Sociale
-
Strukturat e jashtme të lokaleve dhe restoranteve rreth e qark Arenës së futbollit në kryeqytet, të hequra prej ditësh nuk do të rikthehen. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili ka urdhëruar largimin e tyre, i konsideron ato si të paligjshme
10 Qershor, 18:29 -
Gjirokastër/ Drino çon në Vjosë plehrat dhe ujërat e zeza, institucionet heshtin për ndotjen e lumenjve
10 Qershor, 16:48Lumi Drino, degë kryesore e Vjosës është tërësisht i ndotur. Prj vitesh derdhen ujërat e zeza e po kështu brigjet e lumit janë të mbushura me mbetje urbane. Institucionet, nuk prononcohen per kete katastrofe mjedisore, ndersa jashte kamerave e pranojne se zgjidhje eshte vendosja e impianteve per trajtimin e ujerave te ndotura.
-
Vandalizmi ndaj Rilindasve, akt i shëmtuar! Bashkia e Korçës ‘kujtohet’ të riparojë bustet pas tre muajsh, qytetarët: E papranueshme
10 Qershor, 16:36Tre muaj pas dëmtimit të shtatoreve të Asdrenit, Kristoforidhit dhe Veqilharxhit, Bashkia e Korçës ka nisur punën për riparimin e germave. Për qytetarët, si aktet vandale të të rinjve ashtu dhe ndërhyrja e vonuar e bashkisë është e papranueshme.
-
Policia Bashkiake dhe IMT aksion për mbrojtjen e hapësirave publike në Velipojë, ngrihet task-forcë ndërinstitucionale
10 Qershor, 16:09Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, në nisje të aksionit të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë e Shtetit tha se asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cënohet nga operatorët privatë.
-
'Qershori një muaj i nxehtë', Anira Gjoni për Report Tv: Zjarret rrezikojnë 7 qarqe
10 Qershor, 14:55Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se qershori do të jetë një muaj i thatë. E hëna shënoi 37 gradë, por në ditë në vijim temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë.
-
Murtaja e bagëtive, Kullolli: 3 vatra të konfirmuara, janë asgjësuar 500 krerë! Postblloqe në rrugët kryesore për kufizimin e lëvizjes së bagëtive
10 Qershor, 14:34Drejtori i Veterinarisë në Tiranë, Sulejman Kullolli përmes një lidhje të drejtëpërtdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me sëmundjen e murtajës të ruminanteve të vegjël në vendin tonë.
-
-
-
Pas Shkodrës konfirmohet sëmundja e murtajës në Dibër! Përgjegjësi i veterinarisë: Përgjigjet e analizave, pozitive! Eliminohen 345 krerë bagëti
10 Qershor, 09:39Konfirmohet rasti i dytë i murtajës së ruminanteve të vegjël në njësinë administrative Martanesh, bashkia Bulqizë. Lajmi u bë i ditur për Report TV nga Bilbil Hoxha, Përgjegjës i Shërbimit Veterinar në Qarkun e Dibrës.
-
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë...ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme
10 Qershor, 07:33Moti parashikohet i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës. Në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites
-
Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi! Publikohet teza, Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin
10 Qershor, 07:10Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Si çdo vit, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza. Testimi i radhës, është i Matematikës më 17 qershor.
-
Jo vetëm stacion migrimi, flamingot folezojnë në Lagunën e Nartës! Eksperti: Kolonia e rrezikuar nga pakujdesia njerëzore
9 Qershor, 20:52Folezimi për herë të parë i flamingove në Lagunën e Nartës është një ngjarje e rëndësishme për biodiversitetin, që tregon se zona po kthehet në një habitat të qëndrueshëm për këtë specie. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ndërhyrjet njerëzore, si dronët dhe fluturimet pranë aeroportit, rrezikojnë seriozisht largimin e kolonisë dhe braktisjen e vezëve.
-
Nisin procedurat/ Kukësi ‘shtron’ rrugën për regjistrimin e flisë si 'Specialitet Tradicional i Garantuar'
9 Qershor, 17:28Kukësi ka nisur procedurat për regjistrimin e FLI-së si Specialitet Tradicional i Garantuar (STG), përmes një aktiviteti ku pesë gra të zonës përgatitën flinë me recetën autentike. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të Komisionit të Skemave të Cilësisë nga Ministria e Bujqësisë.
-
Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Martanesh, rrezikohet tufa prej 700 krerësh
9 Qershor, 16:07Në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë një fermë bagtësish të imta është prekur nga sëmundja e murtajës. Deri tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti, ndërsa rrezikohet e gjithë tufa e cila ka afro 700 krerë.
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Report TV ‘udhëtim’ me taksistin, ‘zonat e kuqe’ që shkaktojnë kaos në kryeqytet! PAMJET me dron
9 Qershor, 14:58Report TV ka “udhëtuar” nëpër kryeqytet me një taksist, i cili shpjegon për gazetaren Joana Preja zonat që mbartin ngarkesën më të madhe të trafikut.
-
Nis punën qendra e monitorimit në ‘Tunelin e Llogarasë’! Grup zjarrfikësesh dhe kamera 24 orë, shoferët ‘pilotë’ rrezikojnë gjobat
9 Qershor, 14:58Në të gjithë gjatësinë e tunelit janë instaluar 136 kamera sigurie, të cilat monitorojnë ndër të tjera edhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Shkeljet e evidentuara, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë apo parakalim të gabuar, i përcillen Policisë Rrugore
-
Trafiku ‘dhimbje koke’, Qibini: ARRSH të ndërhynte me kohë! Terminali i Kthesës së Kamzës të zhvendoset në Kombinat, unazë për Elbasanin
9 Qershor, 14:37Eksperti Qibini, shpjegon për Report Tv se cilat janë shkaqet e trafikut. Thotë se rruga e Ndroqit duhet të kishte nisur më parë dhe Elbasani ka nevojë për unazë të madhe: Të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në orarin e pikut, patrulla të shtuara. Të ndryshojë dhe koha e semaforëve, patrullime Polici Rrugore-Bashkiake
-
Trafik i ‘çmendur’, mijëra pushues u bllokuan në ‘Balldre-Milot’ për 9 orë! Akset e tjera problematike në vend
9 Qershor, 14:14Mijëra pushues nga Shqipëria e Kosova, të cilët kaluan fundjavën në plazhet e Shëngjinit e Velipojës u përballën pasditen e së dielës me një trafik kilometrik, në rrugën e kthimit. Afro 9 orë për të përshkuar vetëm 20 kilometra, në segmentin “Balldre-Milot”.
-
Zgjedhjet për presidenten e Urdhrit të Psikologëve, Treska refuzon të lirojë zyrën, fituesja kërkon ndërhyrjen e policisë
9 Qershor, 12:43Tensione te Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë. Valbona Treska refuzon që t’i lirojë zyrën presidentes së re Brunilda Laboviti. Kjo e fundit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, me argumentin se nuk po lejohet që të marrë detyrën e re.
-
Murtaja e bagëtive, Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar i Kukësit: Kemi dyfishuar punën për informimin dhe sensibilizimin e fermerëve
9 Qershor, 11:25Pas rasteve të konfirmuara të murtajës së bagëtive të imëta në zonën e Postribës dhe ndalimit të importit të deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi nga autoritetet kosovare, Shërbimi Veterinar i qarkut Kukës ka shtuar ndjeshëm kontaktet me fermerët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
