Shtyrja e parapagimit të këstit të tatimit mbi fitimin, eksperti: Frymëmarrje për biznesin, u shpëtua nga rreziku për falimentim

Një ditë më parë është botuar në fletoren zyrtare Akti Normativ i Këshillit të Ministrave për shtyrjen e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për një kategori të biznesit të madh për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prill-qershor dhe korrik-shtator 2020, dhe pagesa e tyre do të kryhet në periudhën prill-shtator 2021.  Ndërkohë parapagimi i këstit të katërt do të vijoj në tetor 2020. Pra në muajin tetor bizneset e mëdha do të vazhdojnë të paguajnë këstet e tyre bazuar në fitimin e pasur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një vendim i tillë për ekspertin fiskal Sotiraq Dhamo është një frymëmarrje për biznesin, që i shpëton nga falimenti dhe ju jep mundësinë për të paguar në një periudhë më të normalizuar.

“Më në fund qeveria reagoi nga propozimet e bëra dhe nga profesionistët dhe nga bizneset dhe gjykoj që është një masë në drejtimin e duhur është një parapagim për një fitim që pritet të realizohet. Mendoj që është një nga masat në drejtimin e duhur të qeverisë, do ti japë frymë biznesit sepse për bizneset e mëdha është shtyrë me 6 muaj, për  dy tremujor dhe për bizneset e vogla në vitin pasardhës.

Por nuk është se nuk do të paguhet ky tatim por në fund të vitit do të bëhet bilanci për atë fitim që ti realizon dhe biznesi do të paguaj edhe tatimin që i takon. Pra kjo vërtet do të ulë të ardhurat e qeverisë për një periudhë kohë por duke i dhënë mundësinë biznesit, do të sigurojë mundësinë që biznesi të sigurojë më shumë të ardhura në kushtet që ka, sepse mund të kërkosh të paguajnë tani por nëse ata falimentojnë ose dalin me humbje nuk është se fiton gjë shteti”, shprehet eksperti fiskal Sotiraq Dhamo. 

Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë bizneset në sektorin e turizmit, e të përpunimit aktiv me material porositësi si dhe call center, ku iu është shtyrë pagesa e kësteve nga periudha prill-dhjetor 2020  për në prill-dhjetor 2021. Ndërsa bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë, nuk do të paguajnë këste të tatimit mbi fitimin që është në vlerën e 5% duke qenë se veprimtaria ekonomike u ndikua më së shumti nga masat e ndërmarra nga qeveria kundër përhapjes së COVID-19. Për ekspertin Dhamo ky vendim i Këshillit të Ministrave i ka paraprirë kërkesës që biznesi mund të bënte për riskedulim të kësteve që paguan.

“Çdo biznes me ligjin e procedurave tatimore, dhe me ligjin mbi të ardhurat ka të drejtë të kërkojë rishikimin e kësteve të parapagimit bazuar mbi fitimin që parashikon të realizojë për këtë vit. Besoj që edhe kjo masë që ka marrë qeveria e paraprinë këtë gjë pasi shumë biznese kam idenë se do të kërkonin riskedulim, dhe qeveria do të ishte e detyruar ta bënte sepse është situatë e parashikuar në ligj”, sqaron Dhamo.

Nga ky akt normativ nuk do të përfitojnë tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, pasi aktiviteti i tyre ka vijuar normalisht edhe gjatë kohës së marrjes së masave Anti Covid-19 dhe do të paguajnë parapagimin në muajin tetor. Pra për këto subjekte nuk do të ketë asnjë shtyrje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 25/04/2020 17:31

    Të shprehemi shqip: Ekspert fiskal apo ekspert financiar???? Quhet Policia Tatimore - Financiare apo Policia Fiskale. Në Italisht është "il Fisco" por quhen "esperti finanziari". Nëse nuk shkruajmë mirë emrin atëherë edhe aftësitë e këtyre vlejnë pak sepse janë po ato që duhet të shohim edhe presjen se pas cilës 0 është vënë. Zoti Sotiraq do ofendohej po ta quanit ekspert fiskal sepse 90% e ekonomistëve me universitet kanë kaluar provimin me këtë pedagog.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë