Kosova & Rajoni
-
20 Shtator 2021, 10:31
-
Reciprociteti me Serbinë, Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe! Kurti: Nuk duam destabilizim! Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe politike! SHBA-BE: Të ulen tensionet në veri
20 Shtator 2021, 09:47Duke nisur nga dita e sotme të gjitha makinat me targa serbe që hynë në Kosovë do të detyrohen të të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës. Vendim I cili u morr pasi pala serbe nuk njeh targat e Kosovës.
-
Gjyqi i Salih Mustafës në Hagë, dëshmitari i parë: I akuzuari ka qenë njeriu kryesor, m'u prezantua si pjesëtar i UÇK
20 Shtator 2021, 14:00Në Dhomat e Specializuara në Hagë, të hënën, më 20 shtator, ka vazhduar gjyqi kundër Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohet për krime lufte. Në po këtë ditë është paraqitur edhe dëshmitari i parë në rastin kundër Mustafës.
-
Parlamenti Evropian mbështet 'Ballkanin e Hapur', programi ‘IPA 3’ financime vetëm në funksion të bashkëpunimit rajonal
20 Shtator 2021, 07:36Relatorja e programit IPA 3 në Parlamentin Evropian eurodeputetja kroate Željana Zovko vë theksin tek bashkëpunimi rajonal në mënyrë që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë nga shuma prej 14.5 miliardë Eurosh në shtatë vitet në vijim.
-
Kosovë, rreth 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza
19 Shtator 2021, 22:11Rreth 35 përqind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID në Kosovë. Sipas Qeverisë së Kosovës deri më tani numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është mbi 440 mijë
-
Presidenca malazeze akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi
19 Shtator 2021, 21:52Zyra e presidentit të Malit të Zi akuzoi të dielën autoritetet e Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi
-
Djaloshi shqiptar ekspozohet në ekranin gjigand të “Times Square” në New York
19 Shtator 2021, 19:20Nuk ndodh shpesh që portretin e një shqiptari ta shohim që të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të ‘Times Squere’, i cili ndodhet në Neë York të SHBA-së. Por mes protagonistësh, këtë herë ka qenë pikërisht edhe fotoja e Leon Arifit, vogëlushit me Sindoromën Down, i cili shfaq në ekranin gjigand së bashku me aktivisten, Fjolla Rraci
-
Kërkojnë miratimin e ligjit për martesat e së njëjtës gjini, ngjyrat e LGBT-së 'veshin' Beogradin
19 Shtator 2021, 16:40Nën moton "Dashuria është ligj", komuniteti i LGBT ka mbajtur paradën e Krenarisë për këtë vit në Beograd. Rreth 1 mijë pjesëmarrës marshuan në rrugët e qytetit dhe kërkuan që të miratohen me ligj martesat e të njëjtës gjini.
-
Digjitalizimi i gjykatave, për rritje efikasiteti apo mbulim dështimesh?
19 Shtator 2021, 16:25Maqedonia e Veriut synon që deri në fund të vitit të nisë me digjitalizimin e sistemit të drejtësisë.
-
Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! 10 humbje jete dhe 173 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit
19 Shtator 2021, 15:19Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19 10 persona, ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja. Numri i infektimeve ashtu edhe ai i viktimave ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.
-
Maqedonia e Veriut rekord viktimash nga COVID, 41 humbje jete, 539 raste të reja
18 Shtator 2021, 22:57Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 41 të vdekur me koronavirusi, duke thyer rekordin e viktimave brenda këtij viti.
-
11 viktima dhe 259 raste të reja me COVID në Kosovë në 24 orët e fundit
18 Shtator 2021, 22:4211 viktima janë regjistruar në Kosovë si psojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjithashtu janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar pas testimit të 6.630 mostrave.
-
Erdogan pret Vuçiçin në Stamboll, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe për Kosovën
18 Shtator 2021, 13:42Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan, në një takim të mbyllur për mediat.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, i dërguari i SHBA, Escobar: Të arrihet kompromis për të pagjeturit
17 Shtator 2021, 21:41Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të arrijë synimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që, sipas tij, është “arritja e një zgjidhjeje” ndërmjet dy shteteve.
-
Kosovë/ Qeveria Kurti refuzon gazsjellësin amerikan
17 Shtator 2021, 20:15Administrata e presidentit Biden më 2021 kishte futur edhe Kosovën në buxhetin e agjensionit federal MCC, ku ishte parashikuar që Kosova të përfitonte 200 milion dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gazsjellësin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline) apo me burime të tjera.
-
Kurti: Reciprocitetin nuk e shohim si mjet për hakmarrje
17 Shtator 2021, 15:24Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se për të nënshkruar një marrëveshje finale me Beogradin duhet që Serbia të ndryshojë kushtetutën dhe ka theksuar edhe njëherë se me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak nuk ka diskutuar për arkiva dhe as reciprocitetin.
-
Tragjedia në spitalin modular, protesta masive në Tetovë! Familjarët e viktimave kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Komunës
17 Shtator 2021, 15:00Mijëra qytetarë nga Tetova kanë protestuar ditën e sotme, duke kërkuar drejtësi për 14 viktimat e të cilët humbën jetën në spitalin modular pas zjarrit që e shkatërroi plotësisht.
-
Kosovë/ Kurti: Nga 1 tetori universiteti publik falas për të gjithë studentët, përfshirë edhe ata të rajonit! Ulje edhe për Doktoraturën
17 Shtator 2021, 13:43Nga 1 tetori universitetet publike në kosovë do të jenë falas për të gjithë studentët e Bachelorit dhe Masterit. Ky lajm është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti, teksa ka theksuar se do të përfitojnë edhe studentët e rajonit që do të studiojnë në Kosovë, ndërsa për ata të Doktoraturës do të ketë lehtësira.
-
Kosova bashkëpunim me KE për përgatitjen e pasaportës digjitale të COVID-19
17 Shtator 2021, 12:29Republika e Kosovës i njeh certifikatat digjitale COVID -19 e shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian, por vetë ende nuk është pjesë e sistemit digjital të këtyre certifikatave. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke punuar ngushtë me përgjegjës të Komisionit Evropian, që të pranohet certifikata edhe për qytetarët e imunizuar të Kosovës.
-
‘Ftohja e raportit Shqipëri-Kosovë po ndodh për vite me radhë’, Vjosa Osmani flet për DW: ‘Ballkani i Hapur’ cenon interesat e vendit tonë
17 Shtator 2021, 12:14Në një intervistë me DW, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, flet për pandeminë, marrëdhëniet me Shqipërinë, SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe pritshmëritë e saj nga Gjermania.
