Bota
-
Policia e Shtetit njoftoi se ka ekzekutuar urdhrin e dëbimit të shtetasit shqiptar. 26-vjeçari ishte arrestuar gjatë një hetimi për trafik droge, pasi ishte korrier midis Italisë dhe Shqipërisë
31 Mars 2025, 16:03 -
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars 2025, 16:00Përfshirja ushtarake amerikane në rezistencën ukrainase kundër pushtimit të rifilluar rus, që nga 24 shkurti 2022, ka qenë masive dhe me të vërtetë jetike që në fillim. Një investigim nga New York Times tregon si kurrë më parë, rëndësinë e aleancës së SHBA-ve për Kievin.
-
Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve (VIDEO)
31 Mars 2025, 14:15Sipas një padie policore, një dëshmitar kishte regjistruar një video ku shfaqej duke ecur në mënyrë të rrezikshme dhe pothuajse duke goditur një shtyllë elektrike. Në pamjet e policisë, shihet se pasqyra anësore e makinës së saj është e dëmtuar.
-
Çmontohet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë/ Arrestohen disa persona, gjendet lëndë narkotike me vlerë prej 482.500 euro
31 Mars 2025, 12:55Hetuesit zbuluan një plantacion të dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji. Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh.
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars 2025, 11:31Alexander Stubb sugjeroi se 20 prilli është një "kohë e mirë për një armëpushim të plotë pa asnjë kusht" në Ukrainë. Stubb udhëtoi në SHBA të shtunën, ku u takua me Trump në Florida dhe diskutoi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të dy vendeve, teksa diskutuan edhe për luftën në Ukrainë
-
Itali/ Arrestohet 38- vjeçari shqiptar, karabinerët i gjejnë sasi kokaine dhe marijuane në garazhin e shtëpisë
31 Mars 2025, 11:28Karabinerët dyshuan në lëvizjet e 38-vjeçarit pranë parkut Vitale. Gjatë kontrollit në magazinën e shtëpisë së tij, ata gjetën 2.2 kilogram kokainë dhe më shumë se 750 gram marijuanë, të ndara në disa pako.
-
Francë/ Le Pen dënohet me 4 vite burg për përvetësimin e fondeve të BE dhe përjashtohet për 5 vite nga kandidimi presidencial: Vendim politik (VIDEO)
31 Mars 2025, 11:16Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marin Le Pen, u dënua me 4 vjet burg dhe ndalim për 5 vjet të ushtrimit të detyrave të larta zyrtare, duke humbur kështu të drejtën për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 2027. Ajo ka abuzuar në dy periudha me fondet evropiane, për të cilat partia e saj u gjobit me 2 milionë euro dhe dëmshpërblim 4.4 milionë euro ndaj Parlamentin Europian. Le Pen nuk shkon në qeli.
-
Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump! Kryeministri: SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm
31 Mars 2025, 11:02Për kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, marrëdhënia e dikurshme me SHBA-në i përket historisë. Është bërë e qartë se SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm, tha ai
-
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve nga jugu i Gazës
31 Mars 2025, 10:44Që në orët e para të mëngjesit Izraeli ka vijuar bombardimet në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) lëshoi një paralajmërim për banorët zonën e Rafah dhe lagjet përreth që të largoheshin menjëherë
-
Momenti viral i Erdogan në lutjen e Fitër Bajramit: Allahu e mallkoftë Izraelin
31 Mars 2025, 10:35Sipas videos Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbas, i cili mbajti një predikim.
-
Somali/ SHBA nis sulm ajror kundra shtetit islamik
31 Mars 2025, 10:16Raportet fillestare tregojnë se shumë luftëtarë të ISIS në Somali janë vrarë dhe asnjë civil nuk është plagosur. Ky është operacioni i dytë ushtarak i AFRICOM kundër xhihadistëve në Somali brenda 48 orëve.
-
Macron i bën thirrje Izraelit t’i japë fund sulmeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit
31 Mars 2025, 10:12Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën t’i “japë fund sulmeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit”. Macron bën me dije ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrit izraelit ku ndër të tjera shprehet se i ka kërkuar këtij të fundit e ndihmat humanitare duhet të rifillojnë menjëherë
-
Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet
31 Mars 2025, 09:54Oliver Stone, i njohur për filmin e tij "JFK" të vitit 1991, i cili sugjeronte ekzistencën e konspiracioneve të nivelit të lartë në lidhje me vrasjen e Kennedy-t, pritet të ofrojë perspektivën e tij mbi këto dokumente të reja. Filmi i Stone ka qenë subjekt i debateve të shumta për shkak të interpretimit të tij mbi ngjarjet historike dhe duhet theksuar se është tentuar të ndalohet.
-
Musk shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit, shfaqja e fundit e pronarit të 'X' (VIDEO)
31 Mars 2025, 09:34Musk dhe grupet që e mbështesin kanë shpenzuar mbi 20 milion dollarë për të ndihmuar Brad Schimel, kandidatin e preferuar nga konservatorët, në garën e së martës, e cila do të përcaktojë drejtimin ideologjik të gjykatës. Kjo gjykatë pritet të vendosë për çështje kyçe në një shtet që shpesh ka qenë vendimtar në zgjedhjet amerikane.
-
Një rrezik i ri për sigurinë globale vjen nga Kina/ Ndërtohet 'arma e re' që e çon botën në errësirë
31 Mars 2025, 09:04Ekspertët kanë ngritur alarmin mbi rrezikun që kjo teknologji mund të përfaqësojë për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturat kritike. Duke qenë e përshtatshme për operacione të fshehta dhe sulme hibride, ajo mund të përdoret për të ndërprerë internetin dhe rrjetet strategjike të të dhënave.
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars 2025, 08:45Trump duket se ka zbutur retorikën e tij ndaj Putin pasi e kërcënoi me naftën ruse nëse nuk pranon marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Nga ana tjetër, ai ka kërcënuar Zelenskyn se do të ketë probleme të mëdha nëse do që të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla.
-
Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë
31 Mars 2025, 08:35Gjatë një interviste me NBC të shtunën, presidenti i SHBA tha “Ne do të marrim Groenlandën, 100 % i sigurt. Ka një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake … unë nuk heq asgjë nga tavolina."
-
Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë
31 Mars 2025, 08:26Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë. Sipas diplomatëve, kjo është një strategji jashtëzakonisht e ngjashme me negociatat që sollën fundin e luftës në Bosnje, 30 vjet më parë.
-
Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman, si kompanitë fiktive manipulojnë qytetarët
31 Mars 2025, 08:20Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe personane që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020.
-
Tërmeti me mbi 1700 të vdekur në Azinë Juglindore, OBSH bën thirrje për 8 milionë dollarë ndihma! Mianmar shpall një javë zie kombëtare
31 Mars 2025, 07:55Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka aktivizuar "nivelin më të lartë të urgjencës" dhe ka theksuar se janë të nevojshme donacione për të ofruar kujdes urgjent për traumën, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rikthyer shërbimet shëndetësore esenciale gjatë 30 ditëve të ardhshme.
