Kosova & Rajoni
-
Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
26 Janar, 16:37 -
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë! Pas dyshimeve për manipulim, nis hetimi për votat në komunën e Drenasit
26 Janar, 16:32Mediat kosovare bëjnë të ditur se Policia është ngarkuar të mbledhë informacione dhe prova për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje penale dhe kush mund të jenë personat përgjegjës për to. Dyshimet lidhen me dallime të konstatuara mes rezultateve fillestare dhe atyre pas rinumërimit.
-
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës: Hashim Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi!
26 Janar, 16:11Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit po afron drejt fundit, Prokuroria e Specializuar në Hagë vlerëson se rreziku i arratisjes dhe i pengimit të procedurave nga Thaçi mbetet i lartë.
-
Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes, Edward Joseph: Forcojnë marrëdhënien me administratën Trump
26 Janar, 15:49"Ajo që është e rëndësishme tani për Kosovën, si dhe për Shqipërinë dhe Bullgarinë, është se ato po e forcojnë marrëdhënien e tyre me administratën Trump” tha Joseph në një intervistë për mediat kosovare
-
Përfshihet nga flakët një fabrikë ushqimore në Greqi, pesë të zhdukur
26 Janar, 08:18Zjarri ra në fabrikë ushqimore pranë Trikalas. 13 persona ndodheshin në fabrikë kur shpërtheu zjarri dhe 8 prej tyre kishin arritur të dilnin nga objekti. Dëshmitarët thanë se zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm që shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës.
-
Bllokada e kamionistëve në Ballkanin Perëndimor, ndalohet qarkullimi i mallrave drejt Europës! Protesta prek pikat kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi e Maqedoninë
26 Janar, 07:40Në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, operatorët e transportit të mallrave nisën një bllokadë dy ditore që mund të zgjasë edhe një javë me qëllim bllokimin e mallrave që kanë destinacion zonën Shengen. Arsyeja e kësaj proteste sipas tyre janë rregullat e reja të hyrje-daljes të cilat limitojnë kohën kur ata mund të kryejnë punën e tyre në zonën Shengen.
-
Pse Kosova iu bashkua Bordit të Paqes? Vjosa Osmani për BBC: Kemi përvojë 20 vjeçare! Nuk do të zëvendësojë OKB-në!
25 Janar, 16:36Presidentja e Kosovës shpjegoi për BBC-në pse Kosova u ftua si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, pse kjo nismë nuk ka veto, nuk cenon sovranitetin dhe pse, sipas saj, paqja arrihet vetëm përmes veprimit.
-
Takimi mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, presidenti Vuçiç: Më qesharaku në botë
25 Janar, 15:51Delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputetja portugeze Marta Temido, nuk u prit nga Vuçiq, e as nga kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, të cilët ndodheshin jashtë vendit.
-
Greqia përgatitet për stuhi dhe reshje të dendura shiu, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes!
25 Janar, 14:04Sipas meteorologëve grekë, erëra të forta do të fryjnë në Detin Jon të dielën dhe në Detin Egje të hënën, duke arritur deri në 8 ballë në disa zona. Në malet e perëndimit dhe veriut parashikohen reshje të izoluara dëbore.
-
Kosovë/ Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se do të garojë për kryetar të LDK-së
25 Janar, 13:42Hoti – i cili shërbeu shkurtimisht si kryeministër i Kosovës mes viteve 2020 dhe 2021 – shkroi në Facebook të dielën se do ta kërkojë besimin e delegatëve të partisë në Kuvendin e LDK-së më 31 janar.
-
Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?
24 Janar, 16:16Teksa procesi i rinumërimit të votave në Kosovë është në gjysmë të rrugës së tij, dyshimet dhe hetimet për manipulime të votave po zgjerohen.
-
E bija filloi përdorimin e drogës në moshën 16 vjeç, rrëfimi i një nëne në Prishtinë: Kur e kuptova, sikur po më nxirrnin zemrën nga vendi
24 Janar, 15:00Vajza e kishte fshehur mirë përdorimin e drogës - me gënjeshtra që i bënin prindërit t’i humbnin gjurmët. Ditët kalonin, dhe Flutura filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte siç duhej. Vetëm kur vajza mbushi 18 vjet, e vërteta shpërtheu para saj.
-
Albin Kurti: S'ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash
24 Janar, 14:48Thirrja e Kurtit, liderit të partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona të premten nën dyshimin për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të muajit të kaluar.
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna
24 Janar, 14:07Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në përditësimin e fundit të kësaj të shtune nga KQZ në faqen e saj, janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve.
-
'Besoj në udhëheqjen e Trump', Vjosa Osmani: Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në, do ndihmojë vendet të arrijnë paqen
24 Janar, 13:14Vjosa Osmani theksoi se procedurat komplekse të vendimmarrjes në Kombet e Bashkuara e kanë bërë të vështirë arritjen e paqes, ndërsa Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë. Ajo sqaroi se kjo nismë nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë së bashku me të.
-
VMRO nxjerr ofertën e Ahmetit për Mickoskin lidhur me përbërjen e qeverisë: Hoqi dorë nga kryeparlamentari
23 Janar, 17:35Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska ka deklaruar se ky takim është bërë në zyrën e saj.
-
Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua! Pas dorëheqjes së Rumen Radev, postin e kreut të shtetit e merr Iliana Yotova
23 Janar, 16:29Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë ka pranuar dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev, duke i hapur rrugën transferimit automatik të kompetencave presidenciale tek Iliana Yotova, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes. Radev e njoftoi vendimin e tij më 19 janar në një fjalim drejtuar popullit bullgar.
-
Zgjedhjet në Kosovë/ 109 komisionerë ndalohen në Prizren, kryeprokurori Kryeziu: Organizim i qëlllimshëm për falsifikim të rezultateve!
23 Janar, 15:52Kryeziu u tha mediave në Kosovë se hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria për Krime Ekonomike, duke zbuluar parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave. Ai tha se dyshohet se janë shtuar mbi 40 mijë vota dhe janë hequr më shumë se 27 mijë vota, duke krijuar kështu një diferencë prej 68,017 votash.
-
Greqi/ Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës, arrestohet 14-vjeçari shqiptar
23 Janar, 11:54I mituri me origjinë shqiptare u arrestua me akuzën se ka goditur me grushte motrën e tij, ndërsa sipas dosjes hetimore, ngjarjes i ka paraprirë një sherr mes tyre për arsye banale.
-
Hodhën në erë diskon në Greqi/ Në pranga dy vëllezërit shqiptarë, zbardhet dëshmia: Morëm 5 mijë euro për të vendosur tritolin (EMRAT)
23 Janar, 09:20Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në Athinë në tetor të vitit të kaluar. Ndaj tyre ndaj tyre ishte një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët.