arabe dhe islamike" të veprojnë dhe "të zmbrapsin këtë agresion brutal". Këtë e raporton Al Jazeera.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 29/09/2024 00:50

    I bene nder qe e vrane sepse kishte 40vjet qe jetonte nen toke sa ne nje bunker ne tjetrin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 28/09/2024 18:36

    Çifutët kan ndez luftën tan botë, bashk me zelenskin edhe aj çifut asht, kush asht për të vra gra e fëmijë asht çifut.

    Përgjigju
  • Neni: 28/09/2024 17:52

    Me duket loje e Ajatollahut te Iranit. Raisin dhe ministrin e jashtem i vrau me aksident ajror, gjoja u rrezua helikopteri nga koha e keqe, ndersa Nasrallahun e nxori ne prite tek Mosadi. Per pushtet arabet i vrasin te gjithe ato te cilet i konsiderojne si rivale.

    Përgjigju
    • Sadi: 28/09/2024 23:28

      O Neni, iranianet jane perse, nuk jane arabe.

  • Igor: 28/09/2024 17:48

    Sot po ndodhe me Hamasin dhe Hezbollahun por neser mundet te ndodhe ne Shqiperi dhe Kosove dhe kush dote ju mbroje Turqia ?

    Përgjigju
  • Bim: 28/09/2024 14:37

    L'avviso deshmorit Nasrralah qe vendosi jeten e tij ne nje kauze qe bisonte dhe qe eshte e drejte ajo e lirise te popullit palestinez. Historia kallxu se as Hamasi e as Hezbollah nuk jan bobesuar kur I jane vrare liderit per vetem jan perforcuar. Koha do te kallxoje se lavdia e populli palestinez do te shpërblehet me liri e me dëbimin e gjithe çifutave

    Përgjigju
  • Cifuteti: 28/09/2024 13:31

    Ai musteqja kishte te drejte me keta qelbesira por do te dal ndonje tjeter qe tjua teegoj vendin vetem ceshtje kohe eshte por kam hallin se do ngelen pa buke ata lepiresit e cifuteve qe i paguajne ata per tu ber tifozllek

    Përgjigju
  • Arben: 28/09/2024 11:53

    Eshte i zgjuar Edi Rama qe po i kthen sunnitet shqiptare ne bektashinj! Me financimin izraelit, kuptohet! Saliu na futi ne islamizmin ekstrem! Po te mos bente Rama kete manover, mund te ishim ne shqiptaret objektiv i bombardimeve izraelite, me te drejte! Te falenderojme fort Edi Ramen dhe Izraelin qe po na pozicionojne mire! Turp per Saliun!

    Përgjigju
    • Ops: 28/09/2024 12:12

      Ti qenke nje p ari komplet

  • Beni: 28/09/2024 08:08

    Cifutet do ta pesojne nje dite me gjithe keto te keqija qe po bejne por shpresoj ta thyejne koken nje ore e me pare

    Përgjigju
    • A...Zh: 28/09/2024 11:56

      Beni, qe t'te realizohet deshira duhet te presesh gjate, shume gjate!

    • AltinTop: 28/09/2024 11:27

      O Beni- Cifutet nuk fshihen poshte pallateve me familje, por dalin e ja thyejne koken me te fortit qe u bie ne qafe..

    • BBC: 28/09/2024 08:52

      Shko mor mbeturine turqinie

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg