Kosova & Rajoni
-
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Rusticcia, paralajmëron dërgimin e forcave shtesë në veri të Kosovës. Në një konferencë për median e quajti këtë vit sfidues sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë.
6 Tetor 2023, 12:54 -
Liderët e BE-së diskutojnë për zgjerimin dhe situatën në Kosovë
6 Tetor 2023, 10:53Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.
-
Kosova akuzon Serbinë për plane aneksimi, Beogradi mohon
6 Tetor 2023, 07:05Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të enjten Serbinë për përpjekje të aneksimit të veriut të Kosovës në një plan "të stilit të Krimesë", siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon.
-
Sveçla: Në Banjskë morën pjesë rreth 90 terroristë, kishte një element shumë të rrezikshëm
5 Tetor 2023, 22:13Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për “Syri TV”, ka thënë se në sulmin në Banjskë të Zveçanit kanë marrë pjesë rreth 90 terroristë dhe se synimi kishte qenë që të realizohej një korridor mes Serbisë dhe dy komunave në veri të Kosovës, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit
-
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vizituan kazermat e ushtrisë në jug të Serbisë
5 Tetor 2023, 21:31Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Beograd, Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviç
-
Kosova humb arbitrazhin me Contour Global
5 Tetor 2023, 19:59Qeveria e Kosovës e ka humbur arbitrazhin ndërkombëtar me kompaninë amerikane Contur Global për mosrespektim të kontratës, thanë të enjten zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë
-
Shkupi synon miratimin me procedurë të shpejtuar të Ligjit për kazinotë
5 Tetor 2023, 19:51Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut vazhdon me miratimin e ligjeve me procedurë të veçantë apo me “yllin evropian”, pavarësisht kritikave jo vetëm nga opozita, por edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian
-
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
5 Tetor 2023, 18:51Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës
-
Bislimi në Bruksel: Gjërat s’mund të jenë njësoj pas ngjarjeve të 24 shtatorit
5 Tetor 2023, 18:36Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të enjten në Bruksel se gjërat në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), nuk mund të jenë më njësoj, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh në fund të shtatorit në veri të vendit
-
Trafiku i drogës, 4 grekë rrahin e kërcënojnë me armë 17-vjeçarin shqiptar për shlyerjen e borxhit
5 Tetor 2023, 18:01Një 17 vjeçar shqiptar është rrahur dhe kërcënuar me armë nga 4 grekë bashkmoshatarë të cilët tashmë janë arrestuar nga policia në Selanik
-
Në kohë tensionesh, Turqia merr komandën e KFOR-it: Kosova dhe Serbia të përmbahen
5 Tetor 2023, 16:38Turqia do të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë në një kohë kritike pasi tensionet shpërthejnë midis kombit ballkanik dhe Serbisë fqinje
-
Shaip Kamberi thirrje nga Report TV: Prishtina dhe Tirana të ndihmojnë shqiptarët të mbijetojnë në Luginën e Preshevës
5 Tetor 2023, 16:21Para dy ditësh, familja Muharremi nga Medvegja është kërcënuar nga disa serbë të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim në drejtim të shtëpisë së kryefamiljarit Ruhan Muharremi nga Medvegja për rreth gjysmë ore mbrëmjen e datës 30 shtator. Për këtë gjë ka reaguar së fundmi edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se për këtë incident Policia e Serbisë nuk ka nisur ende asnjë hetim
-
Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e Radoiçiçit?
5 Tetor 2023, 16:07I lirë, por pa pasaportë - kështu mund të përshkruhet tani për tani statusi i Millan Radoiçiçit në Serbi, pasi gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi më 4 tetor.
-
Kurti thirrje opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, jo për qeverinë, por për qytetarët
5 Tetor 2023, 13:16Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në kuvend, tha se qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo, siç u shpreh ai, për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë.
-
Deputetja britanike reagon sërish: Radoiçiç i lirë në Serbi, ende nuk ka masa për Beogradin
5 Tetor 2023, 11:44Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar sërish për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kearns ka shprehur shqetësimin për mos vendosjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët. -
Abazoviç i kërkon BE-së ta ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor
5 Tetor 2023, 10:56Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç , tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të ringjallë procesin e zgjerimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
-
Kontrabanda me armë që rrezikoi sigurinë e shtetit
5 Tetor 2023, 09:45Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga sulmi në Banjskë, kanë nisur hetime, janë prezantuar sasi të mëdha armatimi si prova dhe janë bërë vlerësime të ndryshme për shkatërrimet që do të mund t’i shkaktonin ato.
-
Muharremi: Ka një tendencë me kriju një ndarje të thellë, Rama tha se veriu po kontrollohet nga bandat kriminale dhe është bërë kështu ‘tokë e askujt’
5 Tetor 2023, 09:37Njohësi integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi i ka dalur në mbrojtje kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës se “Kosova është bërë tokë e askujt”.
-
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Do shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur nëse vërtetohet që Serbia ishte pjesë e sulmit ndaj Kosovës
5 Tetor 2023, 08:36Maqedonia e Veriut do të rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në nismën ‘Ballkani i Hapur’ nëse vërtetohet se Serbia ka qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Kosovë, ku mbeti i varë polici Afrim Bunjaku.
-
Serbia liroi Radoiçiç, Gërvalla: Dëshmi se procesi është farsë, t’i dorëzohet menjëherë Kosovës
5 Tetor 2023, 08:12Lirimi pas më pak se 24 orësh i Milan Radoiçiç, për ministren e punëve të jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, është një dëshmi se procesi ndaj tij është farsë.
