-
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, Gjykata e Lezhës dënon me 6.6 vite burg ish kreun e Njësisë Administrative dhe 20 vite për Altin Markun
Gjykata e Lezhës dënoi dje me 26 vite e 6 muaj burg në total Altin Markun dhe ish-kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, të cilët 3 vite më parë, u përplasën me armë me njëri tjetrin për motive banale
18 Janar, 09:02 -
Përplasja me armë zjarri në Kallmet të Lezhës, Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish kreun e Njësisë Administrative dhe 28 vite për Altin Markun
Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni
4 Dhjetor 2024, 10:12 -
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, mbyllen hetimet! Dërgohet për gjykim ish-kreu i Njësisë Administrative dhe 41-vjeçari Altin Marku
Ish kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u përfshi në një konflikt me armë zjarri me një bashkëfshatar të tij në muajin prill të këtij viti, është marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës. Hetimet në lidhje me këtë çështje janë mbyllur dhe dosja penale e hetuar nga prokuroi Françesk Ganaj është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.
7 Nëntor 2022, 09:54 -
Përplasja me armë zjarri në Kallmet, gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e ish-kreut të njësisë për lirim nga burgu
Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë
8 Qershor 2022, 09:19 -
Përplasja me armë zjarri në Kallmet të Lezhës, Gjykata lë në burg Besnik Simonin dhe Altin Markun
Kreu i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku janë lënë sot në burg nga Gjykata e Lezhës për shkëmbimin me armë zjarri të ndodhur më 1 prill. Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra.
4 Prill 2022, 18:12 -
Përplasja në Kallmet të Lezhës, arma dhe gëzhojat për ekspertim balistik, Altin Marku: Qëllova për vetëmbrojtje
Pistoleta me kreher me 6 fishekë dhe 19 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara në cilësinë e provës materiale, në ngjarjen e ndodhur të premten në fshatin Kallmet të Lezhës, janë dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.
3 Prill 2022, 13:19 -
U plagos një ditë më parë, arrestohet kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë! Besnik Simoni dhe Altin Marku qëlluan 19 herë në drejtim të njëri-tjetrit! Një vit më parë u përplasën në fushatën elektorale
Mes kreut të njësisë administrative Kallmet dhe Altin Markut rezulton se ka pasur shkëmbin zjarri teksa të dy u plagosën një ditë më parë. Edhe zyrtari i pushtetit vendor ka qenë i armatosur ndërsa në vendngjarje u gjetën 19 gëzhoja. Zanafilla e konfliktit nis një vit më parë kur Altin Marku tentoi të prishte një takim elektoral të PS. Simoni dhe Marku akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
2 Prill 2022, 09:01 -
Pas konfliktit në zyrë, qëllohet me 3 plumba për shkak të detyrës kreu i Njësisë Kallmet në Lezhë! Arrestohet autori, edhe ai i plagosur! E paqartë nëse ka pasur shkëmbim zjarri (VIDEO)
Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet të Lezhës, Besnik Simoni është qëlluar me pistoletë nga një banor i zonës, pas një konflikti në zyrë. Motivet mbeten të paqarta, ndërsa autori i dyshuar Altin Marku është arrestuar i plagosur në një banesë në fshatin Kallmet, ku edhe ai ka rezultuar i plagosur në krah. Simoni dhe Marku po trajtohet në spitalin e Traumës.
1 Prill 2022, 13:36