-
Në 4 vite, 10 mijë të huaj morën leje pune në Shqipëri! Eksperti: Nuk përmbushin nevojat e tregut tonë, duhet të frenohet emigrimi
Në 4 vitet e fundit në Shqipëri mbi 10 mijë të huaj morën leje qëndrimi për punë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe fasoneri. Megjithatë, ekspertët thonë se as kjo nuk e plotëson nevojën për punonjës, ndaj kërkojnë reforma për të frenuar emigrimin.
21 Shkurt 2024, 15:47 -
Bien në 4.7% kreditë me probleme, niveli më i ulët prej 2008-ës! Banka e Shqipërisë: Në fund të 2023-shit, kredia e keqe ishte 35.2 mld lekë
Edhe pse norma bazë e interesit është rritur disa herë në vitet e fundit, duke shkaktuar shtrenjtim të kredive për qytetarët e bizneset, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë me probleme përgjatë 2023 kanë zbritur në nivelin më të ulët historik.
9 Shkurt 2024, 14:31 -
Konsumi e investimet do rrisin ekonominë me 3.7% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ndikim kryesor! Do merren dy eurobonde 1.2 mld euro deri në 2026
Rritja e konsumit dhe e investimeve janë dy shtyllat kryesore ku do të mbështetjet rritja ekonomike për tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave vlerëson se me zhvillimin e turizmit dhe të ndërtimit ekonomia këtë vit rritet me 3.7%, si dhe pritet ulje e borxhit publik. Në Programin e Reformave ekonomike është parashikuar marrja e dy eurobondeve deri në 2026 me vlerë 1.2 miliardë euro.
19 Janar 2024, 16:19 -
Në Shqipëri qarkullojnë 3.8 mld euro jashtë bankave! Shoqata e bankave propozon tavan 750 € për pagesat ‘cash’
Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijon në rekorde historike. Në fund të shtatorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 3.8 miliardë euro, duke u rritur me 191 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar. Për këtë arësye, Shoqata e bankave propozon vendosjen e një tavani, ku qytetarëve të mos ju lejohen pagesa në dorë me vlerë më të madhe se 750.
12 Nëntor 2023, 07:33 -
Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria më e prapambetura në rajon për pagesat digjitale
Shqipëria, vit pas viti, po bëhet atraksion turistik, me miliona vizitorë të huaj që ndër të tjetra kërkojnë akses në pagesa digjitale, që në Shqipëri nuk janë shumë të përhapura, sidomos në tregtinë me pakicë.
10 Nëntor 2023, 07:29 -
-
Pse Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve?
Në Raportin e Qëndrueshmërisë Financiare për gjashtëmujorin e parë janar-qershor 2023, të publikuar më datë 5 tetor, Banka e Shqipërisë vlerëson se veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ku vlerat nominale të zërave kryesorë të bilancit u ndikuan nga efekti pakësues i rritjes së kursit të këmbimit të lekut.
26 Tetor 2023, 09:19 -
Inflacioni i lartë i ushqimeve, pengesë për uljen e varfërisë! Shqipëria me nivelin më të lartë, pritet të zbresë në 23.9%
Varfëria në Shqipëri këtë vit do të ulet me 1.3%. Ky është parashikimi i bërë nga Banka Botërore, e cila në raportin e fundit thotë se 23.9% e qytetarëve në vend shpenzojnë më pak se 7 dollarë dita. Por parashikimi për reduktimin e varfërisë mund të përmbyset për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.
23 Tetor 2023, 17:39 -
Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të investimeve amerikane
Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner.
23 Tetor 2023, 14:44 -
Në Kosovë, mikrofinancat dhanë afro 330 milionë euro kredi për një muaj
Vlera e kredive e dhënë nga mikrofinancat ka shënuar rritje për korrik 2023 dhe se bruto kreditë për këtë muaj kanë arritur në rreth 330 milionë euro. Kreditë ndaj ekonomive familjare përfaqësojnë 63 për qind të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.
28 Gusht 2023, 14:26 -
-
-
Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars 2023, për herë të parë pas 5 vitesh
Pas një rritjeje të ndjeshëm në katër vitet e fundit, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet ka shënuar rënie të ndjeshme në tre muajt e parë të këtij viti.
30 Maj 2023, 12:46 -
DW: Ekonomia gjermane ka rënë në recesion! Sa dramtike paraqitet gjendja
Ekonomia gjermane ka rënë në recesion. Sa dramatike paraqitet gjendja? Fillimisht pandemia e koronës me të gjitha pasojat e saj – për shembull problemet dramatike në zinxhirët e furnizimit, pastaj lufta e Ukrainës: ekonomia gjermane u përball vitet e fundit me një goditje të dyfishtë
26 Maj 2023, 08:55 -
Ulja dhe ngritja e euros, ekspertja në Report Tv parashikon si do jetë kursi i këmbimit në muajt e ardhshëm: Rënia nis në fund të qershorit, vijon deri në gusht
Rënia e euros kishte shënuar një minimum historik duke zbritur në 110.73 lekë por këtë javë pas përfundimit të zgjedhjeve euro ka nisur rimëkëmbjen e shpejtë.
19 Maj 2023, 15:00 -
Shqipëria ‘trampolinë’ punësimi për të huajt që synojnë BE-në
Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore.Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut.
13 Maj 2023, 15:45 -
INSTAT: Rritje e shkëmbimeve tregtare me BE-në, Shqipëria eksportoi drejt vendeve të unionit 73.6% të eksporteve në total
Pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare, Shqipëria e kryen me vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të INSTAT, brenda tre mujorit të parë të ktij viti shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e BE zënë 59.3% të të gjithë tregtisë.
20 Prill 2023, 12:00 -
Sa më shtohet rroga në një vit? Analiza e Fatos Çoçolit: Si realizohet angazhimi i Qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro
Nëntë ditë më parë, më 29 mars, kryeministri mëtoi se brenda dy viteve, paga mesatare bruto(pra, pa hequr taksat) do të bëhej 102 mijë lekë të reja në muaj, ose 900 euro. Sot, pas një analize, qeveria kumtoi se do të duhet vetëm një vit, që nga sot. Aq më mirë!
7 Prill 2023, 17:50 -
Pse rihapja e Kinës do të godasë fort ekonominë botërore
Për pjesën më të madhe të 3 viteve të fundit – 1016 ditë për të qenë të saktë – Kina ishte e mbyllur ndaj botës. Shumica e studentëve të huaj u larguan nga vendi që në fillim të pandemisë së Covid-19. Turistët i pezulluan vizitat e tyre në këtë vend. Edhe shkencëtarët kinezë pezulluan pjesëmarrjen e tyre në konferencat e huaja.
13 Janar 2023, 19:55 -
Hapja e Kinës sjell shpresë për rimëkëmbje globale! Disa ekspertë pesimistë, 2023-shi do jetë shumë i vështirë
Viti 2023 për një pjesë ekspertëve të ekonomisë pritet të jetë shumë i vështirë dhe me recesion, ndërkohë për një grup tjetër hapja e Kinës pas izolimit prej Covidit do të ndikojë pozitivisht.
1 Janar 2023, 13:04