Sociale
-
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjeshtaur kalime të pakta të vranësirave të larta transparente kryesisht nga orët e mesditës në relievet malore.
9 Qershor, 07:07 -
Bllokohet aksi Milot-Balldren, radhë kilometrike mjetesh për orë të tëra! Shkak kthimi i pushuesve dhe mbyllja e festivalit UNUM (VIDEO)
8 Qershor, 23:02Trafiku nisi prej orës 17:00 deri pas mesnate. Pushuesit që po ktheheshin nga Velipoja, Shëngjini e Rana e Hedhun u përballën me radhë kilometrike mjetesh në aksin Milot-Balldren. Mijëra pjesëmarrës të UNUM u larguan nga Shëngjini pas mbylljes së festivalit.
-
Kaluan fundjavën në Shqipëri, largimi i mijëra vizitorëve shkakton trafik kilometrik përgjatë segmentit Milot-Morinë të Rrugës së Kombit
8 Qershor, 20:51Mbarimi i fundjavës shënon edhe kthimin masiv të pushuesve nga Kosova, të cilët kanë kaluar ditët e pushimit në bregdetin shqiptar. Si pasojë, trafiku vijon të jetë tepër i rënduar përgjatë segmentit Milot-Morinë të Rrugës së Kombit, duke shkaktuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.
-
E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot (VIDEO)
8 Qershor, 19:30E diela ka sjellë fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke shkaktuar trafik të rënduar nga zona e Ranës së Hedhun deri në Milot. Kjo ka krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve përgjatë këtij segmenti rrugor.
-
Veri-Jug në Libonik, njihuni me artizanin dhe bletërritësin Dashmir Kosturi dhe me bujkun shumëzanatësh Besim Petriti
8 Qershor, 15:49Ju ftojmë të shkojmë në Libonik miq, një fshat me mbi 450 shtëpi në periferi të Maliqit. Njihuni me artizanin dhe bletërritësin Dashmir Kosturi dhe me bujkun shumëzanatësh Besim Petriti.
-
Qeveria do ngrejë Universitet për qytetarët mbi 50 vjeç në Tiranë! Leksione në disa degë, 80 ‘studentë’ në vit! Mbështetje për punësim
8 Qershor, 15:47Brenda vitit 2030-të qeveria planifikon të ndërtojë një 'Universitet të Moshës së Trete', ku të gjithë qytetarët mbi 50-vjeç do të kenë mundësi të marrin leksione në disa degë përfshirë artet, historinë, filozofinë apo çështjet aktuale.
-
Politikë, mitologji e kauza në kostumet e karnavaleve, 400 personazhe zbresin në bulevardin e Korçës
8 Qershor, 14:26Në paradën e mbi 35 trupave pjesëmarrëse, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria e Polonia, Korça u shndërrua në një skenë mahnitëse ngjyrash, muzikës dhe kostumeve të veçanta.
-
Fillon nga Shkodra, edicioni i 21 i Rally Albania! Pilotë nga vende të ndryshme të botës përshkruajnë terrenet e vështira të vendit tonë
8 Qershor, 13:27Nga Shkodra ka nisur edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe një nga më të njohurit në Ballkan. Për shtatë ditë me radhë, pilotë nga vende të ndryshme të botës do të përshkojnë terrenet më të vështira dhe panoramat më të bukura që ofron Shqipëria, në një sfidë që bashkon adrenalinën me aventurën.
-
Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja për Report TV: Tani jam pak tironse! Një ditë do kthehem në shtëpi
8 Qershor, 10:26Tre vite pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Marina Genkina, një nënë ukrainase, është integruar plotësisht në vendin tonë. Ajo tregon për Report Tv frikën dhe vështirësitë që kalojë derisa u përshtat plotësisht me jetesën në Shqipëri. Vonesa në nxjerrjen e lejes së qëndrimit është një ndër ankesat kryesore të 40-vjeçares.
-
Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 09:28Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan e përditshmja britanike “The Times”
-
SPECIALE/ Të papriturat e udhëtimit drejt “Lules së Poetit” në Novosej, çifti i të moshuarve filmon me dron bukuritë natyrore të Shqipërisë
8 Qershor, 08:39Për shumëkënd, një pajisje teknologjike e re në moshën 71-vjeçare do të ishte sfidë. Për Hysriun, ishte një mundësi për t’i dhënë krahë pasionit të tij.Ai mësoi shpejt përdorimin e dronit dhe nisi të dokumentonte Shqipërinë nga ajri.
-
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
8 Qershor, 07:49Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugperëndimore.
-
Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 17:42Para ndeshjes Shqipëri-Serbi, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë një mesazh mbështetjeje kombëtares kuqezi, duke i inkurajuar dhe uruar forcë. Atmosfera në vend është shumë e ngrohtë dhe tifozët janë mobilizuar për të mbështetur skuadrën në këtë sfidë emocionuese.
-
'Motor Fest 4', Shijaku mikpret mbi 2 mijë motora nga 46 vende të ndryshme
7 Qershor, 17:38Është zhvilluar sot aktivitetit ‘Motorr Fest Shijak 4’, në qendër të Shijakut. Eventi Motorr Fest 4 po organizohet për herë të katërt në Bashkinë Shijak.
-
UNUM ‘ndez’ Shëngjinin, mijëra të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike
7 Qershor, 10:22Ky event po i përmbush në maksimum pritshmëritë e të pranishmeve, të cilët shprehen të mahnitur me organizimin dhe bukuritë natyrore të Shëngjinit.
-
Turi në Mesdhe! 'MV Deutschland' ndalet në Durrës, kroçera sjell 463 turistë gjermanë që do vizitojnë atraksionet e qytetit (VIDEO)
7 Qershor, 09:46Anija turistike po zhvillon një itinerar nëpër Mesdhe dhe ndalesa në portin më të madh detar të vendit është pjesë e turit të saj turistiko- kulturor.
-
Plazh dhe ndeshje! Shqiptarët e Kosovës ‘dynden’ drejt Shqipërisë: Përballja me Serbinë, e rëndësishme për ne! Shpresojmë në fitore (VIDEO)
7 Qershor, 08:48Shqiptarët e Kosovës janë ‘dyndur’ drejt Shqipërisë këtë fundjavë. Jo vetëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi por edhe për plazh.
-
VIDEO/ Operacione nga toka, ajri dhe deti! Vijon ‘Defender 25’ në Shqipëri, e udhëhequr nga komanda evropiane e SHBA
7 Qershor, 08:17Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate të NATO.
-
Mot i kthjellët dhe me diell, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë celcius
7 Qershor, 07:38Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës.
-
Saranda çel sezonin veror, qytetarët dhe turistët mbushin bulevardin e qytetit
6 Qershor, 22:08Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me edicionin e dytë të “Saranda Fish Festival”, një event kulinar që po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar. Nën tingujt e muzikës dhe aromën karakteristike të kuzhinës së detit, bulevardi i Sarandës u mbush me qytetarë dhe turistë të shumtë, të ardhur për të shijuar atmosferën e festës.
