Bota
-
Një tërmet me magnitudë 6,9 është regjistruar në Japoninë jugperëndimore, duke bërë që autoritetet lokale të lëshojnë një alarm për cunami.
13 Janar 2025, 15:56 -
Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë
13 Janar 2025, 15:38Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (HUR) tha se dy ushtarët koreanoveriorë, që u kapën teksa po luftonin për Rusinë, po vazhdojnë të merren në pyetje.
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar 2025, 15:19Partia e ekstremit të djathtë gjerman AFD premton të nxjerrë Gjermaninë nga BE në rast të ardhjes në pushtet. Lufta ndaj emigracionit deportimet massive dhe një vepriim I njëjtë me atë të Britanisë do të jenë shtyllat kryesore elektorale të ekstremit të djathtit dhe kandidates së tij për kancelare Alice Weidel.
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar 2025, 14:49Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë re mbi disa instalime ushtarake në Bavari
-
Los Anxhelos, beteja me zjarret, konspiracionet dhe lajmet false
13 Janar 2025, 14:13 -
Biden dhe kryeministri izraelit bisedë telefonike për armëpushim në Lindjen e Mesme
13 Janar 2025, 12:58Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një telefonatë më kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu të cilit i ka shprehur nevojën për një armëpushim urgjent në Lindjen e Mesme. Netanyahu takoi gjithashtu edhe të dërguarin e Trump
-
Shqiptarja kapet në Milano me veshje e çanta me vlerë 7 mijë euro, po tentonte të ikte pa i paguar nga qendra e njohur tregtare
13 Janar 2025, 11:46Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare "Rinascente", e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar 2025, 11:22Zoran Millanoviç e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave. Presidenti Begaj e uron për fitoren
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar 2025, 09:20Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, zjarret që prej disa ditësh kanë shkatërruar Los Anxhelosin vazhdojnë të zgjerohen, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 24
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar 2025, 08:20Zvicra është e gatshme të presë një takim mes presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar 2025, 08:05Motori i BE, Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme kur Donald Trump të marrë detyrën si president. Probleme masive ka edhe në politikën ekonomike dhe financiare
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar 2025, 07:46Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar 2025, 21:56Operacioni i fundit të nëntorit të vitit të kaluar pas një ndjekjeje nëpër qytet, përfundoi në Gjykatën e Macerata me një marrëveshje dënimi me 3,5 vite burgim për secilin nga 4 të arrestuarit. Por dënimi u konvertohet në arrest shtëpiak nga gjyqtarja e çështjes, edhe pse kishin precedentë penalë. U kapën me 120 bizhuteri ari e ora të vjedhura
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar 2025, 21:43Gjatë kontrollit, në portofolin e 24-vjeçarit shqiptar u gjetën pesë mbështjellës me doza të tjera kokaine, si dhe 345 euro para cash, që mendohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm
-
Rumani, mijëra protestues demonstrojnë kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale
12 Janar 2025, 20:58Dhjetëra mijëra rumunë protestuan të dielën në kryeqytetin Bukuresht kundër vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi një kandidat i panjohur fitoi raundin e parë.
-
Biden bisedon me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
12 Janar 2025, 20:41Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa zyrtarët amerikanë po përshpjetojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e 98 pengjeve si dhe për armëpushim në Gazë, përpara 20 janarit.
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar 2025, 20:11Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte se Serbia është e interesuar të jetë vendi ku të mbahet takimi mes Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, dhe Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, dhe se mund të garantojë siguri të plotë për të dy presidentët.
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar 2025, 18:47I emëruari nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, senatori republikan i Floridës, Marco Rubio është një kritik i njohur i Kinës. Pavarësisht se qeveria e Pekinit vuri sanksione ndaj tij në vitin 2020, zoti Rubio thotë se ka besim, siç shprehet ai që 'të gjejë një zgjidhje' për t'u angazhuar me Kinën, nëse konfirmohet për rolin e kryediplomatit.
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar 2025, 17:55Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV), është duke shënuar rënie në veri të Kinës, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën.
-
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
12 Janar 2025, 17:51Një studim i ri i publikuar në revistën prestigjoze “The Lancet” thotë se numri i viktimave të luftës në Gazë është rreth 64 mijë, rreth 40% më e lartë se shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi.