Grupi kriminal do t’i hiqte ‘kokën’, zbulohet kush është porositësi i vrasjes së oficerit të policisë! Fotoja ishte në celularin e Nuredin Dumanit

Grupi kriminal do t’i hiqte ‘kokën’, zbulohet kush është porositësi i vrasjes së oficerit të policisë! Fotoja ishte në celularin e Nuredin Dumanit

Fotografia në celularin e Nuredin Dumanit

Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.  Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.

Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.

Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitarit Klevis Alla.

Ai zbuloi detaje për vrajsen e vëllezërve Haxhia në Durrës ndërsa për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës nxori emrin e Altin Ndocit si dhe lidhjet me Nuredin Dumanin, Talo Çelën dhe Euglen Halilin. Sipas tij, porositësi ka qenë Erion Alibej, i cili u vu në pranga nga policia falë kësaj dëshmie.

Erion Alibej mësoi se cili prej efektivëve mori dëshminë që çoi pas hekurave dhe 2 persona të tjerë. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike