Bota
-
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj të ri kontrovers për pezullimin e procedurave penale kundër individëve të cilët thirren në ushtri, apo nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për të shërbyer në ushtri.
3 Tetor 2024, 14:51 -
BE kërkon informacione nga YouTube, Snapchat dhe TikTok për algoritmet e përmbajtjes
3 Tetor 2024, 14:29Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka kërkuar informacion të detajuar nga YouTube, Snapchat dhe TikTok në lidhje me sistemet e rekomanduesve sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA)
-
BE-ja çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj
3 Tetor 2024, 13:40Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj
-
-
Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë
3 Tetor 2024, 12:55Forcat Ajrore Ruse raportojnë se kanë shkatërruar së fundmi nnjë depo municionesh të Forcave të Armatosura të Ukrainës pranë fshatit Razliv, me një bombë tre tonëshe
-
-
Në Teheran përgatiten për një përgjigje të ashpër nga Izraeli pas sulmit më të madh ndonjëherë të Iranit ndaj tyre
3 Tetor 2024, 08:28Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta. Por, Izraeli është zotuar se do të përgjigjet shumë ashpër.
-
Vrasja e Nasrallahut dhe lëkundja e besimit ndërmjet Iranit e Hezbollahut
3 Tetor 2024, 08:24Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, ka lëkundur besimin ndërmjet Iranit dhe grupit që ai ka krijuar në vitet 1980 për t’iu kundërvënë Izraelit. Një numër i madh burimesh nga Irani, Libani dhe vetë grupi Hezbollah, që kanë folur për agjencinë e lajmeve Reuters, kanë treguar se si kanë nisur hetime të thella dhe marrje në pyetje e madje dyshime për infiltrim të izraelitëve brenda tyre. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, nuk i beson më askujt pas vrasjes së Nasrallahut, ka thënë njëri nga burimet
-
Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara
3 Tetor 2024, 08:11Pas gati një viti luftimesh mes Izraelit dhe Hamasit, opinioni publik amerikan vazhdon të jetë i polarizuar për këtë konflikt, thuhet në studimin e bërë nga Instituti Pearson, Qendra NORC për Studimin e Çështjeve Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press
-
Izraeli godet Hezbollahun, Netanyahu urdhëron përgjigje ndaj Teheranit! Lideri i Iranit e paralajmëroi Nasrallah që të largohej! Biden: Po vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjes së naftës iraniane
3 Tetor 2024, 07:57Presidenti amerikan reagon për mundësinë e sulmit ndaj rafinerive të Iranit. Netanyahu ka kërkuar "përgjigje të ashpër", mediat raportojnë se sulmi ndaj Iranit pritet të ndodhë brenda pak ditësh. Libani i përgjigjet Izraelit me 100 raketa. IDF sulme të reja në bastionet e Hezbollahut. Izraeli thotë se vrau një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë dhe komandantin e Hezbollahut, autor të sulmit me raketë në Golan, ku u vranë 12 fëmijë
-
Biden: Nuk do të mbështesim sulmet izraelite në objektet bërthamore të Iranit
3 Tetor 2024, 07:29Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit, teksa i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë "proporcionale"
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor 2024, 22:34Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit.
-
Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt
2 Tetor 2024, 22:20Katër gazetarë rusë dolën të mërkurën para një gjykate në Moskë nën akuzën se kanë punuar për organizatën kundër korrupsionit, e themeluar nga politikani i ndjerë opozitar, Alexei Navalny, e shpallur nga autoritetet organizatë ekstremiste, në vitin 2021.
-
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
2 Tetor 2024, 22:01Republika Çeke ka bllokuar një deklaratë të përbashkët të BE-së përmes së cilës bëhej thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënohej numri i civilëve të vrarë.
-
CIA zgjeron rekrutimet online, kërkon informatorë në Kinë, Iran e në Korenë e Veriut
2 Tetor 2024, 21:10CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë.
-
Burgu i 'Ali Demit' do strehojë të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania, do funksionojë si burg i hapur
2 Tetor 2024, 20:51Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri që do kushtojë miliona euro në Shqipëri.
-
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, shtohet frika për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme
2 Tetor 2024, 20:26Irani tha se sulmi me raketa ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj fushatës izraelite kundër Hezbollahut në Liban, organizatë aleate e Teheranit.
-
SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin
2 Tetor 2024, 18:35Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme.
-
Sulmi me predha i Iranit, shqiptarja në Report Tv rrëfen tmerrin: Raketat u hodhën mbi popullin, jo në baza ushtarake! Izraeli po vetëmbrohet
2 Tetor 2024, 17:34Irani sulmoi dje Izraelin me 200 raketa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollah, Nasrallah.
-
Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Berlin
2 Tetor 2024, 15:00Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Berlin kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit
