-
Meta dekreton kredinë nga FMN dhe shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ për shtyrjen e parapagesave të tatim-fitimit për bizneset. Kreu i shtetit e konsideron këtë akt normativ si të domosdoshëm dhe që mbështet kryesisht bizneset e vogla që janë edhe më të prekurit nga pandemia COVID-19.
16 Qershor 2020, 12:44 -
Ahmetaj konfirmon: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029
Biznesi i vogël nuk do të paguaj tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërsa këtë të premte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030.
5 Qershor 2020, 15:56 -
Rama lajm të mirë për biznesin e vogël: Do heqim taksat deri në 2029
Rama tha se po punohet për një ligj që bizneset e vogla me xhiro vjetore 140 mijë dollarë të mos paguajnë asnjë taksë deri në vitin 2029. Ai shtoi gjithashtu se po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.
4 Qershor 2020, 23:10 -
Shtyrja e parapagimit të këstit të tatimit mbi fitimin, eksperti: Frymëmarrje për biznesin, u shpëtua nga rreziku për falimentim
Qeveria ka vendosur të shtyjë pagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center për në vitin 2021, ndërsa biznesi i madh do të rifillojë pagimin në tetor të këtij viti. Ndërkohë biznesi I vogël nuk do ti paguaj këto këste. Për ekspertin fiskal Sotiraq Dhamo ky vendim i jep frymëmarrje biznesit dhe shpëton shumicën nga falimentimi.
25 Prill 2020, 14:14 -
Shtyhet në 2021 parapagimi këstit të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center, biznesi i madh rifillon pagimin e këstit në tetor 2020
Të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë nuk do te paguajnë këstet e parapagimit të tatim fitimit, për vitin 2020. Këto parapagesa kryhen për çdo tremujor bazuar në fitimin e një viti më parë.
24 Prill 2020, 22:10 -
Report TV siguron Aktin Normativ/ Ja si do të shtyhet pagesa e këstit të tatimfitimit deri në shtatori, kategoritë që përfitojnë
Qeveria lehtëson ose shtyn pagesën e kësteve të tatimfitimit, pra atë këst që, duke filluar nga muaji prill të çdo viti, të gjitha ndërmarrjet duhet ta derdhin në arkën e Tatimeve në formë parapagimi. Report TV siguron draftin e Aktit Normativ. Jo të gjitha subjektet mund të përfitojnë nga kjo lehtësi
14 Prill 2020, 17:40