-
Dumani dha fakte të tjera, SPAK tërheq nga gjykimi çështjen ndaj Erion Alibejt: Do kryhen hetime! Porositi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
Prej 4 shkurtit të këtij vitit Erion Alibej ishte marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Por kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj SPAK ka tërhequr kërkesën duke kërkuar tashmë më shumë kohë për më shumë hetime.
18 Tetor 2022, 12:57 -
E akuzon se ka porositur disa vrasje, Nuredin Dumani ballafaqohet me Erion Alibejn! Mbërrin për herë të parë në SPAK
Që pas arrestimit në Fier i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili prej javësh ka qëndruar në spital, është paraqitur sot për herë të parë në SPAK. Nën masa te rrepta sigurie prej orës 8 të mëngjesit ai është përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna. Dumani do të përballet me Erion Alibean, për të cilin ka bërë akuza shumë të rënda, si porositja e vrasjes së policit Krenar Guçe.
17 Qershor 2022, 11:24 -
Grupi kriminal do t’i hiqte ‘kokën’, zbulohet kush është porositësi i vrasjes së oficerit të policisë! Fotoja ishte në celularin e Nuredin Dumanit
Erion Alibej është porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.
16 Qershor 2022, 10:29 -
'Pallati ku banonte do hidhej në erë me tritol', Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erjon Alibej
Deri në 2 milionë euro është tentuar të paguhet për një vrasje në Shqipëri. Shifrën astronomike e ka dhënë në dëshmitë e tij tronditëse i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në deklaritmet e tij para SPAK. Dumani ka thënë se një person i quajtur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt dhe për këtë i ka ofruar 2 milionë euro.
14 Qershor 2022, 19:16 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ SPAK kërkon 25 dëshmitarë në gjyqin ndaj Erion Alibej, mes tyre edhe Dumani! Avokati: Shteti sajoi prova e fakte, procesi i montuar
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, bën me dije gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Sipas avokatit të Alibej, procesi është i montuar sepse dëshmitarët japin versione të ndryshme.
30 Maj 2022, 14:09 -
Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të gjykuar Erion Alibejn
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të gjykuar Erion Alibejn, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021.
4 Shkurt 2022, 12:36 -
Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn! Pushohet çështja për 2 të tjerë
Erion Alibej, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021, është çuar për gjykim në GJKKO nga SPAK pasi ka mbyllur hetimet.
18 Dhjetor 2021, 12:18 -
Kronikë
Vrasja e Regis Runajt në Elbasan në 29 korrik të 2020, SPAK u komunikon në burg akuzat 2 autorëve Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës
SPAK i ka komunikuar ditës e sotme Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës akuzën për "vrasje e kryer në bashkëpunim" për Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan. Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi raporton se akuza u është komunikuar sot 2 të rinjve brenda ambienteve të burgut të Peqinit, nga oficerë të Krimeve të Rënda.
3 Nëntor 2021, 23:21 -
Kronikë
Porositi dy vrasje për t’u hakmarrë për vëllanë, mbërrin në SPAK dosja e bujshme e Erjon Alibeajt! Hetime për grup të strukturuar kriminal
SPAK ka marrë në dorë një prej dosjeve më të forta kriminale të Elbasanit. Prokuroria e këtij qyteti ka ka shpallur moskopetencë për dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit.
17 Shtator 2021, 14:20 -
SPECIALE/ ‘57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima’/ 2020-ta, nga ekzekutimet tek dorëheqja e Lleshajt (VIDEO)
2020-a u mbyll me 57 ngjarje të ndryshme kriminale që u pasuan me 65 viktima. Nga hakmarrjet e deri tek përplasjet mes bandave. I krahasuar me një vit më parë, numri i ngjarjeve kriminale është i njëjtë. Janë 57 ngjarje të regjistruara në të dyja vitet, në 2020-ën, ashtu edhe në vitin 2019. Dallimi bëhet vetëm në numrin e viktimave, ku në vitin aktual janë dy të vdekur më shumë.
31 Dhjetor 2020, 18:30 -
-
-
-
Porositësi i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, Erion Alibej 'kyç' gojën para hetuesve
Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka refuzuar të përgjigjet, duke mos bashkëpunuar me drejtësinë.
19 Shtator 2020, 12:39 -
Si u arrestua 7 vite më parë në Itali porositësi dhe organizatori i 2 vrasjeve në Elbasan (VIDEO)
Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjith&a
18 Shtator 2020, 20:17 -
Kapet Erion Alibej në Elbasan/ 34-vjeçari vëllai i 'Tarzanit'...përplasja me grupin e 'Sakatit' që solli 5 viktima
Pas një muaj e gjysmë policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë arrestuar në Elbasan, Erion Alibej, si njeriun që ka organizuar dhe financuar dy vrasjet e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit në muajin Korrik 2020. Erion Alibej, rezulton t
18 Shtator 2020, 18:51 -
-
-
Vrasja e Runajt dhe Ramazanit në Elbasan, zbulohet dhe kapet porositësi! Kush është 34-vjeçari që në 2018 iu ekzekutua vëllai në sy të familjes (EMRI)
Uniformat blu kanë bërë arrestimin e tij, ndaj të cilit më pas është caktuara edhe masa e sigurisë "Arrest me burg". Report Tv mëson nga burime të sigurta se ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh. Ka dyshime se 34-vjeçari është i përfshirë edhe në ekzekutimin e Bujar Çelës (vëllai të Talo Çelës) megjithatë për këtë vijojnë hetimet.
18 Shtator 2020, 17:46