Sociale
-
Skulptori i talentuar Adriatik Rrasa i ka kushtuar Arnisës së taulantëve një muze në natyrë, një muze i rrallë me vepra arti, si burim frymëzimi edhe për brezat e rinj në Myzeqe.
21 Dhjetor 2025, 13:42 -
Fluks i lartë emigrantësh në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, shkak festat e fundvitit dhe zgjedhjet e parakohshme (VIDEO)
21 Dhjetor 2025, 13:19Autoritetet doganore kosovare te Vermices paralajmërojnë se fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Një rritje e ngjashme e lëvizjeve pritet edhe në ditët e para të vitit 2026, kur emigrantët kosovarë do të kthehen drejt vendeve ku banojnë.
-
Ambasada e SHBA në Tiranë: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! Zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni
21 Dhjetor 2025, 11:22Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
-
Ministria e Shëndetësisë rrit gatishmërinë gjatë festave të fundvitit
21 Dhjetor 2025, 10:41Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim me drejtues dhe përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), ku u diskutuan masat e koordinimit dhe rritja e gatishmërisë së shërbimeve gjatë ditëve festive.
-
Kryeministri Rama publikon pamje nga pastrimi i lumit të Vjosës, të angazhuar ekipet e bashkisë
21 Dhjetor 2025, 08:30Në postimin e tij, Rama thekson dhe njëherë rëndësinë e ndërhyrjeve për mbrojtjen mjedisore dhe pastrimin e hapësirave natyrore.
-
Fluks emingratësh për festat e fundvitit, 692 pasagjerë dhe 147 automjete mbërrijnë në Portin e Vlorës me traget nga Italia (VIDEO)
21 Dhjetor 2025, 08:14Parashikohet që piku i fluksit të regjistrohet në datat 23–24 dhjetor, si dhe në periudhën 26–29 dhjetor, kur numri i udhëtarëve dhe automjeteve do të jetë më i lartë.
-
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
21 Dhjetor 2025, 06:55Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
-
Divjakë/ Tonelatat me patate futen në magazina, fermerët: S'ka treg, çmimi është i ulët! Importet po dëmtojnë prodhimin vendas
20 Dhjetor 2025, 18:03Në Divjakë, patatja po shitet me 25 deri 30 lekë për kg, por edhe më këtë çmim nën kosto, fermerët thonë se nuk po gjejnë treg. Për të shpëtuar nga ditët e ftohta, kultivuesit po magazinojnë tonelata patate, me shpresë se deri në mars do arrijnë ta shesin, në të kundërt prodhimin do hidhet në kanal.
-
Transformimi i Kishës së Laçit, besimtarët në protestë! Këshilli i territorit s’ka dhënë ende lejen për projektin
20 Dhjetor 2025, 17:14Projekti i Provincës Françeskane, që synon transformimin e kishës së Shna Ndout në Laç ka hasur në kundërshtinë e priftit dhe komunitetit, pasi sipas tyre cenohet identiteti i vendit të shenjtë.
-
'Një nga ne'/ Dita e Gëzim Xhafës, 63 vjeçari energjik që rrit gjela në Maminas: Çmimi 10 mijë lekë/kg
20 Dhjetor 2025, 16:33Gëzim Xhafa nga fshati Karreç i Maminasit tregon se porositë kanë nisur herët për këtë vit. Çmimi do të jetë njësoj si vjet, 1000 lekë/kg.
-
Festat ‘afrojnë’ alkoolin, mjekët apel rinisë: Mos abuzoni! Jo ‘eksperiment’ me drogat, rrezikoni shëndetin
20 Dhjetor 2025, 16:10Atmosfera festive shoqërohet me abuzim të konsumimit të alkoolit dhe eksperimentim me lëndë narkotike te moshat nga 18 deri 20 vjeç. Mjekët apelojnë për kujdes pasi pasojat në shëndet arrijnë deri helmim, humbje të vetëdijes dhe reflekseve, rrezik ky edhe për aksidente rrugore
-
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilometrike mjetesh në Kakavijë! Pala greke punon vetëm me 2 sportele
20 Dhjetor 2025, 15:51Radha nga sporteli në pjesën greke të Kakavijës e deri në pjesën e thellë të territorit fqinj është në kufijtë e 4 kilometrave. Emigrantët kërkojnë reagim nga autoritetet policore shqiptare për te ndërhyrë tek homologet greke për zgjidhjen e kësaj situate në prag festash.
-
Ceremoni vlerësimi në Korçë për figurat atdhedashëse, Princ Leka II: Kanë lënë shenjë të paçmuar në historinë e shtetit shqiptar
20 Dhjetor 2025, 15:17Kreu i partisë së Legalitetit Shpëtim Axhami u shpreh se aktiviteti kishte për qëllim të vlerësonte 36 figura të njohura të zonës së Korçës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në monarkin shqiptare. Gjithashtu edhe familje të cilat vuajtën nën terrorin komunist pasi ishin mbështetës të Ahmet Zogut.
-
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, 200 prej tyre pjesë e programit kombëtar për restaurim dhe zhvillim turistik
20 Dhjetor 2025, 10:45Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë ruajtjen, dokumentimin dhe aktivizimin e Trashëgimisë Kulturore në zonat rurale të Shqipërisë, duke e kthyer trashëgiminë historike të kullave në një burim zhvillimi ekonomik, turistik dhe identitar për komunitetet lokale.
-
Furnizimi me ujë 24 orë në Vlorë/ 180 hyrje në pallatet e vjetra përfitojnë fillimisht nga projekti
20 Dhjetor 2025, 10:38Projekti i ujësjellësit në Vlorë realizohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me KfW-në gjermane. Ky projekt përfshin tashmë edhe pallatet e ndërtuara në vitet ’60–’70 dhe synon furnizimin 24 orë me ujë, si dhe heqjen e bojlerëve të vendosur prej vitesh në tarracat e këtyre objekteve.
-
Dimal/ Një vit pas vdekjes nga aksidenti tragjik, Qendra Shëndetësore merr emrin e mjekut të njohur Vanion Çinari
20 Dhjetor 2025, 10:25Me unanimitet, anëtarët e këshillit vendosën t'i vendosin Qendrës Shëndetësore të Dimalit emrin e Vanionit. Në ceremoninë përkujtimore, daja i Vanionit, Nezmi Troka, ka falenderuar Këshillin Bashkiak të Dimalit për vlerësimin e bërë pas vdekjes për nipin e tij, që shërbeu në hapat e para të karrierës së tij në profesion në këtë qendër shëndetësore.
-
VIDEOLAJM/ Festat e fundvitit rikthejnë emigrantët, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës
20 Dhjetor 2025, 09:06Fundviti kanë rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve shqiptarë që rikthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit.
-
Punimet në rrugën panoramike të Shirokës, Rama: Janë në fazën përfundimtare
20 Dhjetor 2025, 08:10Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga segmenti rrugor i Shirokës, ku thekson se punimet janë në fazën përfundimtare.
-
Ditë e kthjellët e vranësira kalimtare...parashikimi i motit për sot (VIDEO)
20 Dhjetor 2025, 07:17Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
-
20-vjetori i themelimit të Universitit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, moment reflektimi dhe pikënisjeje për objektivat e reja
19 Dhjetor 2025, 17:40Në ceremoninë zyrtare morën pjesë drejtues vendorë dhe kombëtarë, akademikë, pedagogë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve publike. Në këtë përvjetor jubilar u vlerësua rrugëtimi i universitetit nga themelimi e deri në konsolidimin e tij.
