'Pallati ku banonte do hidhej në erë me tritol', Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erjon Alibej

'Pallati ku banonte do hidhej në erë me tritol', Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erjon Alibej

Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

Deri në 2 milionë euro është tentuar të paguhet për një vrasje në Shqipëri. Shifrën astronomike e ka dhënë në dëshmitë e tij tronditëse i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në deklaritmet e tij para SPAK. Dumani ka thënë se një person i quajtur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt dhe për këtë i ka ofruar 2 milionë euro.

“…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” citohet të ketë thënë Dumani, sipas dosjes së publikuar nga gazetari Elton Qyno.

Dumani ka denoncuar sërish se vetëm për 'kokën' e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, atij i është ofruar një shumë prej 300 mijë eurosh.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, ka thënë ai.  

Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), kanë dhënë shifra të jashtëzakonshme për të eliminuar njëri-tjetrin.

Sipas të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani duke qenë se ky i fundit ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, i kanë kërkuar vrasjen e Enea Alibejt, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

“…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…” - thotë Dumani.

Kujtojmë se SPAK përmes operacioni 'Golden Bullet' lëshoi 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë