Sociale
-
Pas ngjarjeve më të fundit me bombardimin nga Tel Avivi të Iranit, izraeli njofton mbylljen e shërbimeve edhe në Shqipëri, sikurse në të gjitha selitë në botë. I kërkon qytetarëve të plotësojnë formularin e izraelitëve jashtë vendit dhe statusin aktual. Këshillohen të mos mbajnë shenja identifikuese, simbole identifikuese, të shmangin tubimet, të mos njoftojnë planet e tyre në rrjete sociale apo dhënien e detajeve dhe të jenë vigjilentë
13 Qershor, 15:44 -
Shqipëria tkurret, popullsia ra me 1.2% në 1 vit (ose gati 40 mijë njerëz më pak)! Rritet mosha mesatare (arrin 44.3 vjeç)
13 Qershor, 15:34Popullsia në Shqipëri ka rënë në 2.3 mln banorë, ose me gati 40 mijë njerëz, brenda 1 viti. Shkak emigrimi dhe ulja e lindjeve. Mosha mesatare rritet në 44.3 vjeç. Kjo do të thotë më pak punonjës për biznesin dhe rrezik për pensionet.
-
Jaupllari për Report Tv: Harta e murtajës së kafshëve po zgjerohet, s’ka rrezik për njerëzit! 800 krerë u eliminuan në 5 vatra, i kërkuam KE të ndihmojë fermerët
13 Qershor, 15:22Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, shpjegoi për ‘Sot, Live në Shqipëri’, masat e marra përgjatë dy javëve, që nga shfaqja e vatrës së parë në Shkodër. Zyrtari shprehet se janë ngritur pika kontrolli me Polici Shteti, Bashkiake, Ushtri, Shërbimi Veterinar dhe kryepleq. Zgjidhja e vetme? Ndalimi i lëvizjes së kafshëve! S’ka mish të infektuar në treg, informimi në kohë me shumë rëndësi. Dëmi ekonomik shumë i madh. Erdhi nga rajoni, ligji aktual s’e njeh dëmshpërblimin, vijnë dhe 2 ekspertë të BE
-
Dhurimi i gjakut shpëton jetë! 19 mijë të regjistruar në “e-Albania”, gati për rastet emergjente
13 Qershor, 15:23Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, në Kryeqytet u organizuan një sërë aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar.
-
AMA vazhdon fushatën e Edukimit Mediatik, Krasniqi përballë 200 gjimnazistëve të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale!
13 Qershor, 14:54Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik. Në këtë seancë të radhës Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila është bërë pjesë dhe ka drejtuar këtë bashkëbisedim me të rinjtë e gjimnazeve të Durrësit
-
Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë në Skrapar, 263 krerë të prekur! Shefi i Sektorit të Veterinarisë: Analizat dolën pozitive
13 Qershor, 14:47Murtaja e ruminantëve të vegjël ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit. Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Sektorit të Veterinarisë, në Drejtorinë e Bujqësisë së qarkut Berat, lirjan Ramaj, i cili ndër të tjera ka thënë se janë marrë masat për karantinimin e fermave dhe eliminimin e bagëtive.
-
Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në Korçë, asgjësim 170 krerëve në Devoll! Latollari: Karantinim veterinar zonës, s'ka vatra të tjera (VIDEO)
13 Qershor, 13:39Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun Korçës, konkretisht në fshatin Shuec të Devollit. Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar shpjegon se u morën masa me karantinim dhe asgjësim. Pamjet e izolimit të vatrës së infektuar
-
Lezhë/ 73-vjeçari humb kontaktet me familjarët, të afërmit kërkojnë ndihmë për ta gjetur
13 Qershor, 13:06Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej pesë ditësh. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
-
Fermerët e Maliqit në protestë: S’kemi ujë për vaditjen e tokave! Rrezikohet prodhimi, thahen patatet e qepët
13 Qershor, 11:36Në fshatin Velitërnë të Maliqit fermerët protestuan sot për shkak të mungesës së ujit për vaditje. Thatësira po dëmton prodhimet bujqësore, ndërsa ata akuzojnë bashkinë për keqmenaxhim të burimeve ujore.
-
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash
13 Qershor, 08:11Kalaja e Gjirokastrës, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, falë vlerave historike dhe arkitektonike.
-
Temperatura deri në 36 gradë...parashikimi i motit për sot
13 Qershor, 07:09Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Era e lehtë do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s
-
-
Durrës/ Bashkia aksion për lirimin e plazheve publike, Sako: Të mos zaptohen hapësirat që i përkasin të gjithë pushuesve
12 Qershor, 22:14Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.
-
6 vite nga ai i 2019-ës, rritet probabiliteti për t’u prekur nga tërmetet! Mblidhen ekspertët: Në fokus ndërtimet e reja, të jenë rezistente
12 Qershor, 21:29Sipas gjetjeve të një grupi ekspertësh dhe pedagogësh të specializuar në sektorin e rrezikut sizmik dhe ndërtimit, vendi ynë është i prirur të përballet me lëkundje të forta. Gjatë aktivitetit “Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij” u theksua rëndësia që ndërtimet e reja në Shqipëri të bëhen duke respektuar standardet e qëndrueshmërisë ndaj tërmeteve.
-
PAMJE ME DRON/ Mijëra besimtarë në pelegrinazhin e Shna Ndout në Laç: Lutemi për gjithçka! Dodaj: Natë e madhe për çdo shqiptar (VIDEO)
12 Qershor, 20:38Mijëra besimtarë kaluan natën në Kishën e Laçit për të kremtuar ditën e Shna Ndout. Në shenjë falenderimi, besimtarët luten e ndezin qirinj.
-
Maturanti 74-vjeçar ia del të marrë diplomën! Zbulohet nota që mori në provimin e anglishtes
12 Qershor, 19:36Maturanti 74-vjeçar Skënder Cena ia doli të merrte diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj. Nga rezultatet e publikuara sot, 74-vjeçari është vlerësuar me notën 7, në tentativën e tij të dytë për gjuhën e huaj.
-
VIDEOLAJM/ Jahti gjigand i manjatit gjerman ndalon në Portin e Durrësit
12 Qershor, 18:16Në portin e Durrësit është ndalur jahti luksoz i manjatit gjerman Reinhold Wurth, një nga biznesmenët më të pasur në botë me pasuri prej 35 miliardë dollarësh. Sipas informacioneve jahti ka ndaluar për të bërë furnizimin me karburant.
-
Matura/ Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës! Nota mesatare 7.8
12 Qershor, 17:27Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
-
Problemet me ujin e pijshëm, Ujësjellësi i Elbasanit apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen
12 Qershor, 15:40Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Elbasanit apelon ndaj qytetarëve që të mos e shpërdorojnë ujin gjatë sezonit veror, ku rritja e temperaturave dhe punimet në rrjet ndikojnë edhe në furnizim. Kurse në terren, do të operojë Task-Forca me anë të kontrolleve dhe masave ndëshkimore në gjoba, nga ndërprerja e furnizimit, deri tek procedimi. Jo më larje oborresh, makinash e rrugësh me ujin e pijshëm
-
Tomini: Mbi 10 mijë raste në javë me viroza dhe infeksione respiratore, shmangni daljet në orët e pikut
12 Qershor, 14:09Me rritjen e temperaturave, janë shtuar edhe infeksionet respiratore. Drejtoresha e ISHP theksoj se ndikim kanë edhe alergjitë. Tomini këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes lëvizjet gjatë orëve të pikut.
