Kosova & Rajoni
-
Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë. Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.
29 Janar, 15:46 -
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafikut të mallrave në kufij
29 Janar, 15:03Shoqata e Transportuesve tha se pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se për rrjedhojë ka filluar t’i tërheqë kamionët nga pikat kufitare
-
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Shqipëria përshëndet pr.ligjin në SHBA: Do ndjekim respektimin e të drejtave
29 Janar, 13:12Shqipëria përshëndeti projektligjin e depozituar në Kongresin amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Projektligji kërkon që Sekretari i Shtetit Marko Rubio të përpilojë një raport mbi trajtimin e pakicave etnike në Serbi ku të përfshihet problemi kryesor i shqiptarëve atje, ai i pasivizimit të adresave.
-
Përfundon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, zbardhet dëshmia e Naim Murselit: Nuk ka pasur marrëveshje për ta vrarë, isha i lumtur me të
29 Janar, 12:15Kjo ishte seanca e parë për vitin 2026, e ardhshmja do të mbahet më 11 shkurt. Murseli tha se martesa e tyre ka qenë e lumtur dhe nuk ka pasur dhunë. Ai mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje për vrasjen e saj, siç prokuroria pretendon. Gjithashtu tha se fëmijët dhe ai ndodheshin larg makinës kur ndodhi vrasja.
-
Vuçiç me ‘dorë të lirë’ në sistemin gjyqësor, parlamenti miraton ndryshimet ligjore! Shqetësime për përparimin e Serbisë drejt BE
29 Janar, 11:36Parlamenti i Serbisë ka miratuar një paketë ligjesh që kufizojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Ligjet e ndryshuara i japin presidentit Aleksandër Vuçiç mundësi më të mëdha për të ndërhyrë në punët e prokurorisë publike dhe të gjyqësorit. Kritikët i shohin këto zhvillime si një hap pas në standardet demokratike të vendit.
-
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës 'ndezin' përplasje politike, partitë shqiptare atje akuzojnë njëra-tjetrën për keqpërdorim të parave
29 Janar, 11:15Fondet që Qeveria e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës, kanë nxitur përplasjet politike, pasi partitë shqiptare atje akuzojnë njëra-tjetrën për keqpërdorim të fondeve.
-
Qortimi i ministrave paralajmëron 'rikthimin e mundshëm' të Vuçiçit si kryeministër
28 Janar, 20:17Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor 2025 huaja për jorezidentët përbën rreth 7.2% të portofolit të sektorit bankar, nga rreth 5.3% që zinte një vit më parë.
-
Kosovë/ Operacion në Mitrovicën e Veriut, zbulohet arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe
28 Janar, 19:39Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është zhvilluar sot në lagjen Bërxhane, pas informacioneve se në një shtëpi të braktisur kishte materiale të paligjshme.
-
Bllokada e kufijve godet bizneset në Kosovë dhe rrit frikën për çmime më të larta
28 Janar, 19:28Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.
-
Greqi/ 4 adoleshentet dhunojnë 17-vjeçaren në Selanik dhe publikojnë videon në Instagram! 2 në pranga, mes tyre një shqiptare
28 Janar, 16:18Policia deri më tani ka arrestuar një vajzë 16-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një 17-vjeçare greke, ndërsa një 17-vjeçare tjetër është identifikuar dhe i katërti i grupit nuk është identifikuar ende.
-
Kushtetuesja e Kosovës: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese
28 Janar, 16:00Lista Serbe ka argumentuar se zgjedhja e Rashiçit është “jolegjitime” dhe paralajmëroi se zgjedhjet do të humbasin kuptimin, nëse shumica e deputetëve shqiptarë u imponon serbëve përfaqësues, duke legalizuar ashtu “dhunën e shumicës ndaj pakicës
-
'Dija është fuqi'! Mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
28 Janar, 14:02Në Ditën Kombëtare të Arsimit, mijëra studentë u mblodhën para selisë së Universitetit të Beogradit, në mbështetje të dhjetëra profesorëve dhe mësuesve që kanë humbur vendet e punës, pasi morën pjesë në demonstratat kundër qeverisë
-
Skandal seksual në Malin e Zi! Zyrtarët e lartë dorëhiqen pas videos intime dhe audios me kërcënime
28 Janar, 12:52Një video intime që doli në publik dhe një audio me kërcënime kanë shkaktuar një nga skandalet më të rënda politike në Mal të Zi, duke çuar në dorëheqjen e dy ish-zyrtarëve të lartë dhe hapjen e disa kallëzimeve penale.
-
Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë
28 Janar, 12:17Në dukje ato ngjajnë me portale të zakonshme lajmesh, por pas titujve bombastikë fshihet një skemë e koordinuar mashtrimi e drejtuar nga Maqedonia e Veriut, që sipas ekspertëve po cenojnë seriozisht privatësinë dhe besimin te mediat serioze.
-
Ambasada shqiptare në Kosovë shpreh mirënjohjen ndaj spitalit të Prizrenit: Shembull solidariteti dhe humanizmi
28 Janar, 10:46Gjatë ceremonisë, u theksua përkushtimi i stafit mjekësor dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj pacientëve nga Shqipëria, si një shembull konkret i solidaritetit dhe humanizmit mes dy vendeve.
-
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
27 Janar, 20:09Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm.
-
Kosova humb paratë e BE/ Eksperti Faik Basha për Report Tv: Shkak institucionet jofunksionale, pasojat i vuajnë qytetarët jo politikanët
27 Janar, 19:08Ai ka shtuar se problemi kryesor lidhet me mosfunksionimin e institucioneve shtetërore, pasi në shkurt të këtij viti bëhet një vit që Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë funksional, ndërsa qeveria ka vazhduar të jetë në detyrë pa u mandatuar plotësisht për mandatin e ri.
-
Kosova nuk përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ballkanin
27 Janar, 15:24Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
-
Të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, arrestohen 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës
27 Janar, 14:41Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës në Kosovë kanë rënë në prangat e Policisë, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
-
Transportuesit e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë bllokadën në kufijtë e BE-së, Rafuna: Kosova do t'i ndjejë pasojat!
27 Janar, 12:56Shkak mbeten rregullat e reja të Schengenit që sipas shoferëve ua vështirëson punën dhe ua shkurton kohën e qëndrimit në vendet e BE-së. Protestuesit kërkojnë zgjatje të qëndrimit të lejuar në BE në 4 muaj nga 3 që është aktualisht brenda një periudhe gjashtë mujore. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, bllokadat mund të zgjasin deri në 7 ditë