Bota
-
I riu u ndalua nga karabinierët e për një kontroll, gjatë një monitorimi rutinë të territorit. Gjatë kontrollit iu gjetën dy pako me kokainë, të mbyllura hermetikisht. Dy të tjera u gjetën të fshehura brenda automjetit.
19 Gusht, 16:50 -
-
Skandal korrupsioni në Ukrainë, ndalohet zv.shefja e Kabinetit të Zelensky-t! Nën hetim për skemën e pastrimit të 3.4 mln $ në sektorin e energjisë, shkarkohet edhe nga detyra
19 Gusht, 15:38Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë ka shtrirë hetimet deri në Presidencë, në atë që konsiderohet skandali më i madh i korrupsionit gjatë mandatit të Volodymyr Zelenskyt. Në qendër të dosjes është një skemë e dyshuar pastrimi parash që lidhet me aferën 100 milionë dollarëshe në sektorin e energjisë ku janë të përfshirë politikanë por edhe banka shtetërore Sense Bank
-
Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën
19 Gusht, 14:24Financial Times raporton se gjatë thuajse dy javëve bisedime me opozitën, ish-presidenti nuk është përmendur fare. Negociatat kanë qenë ngjallur diskutime brenda opozitës edhe për shkak të lënies mënjanë të lideres së saj më popullore, fitueses së Çmimit Nobel, María Corina Machado.
-
-
Shpërthimi i Ebolës në Kongo më vdekjeprurësi në historinë e vendit, mbi 2.300 viktima
19 Gusht, 13:52OBSH paralajmëron se epidemia mund të kthehet në më të madhën e regjistruar ndonjëherë, ndërsa rastet vijojnë të shtohen me ritme të shpejta.
-
Shpërthenin bankomatet me eksploziv dhe largoheshin me mijëra euro, goditet banda në Itali, 7 të arrestuar
19 Gusht, 13:33Shtatë persona u arrestuan pas një hetimi që zbuloi një skemë të mirëorganizuar. Nga sulmet ndaj bankomateve dhe sporteleve bankare dyshohet se u morën rreth 220 mijë euro.
-
Europa digjet nga flakët, detet ‘ziejnë’! Vala e të nxehtit detar rrit temperaturat deri me 6 gradë
19 Gusht, 13:30Studiuesit zbuluan “zgjerim masiv” të valëve të të nxehtit detar në vitin 2026, të cilat deri tani kanë prekur 90% të rajonit të Gjirit të Biskajës dhe bregdetit të Gadishullit Iberik, si dhe 80% të Mesdheut perëndimor.
-
Franca miraton ligjin për vdekjen e asistuar, hyn në fuqi
19 Gusht, 12:24Këshilli Kushtetues e konsideroi ligjin në përputhje me Kushtetutën javën e kaluar, duke vendosur disa rezerva lidhur me zbatimin e tij.
-
Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë, 10 të vdekur! Evakuohen 21 mijë banorë
19 Gusht, 11:30Në provincën Sichuan, pesë persona humbën jetën pasi uji i shiut u grumbullua në çatinë e një ndërtese dhe shkaktoi shembjen e një muri gjatë një feste për studentët që kishin kaluar provimet e pranimit në universitet.
-
-
Media: Teherani po shqyrton mundësinë e sulmit ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropë! NATO: Gati të përballemi me çdo kërcënim
19 Gusht, 10:25Forcat iraniane mund të ndërmarrin sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë. Qiproja thuhet gjithashtu se mund të vihet në shënjestër
-
Sulmi më i madh ukrainas ndaj Moskës, mbi 800 dronë godasin Rusinë! Putin: Ekonomia jonë po dëmtohet
19 Gusht, 09:53Sipas kryebashkiakut të Moskës, 620 dronë kishin si objektiv kryeqytetin rus. U goditën infrastruktura energjetike dhe qendra logjistike të Wildberries. Rusia sulmoi Kharkivin, 10 të vrarë. Zelensky: “Sulm brutal”.
-
Ish-ministri i Mbrojtjes së Ukrainës sfidon Zelenskyn, Fedorov bën thirrje për zgjedhje presidenciale: Demokracia s’mund të mbahet peng nga Rusia
19 Gusht, 09:24Politikani, shkarkimi i papritur i të cilit muajin e kaluar shkaktoi një valë protestash, tha se Ukraina duhej të “rikthente një proces të plotë demokratik edhe në kushtet e një lufte të zgjatur”, në një video-mesazh të publikuar online vonë të martën në mbrëmje.
-
Trump shtyn për tre ditë tarifën doganore prej 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje
19 Gusht, 08:54Dhoma e Tregtisë e SHBA-së kishte paralajmëruar se tarifa të tilla do të dëmtonin të dyja ekonomitë, do të rrisnin kostot për konsumatorët amerikanë dhe do të trazonin zinxhirët e furnizimit.
-
Sfida e Trump: Hormuzi është i yni! Presidenti po bllokon bisedimet dhe tani dëshiron të fundosë ngadalë Teheranin
19 Gusht, 07:52Trump deklaroi se "nuk janë duke u zhvilluar ose planifikuar bisedime" me regjimin islamik: Bllokada jonë detare mbetet në vend, minat janë hequr ose shpërthyer.
-
-
Administrata e Trump, më e pasura në historinë moderne të SHBA-së! 57 zyrtarë me pasuri mbi 100 milionë dollarë
18 Gusht, 19:55Me dhjetëra multimilionerë dhe miliarderë në poste kyçe, administrata e Donald Trump rezulton më e pasura në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Një raport i ri tregon se 57 zyrtarë të saj kanë pasuri mbi 100 milionë dollarë.
-
Izraeli ndërton qendrën e parë për dënimet me varje, ministri i Sigurisë Kombëtare: Terroristët meritojnë vetëm vdekjen
18 Gusht, 18:56Sipas autoriteteve izraelite, qendra do të ketë edhe ambiente të posaçme vëzhgimi, ku familjarët e viktimave të sulmeve terroriste do të mund të ndjekin ekzekutimet. Në njoftim thuhet se atyre do t'u pajisen me leje të posaçme hyrjeje.
-