Bota
-
Një tornado e fortë, e ndjekur nga reshje të dendura shiu dhe breshri, goditën qendrën historike të Catania-s në Itali, duke shkaktuar dëme serioze. Si pasojë e tornados, disa persona u plagosën. Bashkia i ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në gatishmëri maksimale dhe të mos dalin nga shtëpia përveç për arsye urgjente.
5 Tetor 2021, 18:27 -
'Pandora Papers', Londra, qendër e rrjetit të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale! Zbulimi më befasues, pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit
5 Tetor 2021, 17:22Ndër zbulimet më befasuese të “Pandora Papers” është pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familjes së tij. Dokumentet e rrjedhura tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit familja Aliyev dhe bashkëpunëtorët e saj tregtonin në Britani prona në vlerën e 544 milionë dollarëve. Rachel Davies Teka punon për organizatën kundër korrupsionit “Transparency International”.
-
Ushtria britanike fillon furnizimin me karburant në krizën e energjisë
5 Tetor 2021, 16:33Është kriza më e rëndë e karburantit në Britani prej dekadash, me imazhe të shoferëve që formojnë radhë të gjata në stacionet e karburantit për të siguruar furnizime të pakta që dëmtojnë besueshmërinë e qeverisë.
-
Me 281 vota pro, parlamenti rumun rrëzon qeverinë
5 Tetor 2021, 16:24Qeveria qendrore e Kryeministrit Florin Citu, e cila mori pushtetin në Rumani vetëm nëntë muaj më parë, është rrëzuar këtë të martë. Rreth 281 ligjvënës votuan pro, ndërkohë që 234 vota mjaftonin për rrëzimin e qeverisë. Asnjë votë nuk kishte kundër pasi Partia Liberale Kombëtare e Citu (PNL) dhe aleatët e saj bojkotuan votimin.
-
Varëse si litar në qafën e modeleve, kritika të ashpra pas shfaqjes në sfilatë
5 Tetor 2021, 15:05Kritika të ashpra ka marrë shtëpia franceze e modës “Givenchy” është kritikuar pasi disa prej modeleve në sfilatën e koleksionit të pranverës 2022 në Paris kishin veshur një varëse e cila ngjante me një litar.
-
Çmimi Nobel në Fizikë u jepet 3 shkencëtarëve që studiuan ndryshimet klimatike
5 Tetor 2021, 12:18Çmimi Nobel në Fizikë për 2021 u jepet 3 shkencëtareve Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi për Studimin e Klimës.
-
Deutche Welle: Facebook, respekt për 'bilbilfryrësit'
5 Tetor 2021, 12:13Facebook kohët e fundit është ngarkuar herë pas here me akuza të reja. Tani është e qartë, se çfarë qendron pas: ish punonjësja Frances Haugen. Ajo meriton respekt nga të gjithë ne, mendon Martin Muno.
-
Raporti tronditës/ 216 mijë fëmijë janë viktima të abuzimit seksual nga klerikët e Kishës Katolike në Francë që nga 1950
5 Tetor 2021, 11:50Publikimi i shifrave që shkaktuan habi, është bërë nga hetuesi Jean-Marc Sauvé, i cili publikoi me detaje raportin e gjatë mbi abuzimin seksual në Kishat Katolike Franceze. Hetimi ka zgjatur rreth 2 vite dhe është porositur nga vetë Kisha Franceze, nisur nga të gjitha akuzat që kanë mbërritur në drejtim të tyre ndër vite.
-
Japonia me Kryeministër të ri, merr detyrën Fumio Kishida! Kërcënimet nga Koreja e Veriut sfida e parë
5 Tetor 2021, 10:15Fumio Kishida ka marrë zyrtarisht detyrën si kryeministri i ri i Japonisë, duke pasuar Yoshihide Suga i cili dha dorëheqjen pas vetëm një viti në detyrë. Kishida, 64 vjeç, fitoi garën për të udhëhequr Partinë Liberale Demokratike (LDP) në Japoni javën e kaluar.
-
Facebook, Whatsapp dhe Instagram 'vihen në punë' pas 6 orë ndërprerjeje, kompania: Shkak gabimi teknik gjatë konfigurimit! S'ka prova që të dhënat e përdoruesve janë kompromentuar
5 Tetor 2021, 08:38Kompania ka bërë me dije se shkak ishte një ndryshim i gabuar i konfigurimit, e ndërsa shtoi se ky ishte "dështimi" më i madh që kishin parë ndonjëherë me 10.6 milion raporte problemesh në të gjithë botën.
-
Presidenti Biden telefonatë me Von der Leyen, shpreh "mbështetje të fortë" për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor
5 Tetor 2021, 07:30Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
A duhet të shqetësohet Rusia nga Aleanca e Re AUKUS?
5 Tetor 2021, 05:46Vendimet e marra nga NATO mund të jenë të pakëndshme për Moskën, por ato janë përgjithësisht të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aleancat si AUKUS.
-
Sulm në xhaminë e Kabulit, qindra civilë të plagosur dhe me humbje jete
5 Tetor 2021, 04:46Një sulm me bombë pranë një xhamie në Kabul herët të dielën, e cila më vonë u mor përsipër nga shteti Islamik. Ai shpërthim vrau dhe plagosi një numër civilësh në atë që dukej se ishte sulmi më i keq në kryeqytetin afgan që nga tërheqja e forcave amerikane në fund të gushtit.
-
Lisbona, një gamë ngjyrash dhe aromash në ngrohtësinë portugeze
5 Tetor 2021, 04:29Duhet të ketë pamje nga një lumë i madh, i cili tashmë është një oqean. Ngjyrat e saj pastel. Ajo urë aq e gjatë, saqë në emrin e saj, 25 Abril, i referohet datës së një revolucioni të butë. Ose qielli që mbizotëron mbi tokën.
-
Rusia fillon Nord Stream 2 drejt Gjermanisë! SHBA detyrohet të tërhiqet
5 Tetor 2021, 03:51Operatori i ‘Nord Stream 2’ i Rusisë ka filluar mbushjen e gazsjellësit të diskutueshëm të Detit Baltik drejt Gjermanisë. Nord Stream 2 AG, një kompani me qendër në Zvicër në pronësi të një filiali të gjigantit rus të gazit Gazprom, tha në një deklaratë më 4 tetor se vargu i parë i gazsjellësit do të mbushej gradualisht për të krijuar inventar dhe presion.
-
Dëmtohet për herë të dytë skulptura simbol kundër racizmit e George Floyd
5 Tetor 2021, 01:52Një skulpturë në nder të viktimës me ngjyrë që ndezi mjfat protesta në Amerikë, Geoge Floyd është dëmuar sërish.
-
Kriza energjitike kineze rrezikon rimëkëmbjen ekonomike globale
4 Tetor 2021, 22:16Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike në Evropë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, por një krizë energjetike e lidhur me pandeminë po godet edhe Kinën, ku rezervat e qymyrit janë në nivele shumë të ulta.
-
Zelanda e Re lehtëson masat anti-COVID, e pranon: Nuk i shpëtojmë dot koronavirusit
4 Tetor 2021, 22:08Qeveria e Zelandës së Re pranoi të hënën atë që shumica e vendeve të tjera bënë kohë më parë: Nuk mund të shpëtojë plotësisht nga koronavirusi. Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi planin e hartuar për lehtësimin e masave anti-COVID në Auckland, pavarësisht një shpërthimi të virusit në atë zonë.
-
Melburn ia kalon Buenos Aires, qyteti më i izoluar në botë për shkak të COVID
4 Tetor 2021, 21:36Sot Melburni është zyrtarisht qyteti më i izoluar në botë për shkak të koronavirusit, i cili ka tejkaluar rekordin e vendosur nga kryeqyteti argjentinas, Buenos Aires me 245 ditë në izolim.
-
Izraeli akuzon Iranin për komplot ndaj biznesmenëve në Qipro
4 Tetor 2021, 21:20zraeli e ka akuzuar Iranin për planifikimin e një “akti terrorist” kundër biznesmenëve izraelitë që jetojnë në Qipro.
