Sociale

  • E keni parasysh një sherr me dema? Plot përplasje, gjak dhe nerva, këtë kërkoi të ndalte një i dehur, i cili u fut mes dy demave të egërsuar, por e pësoi keq duke fluturuar në ajër.
  • Veliaj:Bashkëpunim me Vjenën në
    infrastrukturë dhe shërbime 

    Bashkia e Tiranës dhe ajo e Vienës po e rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre në fusha konkrete, që kanë të bëjnë me zhvillimin urban dhe menaxhimin e qyteteve. Pas vizitës së para pak javëve të kryebashkiakut të Vienës, Michael Häupl, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një vizitë zyrtare një delegacion të kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e planifikimit urban, zhvillimit dhe ndërtimit të qytetit të Vienës, Brigitte Jilka, me të cilin u diskutuan çështje me rëndësi të përbashkët në fusha të ndryshme, si zhvillimi urban, çështjet e transportit, si dhe të përmirësimit të shërbimeve. VIDEO

  • Fotot satelitore nga 1984: Tirana,
    ç’ka qenë, ç‘është…ç’do të bëhet!

    Pamjet nga sateliti tregojnë si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite. Satelitët e NASA-s kanë fotografuar që nga 1970-a imazhet e planetit, duke krijuar një arkivë me mbi 5 milionë imazhe satelitore. FOTO

  • Sa është ulur pensioni për 8
    kategoritë e ish-ushtarakëve

    Prej vitit 2009 ish ushtarakët përballen me gjykatat për rrillogaritjen e pensionit të tyre. Do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të vendosë ditën e nesërme për rrillogaritjen e pensioneve të ish-ushtarakëve. Kujtim Çako, kreu i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, nëpërmjet një letre thotë për “Shqiptarja.com” se ish-ushtarakëve po u bëhet një padrejtësi.

  • Horoskopi për datën 5 shtator
    Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Mësoni si parashikohet të jetë fati juaj për ditën e sotme.
     

  • Sociologu Tushi për Report Tv:
    Banesa sociale për gratë e dhunuara

    Vrasja e gjyqtares Hafizi nga ish bashkëshorti i saj ka tronditur shoqërinë shqiptare duke e kthyer vëmendjen tek familja, sidomos tek ato familje ku dhuna mbretëron.Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e Report TV  shprehet se mendimet maskiliste në Shqipëri janë thelluar duke sugjeruar edhe një lloj strategjie, banesa sociale për të gjitha gratë e dhunuara.

  • Gabimet në tekstet shkollore,Shamku:
    Të fala autorëve të pavendosu

    Si çdo vit, në tekstet shkollore vihen re gabime drejtshkrimore, ndonëse cilki 9-vjeçar dhe ai mesëm nisin në 11 shtator. Eshtë vetë ish deputetja e PS dhe pedagogia e Gjuhësisë Ledi Shamku e cila përmes një postimi në rrjetin social facebook evideton gabimet në tekste mësimore.

  • Elbasan,shkolla “Jorgji Dilo”
    tërësisht e rrënuar,nuk ka fonde

    9 shkolla në Elbasan kanë noveojë për rikonstruksion total, por edhe këtë vitë nuk ka ndonjë dritë jeshilë për një ndërhyrje të tillë. E tillë është edhe shkolla Jorgji Dilo e cila është në mes të Elbasanit, por që kushtet e saj lënë për të dëshiruar. Bashkia e Elbasanit pret që të ndërhyhet nga Fondi i Zhvillimit të rajoneve. Shkolla 'Jorgji Dilo' ka probleme si në mure me lagështirë, rrjeti elektrik është mjaft i rrezikshëm, pasi në shumë klasa telat e dritave janë të dalë jashtë mureve. VIDEO FOTO

  • Horoskopi për datën 4 shtator
    Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Mësoni si parashikohet të jetë fati juaj për ditën e sotme.

  • VD/Nga shiu në breshër, i riu i 
    ikën policisë por e pëson më keq

    Një i ri nga Karolina e Veriut në SHBA ka rënë nga shiu në breshër kur u hodh në oqean për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, por duket se zgjodhi rrugën e gabuar pasi pranë tij po notonte një peshkaqen.

  • ​VIDEO/ qëndroi një orë
    i mbuluar nga 100 mijë bletë

    Ortiz, punonjës në “Dickey Bee Honey Farm” në Cookstoën, ka qëndruar në një dhomë plastike të mbushur me mbi 100 mijë bletë për 61 minuta përpara një turme në Toronto, duke thyer rekordin e mëparshëm të 53 minuta e 34 sekonda.

  • ​Kjo video do t'ju bëjë të mendoni
    se kjo botë ka ende shpresa

    Një video e cila është bërë shpejt virale do tju bëjë të mendoni se kjo botë ka ende shpresa për tu bërë një vend më i mirë. Në video shihet se si një fëmijë i vogël i cili ftkeqësisht nuk ka as këmbë dhe as krahë nuk e duron dot kur vëllai i tij i vogël fillon të qajë dhe e ndihmon atë duke i dhënë biberonin.

  • ​FOTO/ Fshati merr vendim
    për të lyer shtëpitë si ylbe

    Udhëheqësi i një fshati bë Indonezi, lamet Widodo, ka marrë vendimin që fshatin e tij ta kthejë në një atraksion turistik, duke e lyer atë me ngjyra të ylberta. Nga fshat i zakonshëm, Kampung Pelangi, u kthye në një atraksion plot dritë e jetë dhe këtë do ta shihni në fotogalerinë që ne kemi sjellë për ju.  FOTO

  • 'Toka dy vite në errësirë', teoria
    e re për zhdukjen e dinozaurëve

    Thuajse të gjithë jemi të njohur me teorinë se dinozaurët u zhdukën miliona vite më parë pasi një asteroid gjigand goditi tokën.

  • ​Amazonë, studiuesit zbulojnë
    381 lloje të reja speciesh/Foto

    Hulumtuesit kanë zbuluar 381 speciesh të reja gjatë një studimi dyvjeçar në rajonin e Amazonës. Raporti nga Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm i “Mamiraua” në Brazil, sipas të cilëve është gjetur mesatarisht një specie e re çdo dy ditë.

  • FOTO/ Maskat më të çuditshme
    që kanë përdorur grabitësit

    Kur grabitësit hyn në banka, markete apo diku tjetër për të vjedhur përdorin maskime të ndryshme dhe shumë prej këtyre maskimeve janë vërtetë epike. Nga maska si presidenti Obama, deri te Ajnshtajni, janë disa nga maskimet më të çuditshme që janë parë në skenat e grabitjes.  FOTO

  • ​Azilkërkuesit pa dokumente,
    celulari tregon më shumë se pasaporta

    60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nuk kanë dokumente identifikimi - por pothuajse të gjithë kanë një celular.

  • Pedonalja mbi Përroin e Gjerozës,
    Veliaj inspekton nisjen e punimeve

    Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, pranë zonës së Dajtit, aktualisht një nga zonat më të degraduara në periferi të kryeqytetit, që shumë shpejt do të shndërrohet në një hapësirë model për qytetarët e që do të rrisë vlerën e pronës.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa inspektoi fillimin e punimeve deklaroi se, ky është një tjetër premtim i mbajtur, që jo vetëm do të transformojë zonën, por njëkohësisht do të ndikojë pozitivisht te bizneset dhe në rritjen e punësimit.  VIDEO  FOTO

  • Diferencat kulturore dhe arsimore
    burim i sjelljes agresive në familje
    '
    '

    Pavarësia ekonomike dhe rritja në karrierë e grave po kthehet në burim konflikti dhe dhune mes partnerëve në Shqipëri. Psikologët thonë se familja shqiptare vazhdon të jetë patriarkale, çka e bën të pranueshme rritjen e statusit të gruas. Nga ana tjetër problem mbetet pozita e fëmijëve që rriten në familjet ku ushtrohet dhunë.  VIDEO

  • Wall Street Journal: Gjirokastra 
    qyteti më intrigues në botë

    Gjirokastra, në jug të Shqipërisë, mund të mos jetë destinacioni i parë që të vjen në mendje nëse vendos të bësh një udhëtim në Europë këtë fund-verë. Por ky qytet kodrinor prej 66,000 banorësh është jashtëzakonisht tërheqës dhe me çmime të përballueshme, si dhe dy orë me makinë larg nga plazhet e bukura të bregdetit shqiptar. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv