-
Fjalimi i plotë, ja si e argumenton Putin thyerjen e rendit ndërkombëtar
Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një flaim të gjatë përpara mediave duke justifikuar sipas tij ndërhyrjen në Ukrainë. Putin ka shfrytëzuar ngjarjet e mëparshme historike që nga Lufta e Dytë Botërore, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik si dhe luftërat në Serbi, Siri dhe Irak për të thënë se Rusia nuk mund të qëndrojë më duarkryq. Sipas Putin, NATO-s, po e afron infrastrukturën e saj ushtarake gjithnjë e më pranë kufirit rus, pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre
24 Shkurt 2022, 11:27 -
Analiza në New York Times: Kjo është lufta e Putinit, por Amerika dhe NATO nuk janë spektatorë të pafajshëm
Në fjalimin e tij të mbajtur të hënën, Putin deklaroi se Ukraina nuk ka pretendime për të qenë e pavarur pasi ajo është një pjesë integrale e Rusisë, dhe se qytetarët e saj janë “të lidhur me ne nga gjaku dhe lidhjet familjare”. Kjo është arsyeja pse sulmi i Putinit kundër qeverisë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike, përjetohet si ekuivalenti gjeopolitik i një vrasjeje për çështje nderi.
24 Shkurt 2022, 10:58 -
Pse Rusia po pushton Ukrainën dhe çfarë dëshiron Putini? Deri ku do të shkojë?
Për muaj të tërë, Vladimir Putin i Rusisë mohoi planifikimin për të sulmuar Ukrainën, por të enjten ai njoftoi një "operacion special ushtarak" në rajonin e Donbasit të vendit. Njoftimi në televizion drejtpërdrejt u pasua nga raportime për shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe në pjesë të tjera të vendit. Veprimet e fundit të Putinit vijnë disa ditë pasi ai prishi një marrëveshje paqeje dhe urdhëroi trupat në dy rajone lindore të kontrolluara nga rebelët, duke e justifikuar me fjalët 'për të ruajtur paqen'.
24 Shkurt 2022, 10:37 -
Pse Rusia do e pësoj keq?
Askush nuk e don luftën e sidomos vendet demokratike! Prandaj, nocioni i ish presidentit Bush për eksportimin e demokracisë, shihet si një zgjidhje e drejtë për të siguar paqen në Botë! Vendet demokratike janë më pak të orientuara nga lufta, sepse edhe mekanizmat për ta arritur një gjë të tillë janë shumë të vështira, ku në shumicën e rasteve duhet vullneti i shumicës dhe i qytetarëve
24 Shkurt 2022, 10:02 -
Sulmi i Rusisë në Ukrainë 'ngre në këmbë' botën! BE: Orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore! Johnson: Bllokojmë linjat ajrore dhe bankat ruse! Lavrov: Perëndimi s'respekton ligjin ndërkombëtar
Kryeministri Britanik, Boris Johnson tha se Vladimir Putin ka zgjedhur rrugën e shkatërrimit duke theksuar edhe njëherë se vendi i tij është në krah të Ukrainës. Sulmin e Rusisë e ka dënuar edhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, i cili tha se Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar. AI kritikoi veprimet e Rusisë dhe tha se do të bashkëpunojë me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar për t'iu përgjigjur me shpejtësi.
24 Shkurt 2022, 09:01 -
Ambasadori shqiptar në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit: Ukraina po sulmohet vetëm se kërkon të ekzistojë si vend demokratik
Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit
24 Shkurt 2022, 08:38 -
Pushtimi i Ukrainës, Rama: Krah NATO-s e BE-së kundër agresionit rus! Meta: E pajustifikueshme!Kim: SHBA-Shqipëri, bashkë kundër Moskës! Basha: Putin njësoi si Millosheviçi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në orët e para të mëngjesit, ku thotë se qeveria shqiptare bashkohet me NATO-n dhe aleatët e BE-së. Presidenti Ilir Meta e konsideroi sulmin e Rusisë si të pajustifikueshëm, teksa i bën thirrje të tërhiqet nga veprimet ushtarake 'kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës'
24 Shkurt 2022, 08:16 -
Presidenti ukrainas thirrje Rusisë të ndalojë pushtimin dhe paralajmëron: Do të shihni fytyrat tona dhe jo shpinën! Kjo është toka jonë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë vendin, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve dhe paralajmëroi për dëshpërimin që do të vinte nga një luftë e panevojshme
24 Shkurt 2022, 07:34 -
Rusia sulmon Ukrainën, tronditet bota! Biden: Çdo aset rus 'ngrin', e nxjerrim nga ekonomia botërore! Kremlini: Garanci nga Kievi që s'do anëtarësohet në NATO! Protesta kundër Putinit edhe nga rusët
Rusia ka tundur themelet e rendit ndërkombëtar! Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë nga Donbasi. Bëhet fjalë për disa dhjetëra të vrarë deri tani, ushtarë e civilë. Dita më e zezë në Evropë që nga Lufta e II Botërore është quajtur ajo çfarë po ndodh në sot në Ukrainë. NATO ka shtuar trupat në veri e lindje të saj.
24 Shkurt 2022, 07:16