Sociale
-
Drejtoresha e ISHP, duke folur për rastin e parë të lisë së majmunit në Shqipëri, thotë se nuk ka vend për panik. Sipas saj, rasti është i importuar nga Italia, dhe se i riu i prekur ka shfaqur simptoma të lehta. Nuk ka pasur nevojë për hospitalizim. Tomini shpjegoi gjithashtu edhe shenjat që shfaq sëmundja infektive.
12 Qershor, 13:43 -
Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura dhe 153 u eliminuan! KE dërgon dy ekspertë
12 Qershor, 12:01Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël është përhapur në katër zona të Shqipërisë. Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht çdo lëvizje të kafshëve të gjalla dhe tregtimin në tregjet e kafshëve të gjalla. Komisioni Europian ka dërguar një ekip teknik për të mbështetur menaxhimin e situatës.
-
Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet
12 Qershor, 09:53Në këtë realitet të zymtë, ardhja e Roit merr një kuptim të veçantë. Ai është simbol i një cikli që po mbyllet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën: shuarja e jetës dhe kulturës baritore – një epokë mijëravjeçare që po vdes ngadalë, para syve tanë.
-
Media britanike 'Mirror': Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën
12 Qershor, 07:55Duke ofruar bare plazhi dhe një jetë të gjallë nate, Durrësi është destinacioni ideal për turistët që kërkojnë një përvojë të ngjashme me Ibizën, por me një buxhet të kufizuar. Durrësi është një nga qytetet portuale më të vjetra dhe më të rëndësishme në Ballkan, me një histori që daton gati 3,000 vjet më parë.
-
Temperatura deri në 36 gradë...parashikimi i motit për sot
12 Qershor, 07:12Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Era do do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-14 m/s.
-
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar! Kishte udhëtuar në zonat e prekura
11 Qershor, 21:01Lija e majmunit është një sëmundje virale e cila transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lezione të lëkurës, lëngje trupore apo përmes piklave të ajrit, dhe zakonisht shfaqet me ethe, dhimbje muskulore dhe skuqje karakteristike të lëkurës.
-
VKM e llogaritjes së pagave për mësuesit nesër shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese! Sindikata: Ulen rrogat për disa kategori, diskriminim
11 Qershor, 15:56Në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet të enjten me bazë dokumentesh kërkesa e sindikatës së mësuesve për të shfuqizuar një pjesë së VKM që kategorizon pagën e mësuesve. Sipas Sindikatës qeveria po diskriminon një pjesë të edukatorëve dhe mësuesve të arsimit të ulët, por prek gati 1 në 3 arsimtarë në vend.
-
Freski në male/ Puka dhe Bulqiza, dy destinacione fantastike që përpos natyrës ofrojnë kulinari e traditë
11 Qershor, 15:43Kur temperaturat shënojnë mbi 30 gradë, një mundësi shumë e mirë është pushimi në freskinë e maleve. Dy destinacione që po bëhen gjithnjë e më të preferuara gjatë verës janë Bulqiza dhe Puka.
-
‘Rikuperimi’ i ish-bllokut, në korrik nis projekti! Këmbësorëve u kthehet hapësira e 'vjedhur' nga korsitë e parkimit
11 Qershor, 15:37Më pak mundësi për makinat dhe shumë më tepër hapësira për këmbësorët. Ky është thelbi i ndërhyrjeve që Bashkia e Tiranës pritet të nisë muajin e ardhshëm në zonën e ish Bllokut. Ray Koçi, këshilltare për planifikim urban gjithëpërfshirës në Bashki, thotë për Report TV, se këmbësorëve do t’u kthehet hapësirë që deri tani ka qenë “vjedhur” nga korsia e parkimit.
-
‘Çmendurisë’ së çmimeve nuk i shpëton as Fieri! Një shtëpi me qira shkon 30 mijë lek/muaj! Qytetari: Po jetojmë dy kurorë në një çati
11 Qershor, 14:55Një apartament me qira në Fier nga 18 mijë ka shkuar në 30 mijë lek në muaj. Rritja e çmimeve përllogaritet në 40 per qind, gjatë 5 viteve te fundit. Zhvendosja e banoreve nga zonat rurale në qytet është shkaku kryesor. Po keshtu ka ndikuar dhe punesimi i te huajve në ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
-
Në majat e gastronomisë italiane, shefja e kuzhinës Silvana Musej: Si u bëra pjesë e Rai 2, Report Tv "porta" e suksesit
11 Qershor, 15:35Ftesa 2 vite më parë në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, dhe gatimi për të gjithë ndjekësit e një pjate tradicionale shqiptare, patëllxhan i mbushur, i solli fat shefes së kuzhinës Silvana Musej. Sot ajo gatuan për personalitetet botërore, por tregon se u bë pjesë e një emisioni në Itali vetëm pasi stafi i Rai pa videon e saj te “Rreze Dielli”.
-
Sezoni turistik/ Bashkia e Shkodrës masa për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës
11 Qershor, 12:50Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.
-
U zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë, Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike
11 Qershor, 12:35Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga 13 deri më 17 qershor 2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Joani, së bashku me një delegacion do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.
-
VIDEOLAJM/ Plazh dhe...valle, pushuesit shfaqen duke kërcyer në Golem
11 Qershor, 11:25Teksa jemi zyrtarisht në sezonin e verës, shumë qytetarë kanë zgjedhur që t’i kalojnë ditët e nxehta në bregdet
-
Ditët e nxehta te verës, mjekja apel qytetarëve: Mos dilni në orët e pikut! Kujdes të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna
11 Qershor, 10:40Me ardhjen e verës edhe temperaturat shënojnë një rritje të konsiderueshme. Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.
-
-
Pamjet mahnitëse nga plazhi i Spillesë, Rama: Një tjetër perlë e bregdetit tonë (VIDEO)
11 Qershor, 08:12Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij. Gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.
-
Revista e udhëtimeve ‘Getaway Magazine’: Shqipëria, destinacioni sekret i Mesdheut
11 Qershor, 07:53Me mikpritje të ngrohtë, peizazhe mahnitëse malore që takohen me detin dhe kosto më miqësore se pothuajse çdo vend tjetër në Mesdhe, Shqipëria ofron diçka të rrallë: një ndjesi zbulimi.
-
Orët me diell do të mbizotërojnë në të gjithë vendin...parashikimi i motit
11 Qershor, 07:13Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s
-
Bashkia e Tiranës miraton 1100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja
10 Qershor, 19:20Bashkia e Tiranës miratoi mbi 1100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë banesë, duke arritur në total 3,651 kredi të dhëna gjatë 10 viteve të fundit. Përveç kredive, janë shpërndarë edhe bonuse strehimi dhe banesa sociale, si dhe ofrohen mbështetje të tjera si abonenë falas për pensionistët dhe studentët dhe subvencionim i tarifave për konviktet.
