-
Kosova & Rajoni
Doli në përgjimet e Rezart Taçit, prokuroria në Malin e Zi nis hetimet për pastrim parash, do të marrë në pyetje presidentin Gjukanoviç
Dosja italiane për Rezart Taçin, për pastrim parash, do të hetohet edhe në Malin e Zi, për shkak se emri i presidentit të vendit Milo Gjukanoviç doli në përgjime me biznesmenin shqiptar
19 Nëntor 2021, 10:50 -
Politikë
Sherri Salianji-Braçe/ Ja e vërteta e dosjes dhe si shitmendja e Rezart Taçit ushqen akoma politikën e PD-së
Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian dhe qe PD e beson.
16 Nëntor 2021, 14:34 -
Kronikë
Pas hetimit për pastrim të parave të Cosa Nostra-s, SPAK nis hetimin pasuror për Rezart Taçin! Italianët në kërkim të shqiptarit, kontrolle në Milano ku dyshohet se fshihet
Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.
15 Nëntor 2021, 11:53 -
Kronikë
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistët e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra.
14 Nëntor 2021, 09:43 -
Kronikë
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', burg kunatit dhe ish truprojës së Rezart Taçit! Mohojnë akuzat: S'kemi bërë transferta bankare, vetëm kemi shoqëruar italianin Zummo
Gjykata e Posaçme kundër Krimit ka lënë në burg Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkoi që të dy njerëzit e besuar të Reazart Taçit, lë liheshin pas hekurave, kërkesë që është mbështetur edhe nga GJKKO. Ato akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.
14 Nëntor 2021, 09:06 -
Kronikë
Rezart Taçi do pastronte paratë e 'Cosa Notra-s', Report Tv siguron dosjen e hetuesve italianë! 18.4 milionë euro ishin depozituar në ‘Alpha Bank’, shqiptari dhe ekonomisti do fitonin 3 mln
Të tjera detaje të forta zbulohen në lidhje me pastrimin e parave të Cosa Nostra-s italiane përmes Shqipërisë, ku ishte i përfshirë edhe ish-biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18 milionë euro ishin depozituar në dy llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet të transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor, nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, por SPAK e ka bllokuar operacionin. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi dhe ekonomisti italian Petruzzella do të fitonin 3 milionë euro nga ky operacion. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino.
13 Nëntor 2021, 16:04 -
Kronikë
Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga kunati e ish truproja e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro
SPAK kërkon arrest me burg për biznesmenin e naftës Rezart Taçi i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e një skemë pastrimi parash të Cosa Nostrës në bashkëpunim me 4 italianë. Taçi është shpalli në kërkim, ndërsa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo. SPAK sekuestron mbi 18 milionë euro. Ai ka bashkëpunuar me 90-vjeçarin italian, Francesco Zummon që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës.
12 Nëntor 2021, 08:59 -
Opinion
Nga afera e ARMO-s me Rezart Taçin, tek CEZ dhe kriza e sotme: Pse është e nevojshme pavarësia energjitike
Qeveritë tona nuk kanë synuar t’i përmbushin nevojat tona energjetike në termin afatgjatë, duke pasur si prioritet fuqizimin, zgjerimin dhe modernizimin e aseteve dhe kompanive tona publike. Problemi është se sektori dhe tregu privat nuk ofrojnë zgjidhje në kushtet e një krizë globale energjetike, sepse synimi i tyre primar është fitimi dhe jo nevojat e industrisë apo qytetarisë sonë.
7 Tetor 2021, 19:43 -
Kronikë
Pasuria dhe dosja/ Vjehrra e Rezart Taçit ia mbath nga drejtësia në prag të përballjes me Vetingun, si u promovua nga KLD-ja e Berishës në 2013
Gjyqtarja Dhurata Balla kërkoi shtyrjen e përballjes me Vetingun me justifikimin për t’u njohur me dosjen dhe paraqiti dorëheqjen pranë KLGJ.
25 Maj 2021, 16:08