Kosova & Rajoni
-
VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jo zyrtare, VMRO-DPMNE ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI gjithashtu shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.
1 Nëntor 2021, 09:28 -
“Forcat serbe i kanë djegur të gjallë dhe përdhunuar fëmijë”, përplasja presidentit Klinton dhe Yeltsin për Kosovën
1 Nëntor 2021, 09:17Në prill të 1999-s, Rusia kërkonte që lufta e Kosovës të zgjidhej përmes bisedimeve, që do t’i jepnin Kosovës një autonomi të zgjeruar dhe Jugosllavisë do t’i ruante integritetin territorial të njohur ndërkombëtarisht deri në ato ditë.
-
Humbi në zgjedhjet lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev jep dorëheqjen: Marr përgjegjësinë për këtë humbje politike
31 Tetor 2021, 22:33Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi këto zgjedhje si një humbje të madhe, dhe me këtë ka dhënë edhe dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së
-
-
Shpejtësi ‘skëterrë’, shqiptari tërhoqi zvarrë me makinë dhe la pa shenja jete babin e dy fëmijëve në Greqi, i ndau motorin më dysh
31 Tetor 2021, 18:51Shpejtësia “skëterrë” e një të riu shqiptar në Selanik të Greqisë, tërhoqi zvarrë dhe la pa shenja jete në asfalt një 47-vjeçar, babain e dy fëmijëve, i cili po shpërndante porosi me motorin e tij në orarin e punës.
-
Varianti delta ‘godet’ Greqinë, dje numër rekord rastesh me COVID-19 , sot shifrat e larta, raportohen 44 viktima në 24 orët e fundit
31 Tetor 2021, 18:09Në rritje janë rastet e COVID-19, në vend fqinj, Greqinë, ndërsa gjatë 24 orët e fundit janë raportuar 44 humbje jete dhe 2.727 raste të reja pozitive.
-
Situatë epidemiologjike e stabilizuar, 1 viktimë dhe 13 raste të reja pozitive nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit
31 Tetor 2021, 15:28Një viktimë dhe 13 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë.
-
Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë afërsisht 49% e qytetarëve! U votua për 44 komuna nga 80 gjithsej
31 Tetor 2021, 20:00Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën qytetarë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj
-
Kompania ‘Facebook’ ndryshoi emrin në ‘META’, kush është shqiptarja pjesë e saj
30 Tetor 2021, 22:37Plarenta Deshishku, shqiptarja nga Kosova, është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations” në “Facebook”.
-
Grenell kritika Biden: S’po vazhdon implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë
30 Tetor 2021, 22:27Ish-i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka pasur kritika ndaj Biden, pasi sipas tij s’ka bërë përpjekje të forta për të vazhduar implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit.
-
Qeveria e Malit të Zi prezanton projektligjin për pasurinë, kush nuk e justifikon, i kalon shtetit
30 Tetor 2021, 22:09Qeveria në Mal të Zi prezantoi projektligjin për prejardhjen e pasurisë. Nëse ligji kalon në parlament do të mundësojë edhe zbardhjen e rasteve të pasurive të paligjshme dhe korrupsionit nga e kaluara.
-
Osmani për mediat portugeze: Serbia me ndihmën e Rusisë po e destabilizon Ballkanin
30 Tetor 2021, 17:22Duke folur për situatën në Kosovë dhe raportet me Serbinë, Osmani tha se situata është e komplikuar për shkak se fqinji verior, Serbia, ka synime destabilizuese për rajonin.
-
Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 25 raste të reja në 24 orë
30 Tetor 2021, 15:31Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja.
-
Sherr mes të rinjve, vritet me thikë 25-vjeçari në Mitrovicë
30 Tetor 2021, 14:07Pak pas mesnatës ndodhi një vrasje në Komunën e Mitrovicës në Kosovë. Një person u qëllua me thikë për vdekje nga dy të tjerë. Viktima është 25-vjeç dhe shkaku dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati.
-
Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit 2022, 100 milionë euro shkojnë për ushtrinë
29 Tetor 2021, 19:01Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e sotme Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se nga ky buxhet, për herë të parë rreth 100 milionë euro do të shkojnë për ushtrinë e Kosovës.
-
Përmirësohen shifrat, asnjë vdekja nga COVID në Kosovë! 28 qytetarë rezultojnë të infektuar me koronavirus
29 Tetor 2021, 16:52Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan këtë premte në Kosovë, ndërkohë që asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë
-
Deklarata e Osmanit se nuk do të zbatohet marrëveshja e Asociacionit, Vuçiç: Të përgjigjet BE
29 Tetor 2021, 16:33Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po presin një përgjigje nga Bashkimi Europian mbi deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë një konference për gazetarët Vuçiç është shprehur se kjo është çështje i takon Bashkimit Evropian.
-
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Thaçit ua thotë troç gjykatësve të Speciales: Jeni qesharakë, katër njerëz në paraburgim qe prej një viti e ju ende s’i keni të plota dokumentet
29 Tetor 2021, 20:10Zyra e Prokurorit të Specializuar, në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka kërkuar shtyrje të afatit deri më 31 janar të vitit 2022 për nxjerrjen e përkthimeve. Kjo ka hasur në kundërshtimin e avokatëve mbrojtës sipas së cilëve prokuroria nuk po kryen punën me efikasitet dhe se nuk ka gjetur asnjë provë për të mbështetur akuzat e saj ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit
-
Albin Kurti: Takimi me Vuçiç varet nga BE-ja
29 Tetor 2021, 11:09Kurti theksoi se takimi mes përfaqësuesve të dy vendeve mund të ndodhë gjysmën e dytë të nëntorit.
-
SHBA: BE brenda vitit të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Njohja reciproke zgjidh konfliktin Kosovë-Serbi
28 Tetor 2021, 21:45I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të mbajë brenda vitit konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Escobar, zgjidhja e vetme e konfliktit Serbi-Kosovë është njohja reciproke.
