Bota
-
Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në Konferencën Botërore të Klimës në Paris në vitin 2015, pothuajse me siguri nuk do të arrihet
22 Tetor, 14:28 -
Çfarë është PHP dhe pse shkaktoi një tension global për sigurinë kibernetike?
22 Tetor, 09:28Për më shumë se një dekadë, disa probleme kishin mbetur të pazbuluara në teknologjinë që mbështet pjesën më të madhe të internetit. U desh inteligjenca artificiale për t’i nxjerrë në dritë dhe shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike.
-
Konflikti në Lindjen e Mesme, digjen 3 anije në Hormuz! Trump paralajmëron: Diçka do ndodhë së shpejti
22 Tetor, 07:34Tre anije u përfshinë nga flakët gjatë natës në Ngushticën e Hormuzit pasi goditën mina detare, njoftoi Garda Revolucionare Iraniane. Sipas mediave SHBA-të dhe Izraeli po shqyrtojnë mundësinë e sulme të rejave në Iran pas zgjedhjeve të mesit të mandatit.
-
Arrestohet 'krahu i djathtë' i Orbanit! Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë nën akuzë për mashtrim ekonomik, në kërkim edhe djali i tij
21 Tetor, 21:09Prokuroria dyshon se Gyorgy Matolcsy dhe djali i tij u përpoqën të merrnin kontrollin e pasurive me vlerë rreth 547 milionë euro për të kryer investime në përfitim të tyre. Ish-guvernatori ishte një nga njerëzit më të afërt të Viktor Orbanit
-
-
Putin pajtohet për rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën! Kremlini: Po shkojmë drejt fundit të luftës
21 Tetor, 20:38Një raund i ri bisedimesh trepalëshe midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës mund të zhvillohet në Abu Dhabi në mesin e nëntorit, tha këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov
-
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
21 Tetor, 19:22Mesazhet nga Moska nuk janë diçka e re për vendet e Ballkanit Perëndimor që po përparojnë drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Zyrtarët rusë prej vitesh kritikojnë zgjerimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
-
Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online në të gjithë Evropën
21 Tetor, 17:59Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online.
-
Pritet të arrijë kulmin në dhjetor, OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin 'El Ninjo'
21 Tetor, 17:36Fenomeni El Ninjo rrit temperaturat e sipërfaqes së ujit në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor pranë ekuatorit, duke shkaktuar ndryshime globale në erëra, presion atmosferik dhe modelet e reshjeve të shiut.
-
Rusia e akuzoi se luftoi për Ukrainën, 74-vjeçari amerikan del nga burgu pas 4 vitesh! Trump: Putini e liroi me kërkesën time, kthehet pranë familjes
21 Tetor, 15:52Hubbard, ish-mësues nga shteti i Miçiganit, u dënua në vitin 2024 me gati shtatë vite në një koloni penale ruse. Autoritetet ruse e akuzuan se kishte shërbyer në një njësi mbrojtëse në qytetin ukrainas të Iziumit, ku dyshohet se u kap nga forcat ruse pak pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022.
-
Lufta në Ukrainë/ I dërguari i Trump takon Putinin në Shën Petersburg një ditë pas bisedimeve me Zelenskyn
21 Tetor, 15:46Kremlini tha se ishte gati të ngrinte frontin si një hap të parë drejt arritjes së një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.
-
Spanjë/ Shqiptari kishte rolin e 'noterit' të trafikantëve, kapet me 2.1 ton kokainë në një varkë
21 Tetor, 15:36Në bordin e anijes u gjetën 70 pako me kokainë. Sipas hetuesve, shqiptari kishte rolin e një lloj “noteri” për grupet kriminale që do të merrnin drogën, duke kontrolluar nëse transporti po zhvillohej sipas planit.
-
'Deklarata të papranueshme dhe idiote', Macron i përgjigjet Trump-it pas trazirave në Francë: Po e përdor vendin tonë për fushatë politike!
21 Tetor, 15:28Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar Donald Trumpin dhe udhëheqës të tjerë të huaj se po përpiqen të përfitojnë politikisht nga trazirat në Francë, duke përhapur pretendime të pabazuara për emigrantët dhe myslimanët.
-
Investigimi/ ‘Fox News’ zbulon rrjetin global të ‘kaosit’ me 101 organizata në 9 vende, mes tyre grupe ‘Antifa’! Si koordinohen protestat e dhunshme nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja
21 Tetor, 10:24Investigimi i ‘Fox News’ identifikon një rrjet organizatash të ekstremit të majtë, komuniste, socialiste dhe islamiste, që promovojnë dhe koordinojnë mobilizimet në Europë. Komunikimi dhe organizimi i protestave bëhet përmes kanaleve në Telegram dhe platformave online, ndërsa rrjeti shtrihet edhe në SHBA. Për 20 nëntorin është paralajmëruar një grevë ndërkombëtare e të rinjve.
-
SKEDA/ Nga burgimi deri në 12 vite te gjobat për prindërit e të miturve dhe 500 ushtarë në Milano! Çfarë parashikon dekreti i ri i sigurisë në Itali për protestat e dhunshme
21 Tetor, 08:47Kryeministrja Giorgia Meloni i cilësoi shqetësuese pamjet e dhunës, veçanërisht përfshirjen e të rinjve në plaçkitje dhe shkatërrime. Ajo njoftoi gjithashtu shtimin e vendeve në qendrat e paraburgimit dhe të gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë për të miturit.
-
Protestat e dhunshme në Itali, dyshime për ndërhyrje ruse! Ministri i Mbrojtjes: Është luftë hibride, zhvillohet përmes Tik Tok dhe platformave të tjera në rrjetet sociale
21 Tetor, 08:14Edhe ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, ka kërkuar që çështja të hetohet më tej. Ai ka vënë në dukje se, megjithëse mobilizimi i të rinjve dukej spontan, mënyra se si u zhvilluan ngjarjet ngre dyshime për organizim dhe përpjekje për destabilizimin e rendit publik.
-
Zelensky: SHBA-ja, Kina dhe Rusia nuk mund të vendosin për fatin e Ukrainës pa përfshirjen e saj
21 Tetor, 08:10Zelensky ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë bisedimeve me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, janë diskutuar ide konkrete për arritjen e paqes, përfshirë mundësinë e një takimi trepalësh mes liderëve.
-
Protestat e dhunshme/ Njerëz të shtrirë në tokë dhe goditje me shkopinj gome, si e përdor forcën policia në Danimarkë për shpërndarjen e demonstruesve! Pastorët ‘në krye’ të aksionit (VIDEO)
21 Tetor, 07:56Ndryshe nga ç'po ndodh në Shqipëri, gjatë protestave të dhunshme në Danimarkë reagimi i Policisë ka qenë shumë më i ashpër, duke mos kursyer goditjet me shkopinj gome ndaj të pabindurve, edhe kur ata kanë qenë të shtrirë në tokë.
-
Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit, shqetësime nga presidenti për kompetencat e ushtarakëve
20 Tetor, 21:09Shqetësimi kryesor lidhej me dhënien e kompetencave të policisë gjyqësore 500 ushtarakëve që do të dërgohen në Milano deri më 31 dhjetor. Presidenti Sergio Mattarella thuhet se është kundër zgjerimit të detyrave të ushtarakëve, të cilët nuk kanë formimin e posaçëm në fushën e policisë gjyqësore.
-
Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet! Dialog mes palëve
20 Tetor, 21:05Volker Turk përkrah të drejtën për të protestuar, por dënon qartazi dhunën e vandalizmin ndaj pronës publike e private. Ai shpreh shqetësim edhe për përdorimin jo proporcional të forcës policore dhe kërkon hetim të menjëhershëm për çdo akuzë.