Bota
-
Në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë, një aeroplan u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista. Policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente.
13 Korrik 2025, 19:23 -
Ursula von der Leyen për tarifat doganore të Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, s'do ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit
13 Korrik 2025, 16:21Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur vullnetin e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me tregtinë. Kjo deklaratë e saj vjen pas deklaratës së presidentit të SHBA Donald Trump se nga 1 gushti do vendoset një tarifë 30% mbi eksportet evropiane
-
‘Jo standarde të dyfishta’, deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi
13 Korrik 2025, 11:40Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetović, flet për heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut, Srebrenicën dhe vëmendjen ndaj Kosovës.
-
Sulme ajrore në Gaza, 43 viktima nga sulmi Izraelit, mes tyre 10 fëmijë! Sot Izraeli do paraqesë propozim të ri për armëpushim
13 Korrik 2025, 11:05Pasi Hamas refuzoi armëpushimin, negociata në Doha kanë arritur në pikë kritike. Sot presidenti Trump flet në telefon me Emirin e Katarit. Netanjahu mbledh kabinetin për ripzicionim të qëndrimit dhe kushteve. Izraeli kreu sulm mes palestinezëve në radhë për mbushur ujë, ku mes viktimave janë edhe 10 fëmijë
-
Kim Jong Un i ofron Moskës 'mbështetje të pakushtëzuar' për luftën në Ukrainë
13 Korrik 2025, 07:39Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka ofruar Moskës “mbështetjen e tij të pakushtëzuar” për luftën në Ukrainë, sipas raportimeve të mediave shtetërore të Phenianit.
-
Të paguar me kriptomonedha: Rrjeti rus i sabotatorëve në Evropë
13 Korrik 2025, 07:31Ekspertët janë të një mendimi se objektivat janë të shumëfishta: të provokohet kaos dhe pasiguri, të tregohet dobësia e sistemeve perëndimore, të nxisen tensione dhe, kur të jetë e mundur, të përmbushen plane komplekse – megjithëse kjo mbetet e vështirë, për shkak të cilësisë së ulët të personave të përfshirë.
-
Izraeli vijon sulmet në Gaza ndaj Hamasit, të paktën 59 të vdekur vetëm sot! Shumica civilë, shkonin për ndihma humanitare
12 Korrik 2025, 22:58Të paktën 31 palestinezë u qëlluan për vdekje ndërsa udhëtonin drejt një vendi shpërndarjeje ndihmash në Rripin e Gazës, ndërsa sulmet ajrore izraelite vranë edhe 28 palestinezë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, thanë zyrtarë të spitalit palestinez dhe dëshmitarë
-
Netanyahu përgënjeshtron New York Times: Shpifje, nuk e zgjata luftën ndaj Hamasit për të qëndruar në pushtet!
12 Korrik 2025, 22:47Raporti pretendonte se Netanyahu qëllimisht e zgjati luftën në Gaza, për të ndjekur qëllimet e tij politike: rehabilitimin e imazhit të tij në vend dhe qëndrimin në pushtet
-
Irani: Nuk do të ketë më sulme nëse rifillojnë bisedimet me SHBA-të! Pasurimi i uraniumit do vazhdojë, bisedime të reja me Agjencinë Atomike
12 Korrik 2025, 22:33Teherani shprehet i gatshëm që sulmet të ndalen nëse rinisin bisedimet me SHBA-të. Por kundërshton propozimin që pasurimi i uranit të jetë në pikën zero. Ministri i Jashtëm Araghchi u shpreh se Irani do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), por "në një formë të re",
-
Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit! Shkak propozimi i Izraelit! IDF vret shefin e batalionit të organizatës
12 Korrik 2025, 21:22Negociatat marrin një ndalesë për shkak të refuzimit nga ana e Hamas e planit për armëpushimin 60 ditor. Vendosja e IDF në zonë do linte 40% të Gazës nën kontrollin e Izraelit dhe organizata nuk e dëshiron këtë gjë. Ushtria izraelite vret Muhammad Adin, komandantin e Batalionit Darj Toufah të Hamasit në Gaza. Izraeli pritet të bëjë nesër një propozim të ri
-
Itali/ Loja me telefon tradhton shqiptarin, kapet në trafik kokaine! Biznesin e drejtonte nga dhoma e hotelit, shiste me 30 euro dozën
12 Korrik 2025, 20:19Karabinierët e panë të shqetësuar 24-vjeçarin duke luajtur me telefonin dhe e mbajtën nën vëzhgim. Në momentin që shiti dozën për 30 euro të përdoruesi, i vunë prangat. Gjykata e lë në arrest shtëpie, kërkon gjykim të shkurtuar. I sekuestrohen dhe 700 euro cash
-
Macron pranon, Kaledonia e Re do shpallet një shtet i ri, por mbetet pjesë e Francës! Trazirat shkaktuan 14 të vdekur dhe 2 mld euro dëme
12 Korrik 2025, 19:30Marrëveshja prej 13 faqesh e shpallur të shtunën parashikon krijimin e një shtetësie kaledonase, me mundësinë që banorët të mund të kenë njëkohësisht shtetësinë franceze. Kaledonia e Re është qeverisur nga Parisi që nga vitet 1800, por banorët autoktonë Kanakë kërkojnë autonomi më të plotë, ose pavarësi
-
Macron: Kërcënimi rus, liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga viti 1945, duhet të ndryshojmë strategji
12 Korrik 2025, 18:34“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të armatosura priten njoftime të rëndësishme”.
-
Media: Putin mbështet një marrëveshje që ndalon pasurimin e uraniumit nga Irani
12 Korrik 2025, 18:29Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur mbështetjen e tij për një marrëveshje bërthamore që do t’i ndalonte Iranit pasurimin e uraniumit. Lajmi është raportuar nga media amerikane Axios, duke cituar burime pranë negociatave diplomatike.
-
-
Trump letër BE-së dhe Meksikës: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti! Reagon Von Der Leyen: Do kundërpërgjigjemi!
12 Korrik 2025, 14:53Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifën e re doganore prej 30% për shtetet anëtare. Një letër i dërgoi edhe Meksikës. Shefja e Komisionit Evropian reagoi dhe ka paralajmëruar se ky veprim do të prishë seriozisht zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë në të dy anët e Atlantikut
-
Çmenduria! Tenistja e re vritet nga babai i saj: Ndihesha i poshtëruar, më tallnin fshatarët se na mbante me bukë
12 Korrik 2025, 12:29Deepak Yadav, i cili vrau vajzën e tij 25-vjeçare Radhika, ish-teniste që kishte marrë pjesë në turne ndërkombëtare për të rinj, në banesën e tyre në Gurgaon (Sektori 57) të mërkurën, thuhet se e kreu krimin për shkak të pasigurive të thella personale dhe turpit që ndiente nga komentet e njerëzve se ai “po jetonte me paratë e saj”.
-
Skandal në Rusi! E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
12 Korrik 2025, 12:18Një skandal ka tronditur Kremlinin, pasi është zbuluar se një zyrtar i lartë i afërt me Putinin ka përdorur avionë ushtarakë me vlerë 100 milionë dollarë për të transportuar të dashurën e tij nëpër Rusi.
-
Inteligjenca izraelite: Irani nuk e ka larguar uraniumin e pasuruar nga objektet bërthamore që goditi SHBA, mund të jetë ende nën rrënoja
12 Korrik 2025, 11:58Një burim i shërbimeve izraelite të inteligjencës deklaroi të enjten për agjencinë Reuters se uraniumi i pasuruar nuk ishte zhvendosur nga objektet e Fordow, Natanz dhe Isfahan, të gjitha në shënjestër të ofensivës së fundit. Kjo do të thotë se materiali ndodhet ende nën rrënojat e shkaktuara nga shpërthimet.
-
SHBA/ Aktivisti pro palestinez padit Trump dhe i kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim
12 Korrik 2025, 11:46Larg familjes së tij në Nju Jork dhe me frikën e dëbimit, Khalil kaloi muaj të tërë në ankth, ndërsa administrata Trump përpiqej ta dëbonte nga vendi për shkak të rolit të tij në protestat pro-Palestinë në Universitetin Columbia.
