Sa është ulur pensioni për 8
kategoritë e ish-ushtarakëve

Prej vitit 2009 ish ushtarakët përballen me gjykatat për rrillogaritjen e pensionit të tyre. Do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të vendosë ditën e nesërme për rrillogaritjen e pensioneve të ish-ushtarakëve. Kujtim Çako, kreu i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, nëpërmjet një letre thotë për “Shqiptarja.com” se ish-ushtarakëve po u bëhet një padrejtësi.

“Historia e debitorëvë nga 1 Korriku 2009 po përsëritet me vendimin unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Komuniteti i ushtarakëve dhe policeve ne pension  si te penalizuar dhe debitorë të rinje krijuar  nga  Gjykata e Lartë me vendimin nr. 3/2016 i  kerkojnë  Gjykatës Kushtetuese :

1-Shfuqizimin në papajtueshmëri me Kushtetutën i vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
2-Pezullimin e ekzekutimit të vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë deri në datën e miratimit dhe ekzekutimit të vendimit përfundimtar te Gjykatës Kushtetuese.
Pensioni per  rreth 15.500 ushtarake te penalizuar nga Akti normativ,  ku pakesimi i pensionit vjetor arrin  nje efekt financiar  rreth 1.3 miliarde leke.                                                                       

Nga një studim i zbatimt e Aktit-Normativ rezultojnë efekte negative në cenimin e nivelit jetik”,- thotë kreu i Alenacës Kombëtare të Ushtarakëve.

Pwrfitimi i ISSH nga arkwtimi i detyrimit si debitor arrine   ne 20 -  25 perqind te pensionit suplementar mujor per rreth 7 vjet ( Korrik 2009 deri 2016 ),shtron pyetjen  se ku kanë  shkuar keto para,  per “ Interes Publik”,  per kategorite e tjera pensionistë  apo janë përdorur  për qëllim e destinacion tjetwr  .

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar një formulë bazë për llogaritjen e pensioneve, por që shumë  ushtarakë kanë ankesa ndaj “një padrejtësie”, sepse nuk është në pajtim me formulën sipas   ligjit për Statusin e Ushtarakut. ISSH ka miratuar formulen sipas ligjit jo baze organik për Aktin –Normativ për llogaritjen e pensioneve e cila është: PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%.

P.sh “Një ushtarak që i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 8 Maj 2013. Ka 17 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 36 937 lekë në muaj.
Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë: PPVSH = 36 937 lekë x 17 x 1.5%  = 9 419 lekë / muaj .

Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj, pra masa e llogaritur është nën kufirin bazë, e si rrjedhojë masa e PPVSH do të jetë 11 562 lekë në muaj. Ish-ushtaraku në datën 8 Maj 2013 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 11 562 lekë / muaj”, – sipas  Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kjo praktikë bie në kundërshtim me  ligjin per Statusin e Ushtarakut në fuqi,  i miratuar me shumicë të cilesuar. Në këte rast per 15 vjet vjetërsi shërbimi pensioni  llogaritet me 50% të pagës plus 2 vjet shumezuar me 2% , pra  pensioni duhet te llogaritet me (  50% + 4 %) = 54 % dhe jo me 25.5 % që  sjellë 28.5 % më pak pesion. Kjo do te thote 36.937 * 28.5 % = 10.527 lekë me pakë në muaj paguhet ushtaraku në pension të parakohshëm. Dhe më teje krijohen debitorë duke bere ndalesa nga pensioni  suplementar. Ja si  shprehen vetë specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore: “Pensionit suplementar të pleqërisë gjendet duke shumëzuar pagën mesatare referuese mujore neto  me vitet e shërbimit dhe treguesin 1 për qind. Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë.

Në rast se aplikuesit për pension të parakohshëm apo pension suplementar pleqërie mbeten të pakënaqur me shumën e përllogaritur nga ekspertët e sigurimeve shoqërore, ata kanë të drejtën e ankimimit”. 

Si konkluzion , çdo muaj për një kohë të gjatë,  pensionistit ushtarakë i mbahet 20 përqindësh sipas  formulës  në fuqi  që krijon  akoma debitorë.                                     

Jane krijuar diferencime ne trajtimin me pension te parakohshem dhe sidomos pleqërie të ushtarakëve  nga mangesite e theksuara  në punën e Ministrisë së Mbrojtjes, ISSH e DRSSH dhe MMSR.

Kushtetuesja
1.Vendimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si dhe vendimi i Gjykatës së Apelit dhe ai i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, cënojnë të drejtën për proces të rregullt ligjor,  për shkak të moszhvillimit brenda një afati të arësyeshëm ligjor dhe afati të përcaktuar ligjërisht parashikuar nga  42 pika 2 e Kushtetutës.

Pika 2 e nenit 42 të Kushtetutës sanksionon: “2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.”.

Afati i arsyeshëm ligjor i përcaktuar nga ligji për Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e çështjes parashikuar nga ligji nr.49/2012 ”Për organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” I ndryshuar, është 90 ditë. Këtë e përcakton neni 60 “Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë”, pika 2 e të cilit thotë: “Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.”

Zhvillimi i procesit gjyqsor në afatin kohor 90 ditë ishte detyrim ligjor për Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe jo 2 vjet e 9 muaj.
Nga data 01.07.2009 u zvogëlua në masën 1.5% e pagës mesatare neto referuese të qëndrimit në funksion për vitë shërbimi, duke mohuar kështu të drejtën e fituar me ligjin që ishte në fuqi në çastin e lindjes të së drejtës dhe ligjin organik, ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, nenin 35 pika 1 e tij.

2.Cënim i së drejtës për pëfitim të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% e pagës referuese për 15 vjet vjetërsi shërbimi dhe 2% të kësaj page për çdo vit tjetër shërbimi mbi 15 vjet, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie si dhe indeksimin  e saj sa hërë indeksohen pensionet e pleqërisë, me proces të parregullt ligjor në kundërshtim me pikën 1 të nenit 42 të Kushtetutës.
 
Kushtetuta në nenin 42, sanksionon të drejtën e një procesi të rregullt ligjor dhe të një gjykimi të drejtë. Këtë ai e shpreh në pikën 1 ku thotë: “1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor”. Në kundërshtim me këtë të drejtë dhe detyrim të Kushtetutës e drejta është cënuar me proces të parregullt ligjor

2.1.Zgjidhja e mosmarveshjes nuk është kryer në përputhje me ligjin në fuqi në çastin e lindjes të së drejtës, duke cënuar parimin e një gjykimi të drejtë dhe atë të procesit të rregullt ligjor.
Neni 42 i Kushtetutës, të drejtën kushtetuese garantuar nga neni 52 pika 2 e Kushtetutës sanksionon të drejtën e ndihmës në kushtet e përcaktuara nga ligji në rast të papunësisë së padëshiruar dhe mbetjes pa mjete jetese.

E para: Është pikërisht ky arësyetim e përfundim i Kolegjit që nuk  plotëson atë që thotë neni 58 i ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave dhe gjykimin e mosmarrveshjeve administrative”. Shkronja “a” e këtij neni, në shkaqet për cilat mund të bëhet rekurs përfshin edhe rastin kur vendimi i Gjykatës Administrative është në  kundërshtim me një vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

E dyta u është  kryer indeksimi në bazë të  ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.Konkretisht nuk ëshë zbatar neni 11 dhe 18 ku përcaktohet se: “ Përfitimet suplementare të pensioneve dhe pagesa kalimtare indeksohen sa herë indeksohen pensionet e pleqërisë.”. Pikërisht kjo që parashikon e detyron ligji nuk është respektuar dhe është zbatuar keq. Asnjëherë nuk është bërë indeksimi i masës së pensionit nga datë e lindjes të së drejtës e në vazhdim. Në dosjen e pensionit nuk figuron i pasqyruar asnjë nga VKM ”Për indeksimin e pensioneve”.

tabela pensionet


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio