Përplasja në Kallmet të Lezhës, arma dhe gëzhojat për ekspertim balistik, Altin Marku: Qëllova për vetëmbrojtje

Përplasja në Kallmet të Lezhës, arma dhe gëzhojat për ekspertim balistik, Altin Marku: Qëllova për vetëmbrojtje

Besnik Simoni dhe Altin Marku

Pistoleta me kreher me 6 fishekë dhe 19 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara në cilësinë e provës materiale, në ngjarjen e ndodhur të premten në fshatin Kallmet të Lezhës, janë dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.

Pas veprimeve hetimore, policia doli ne konkluzionin se Kryetari i Njesisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri tjetrit, por blutë nuk kanë arritur të gjejnë ende armen e përdorur nga Simoni. Ekspertimi balistik i armës dhe gëzhoja, pritet të ndihmojë grupin hetimor për te zbardhur me tepër detaje rreth përplasjes me armë zjarri. Zyrtari i pushtetit Vendor Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim për shkak te plagëve të marra.

Sipas burimeve ata e kanë kaluar rrezikun për jetën, ndërsa të hënën pritet të njihen me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në spital. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin patur probleme prej më shumë se 1 viti.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, zyrtari i pushtetit vendor do të merret në pyetje, ku do të japë edhe versionin e tij në lidhje me ngjarjen. Përplasja me arme në Kallmet të Lezhës, ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta të ditës së premte në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoj se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë kur blutë gjeten të plagosur dhe autorin në mjë banese më fshatin Kallmet, dolën në konkluzionin se ka patur përplasje me armë zjarri.

Konflikti mes dy bashkëfshatareve, e kishte zanafillën më shumë se 1 vit më parë, ku ata ishin përplasur verbalisht me njëri tjetrin, për motive tërësisht banale. Prej asaj kohe, çështja mes tyre nuk ishte mbyllur dhe konflikti kishte agravuar edhe më shumë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase