Bota
-
Në sallën e parlamentit europian, eurodeputetja rumune Diana Iovanovici ndërpreu disa herë fjalën e lideres liberale Hayer, teksa po flitej për ndërprerjen e shtatzanisë. Eurodeputetja rumune u largua nga salla me forcë mes fërshëllimave të eurodeputetëve të tjerë.
18 Korrik 2024, 12:58 -
Tragjedi në Francë/ Bie zjarr në një pallat! 7 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë
18 Korrik 2024, 09:49Një zjarr i rënë në një ndërtesë në Nice të Francës i ka marrë jetën 7 persona, mes të cilëve edhe 3 fëmijë. Prokuroria po heton për zjarrvënie të qëllimshme.
-
Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën
18 Korrik 2024, 09:44Gjermania është duke planifikuar që gati të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, prej rreth 8 miliardë eurove në rreth 4 miliardë, sipas një drafti të buxhetit të miratuar nga Qeveria.
-
Berlini përgatitet për një presidencë të mundshme të Trumpit
18 Korrik 2024, 08:57Shumë politikanë gjermanë shpresojnë se Joe Biden do të rizgjidhet president. Por Berlini po përgatitet edhe për për skenarin më të keq - një fitore të mundshme të Trumpit.
-
Kandidati për nënpresident, Vance mban fjalimin në Kuvendin e Republikanëve: Amerika do jetë sërish e mrekullueshme, do fitojmë
18 Korrik 2024, 07:45Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J.D. Vance, në fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane foli mbi fëmijërinë e tij në qytetin industrial Midëlltaun të Ohajos, dhe përpjekjet e tij për të mbështetur klasën punëtore.
-
Joe Biden rezulton pozitiv me COVID! Reflekton për tërheqjen nga gara: A mund të fitojë Harris? (VIDEO)
18 Korrik 2024, 07:26Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, doli pozitiv me Covid dhe iu desh të ndërpresë fushatën e tij në Las Vegas. Diagnoza e tij përkon me Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe thirrjet e demokratëve për largimin e tij nga gara për president.
-
Borrell takohet me Gjuriçin, kërkon angazhim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
17 Korrik 2024, 21:25Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe avancimit të rrugës së Beogradit drejt bllokut evropian.
-
Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra
17 Korrik 2024, 20:09Kjo video e re po bën xhiron e mediave sociale. Pamjet tregojnë këndin dhe trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump.
-
NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë
17 Korrik 2024, 19:31Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Patrick Turner është emëruar për të udhëhequr Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë (NRU).
-
Pajisja misterioze: A po komunikonte atentatori i Donald Trump me dikë tjetër?
17 Korrik 2024, 19:17Mediat amerikane kanë publikuar për herë të parë një foto të celularit të atentatorit të Donald Trump
-
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump
17 Korrik 2024, 16:31Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani
-
-
Lufta në Ukrainë/ Medvedev: Hyrja në NATO e Kievit do të thotë luftë globale dhe rrezik i shkatërrimit të planetit
17 Korrik 2024, 14:35Një tjetër paralajmërim nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev për Kievin: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një deklaratë lufte kundër Moskës dhe vetëm "maturia" nga ana e aleancës mund të parandalonte copëtimin e planetit
-
Pas konstituimit Parlamenti Europian, pritet të votojë rezolutën për Ukrainën
17 Korrik 2024, 13:13Pas konstituimit Parlameti Europian pritet të marrë vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme ku parashikohet miratimi i një rezolute për luftën në Ukrainë, krijimi i Byrosë së Parlamentit, ngritja e komisioneve të përhershme dhe delegacioneve ndërparlamentare
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik 2024, 11:36Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qasje të mjaftueshme në marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit
-
Një 'alarm i rremë' në Rusi lë një milion njerëz pa rrymë
17 Korrik 2024, 10:27Operatori rus i energjisë bërthamore, Rosenergoatom, tha se ka mbyllur një njësi të termocentralit bërthamor të Rostovit, për shkak të një “alarmi të rremë”.
-
Zhgënjimi me ligjet e Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X
17 Korrik 2024, 09:13Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit.
-
Atentati ndaj ish-presidentit, a do të ndryshojë trajektorja e garës presidenciale?
17 Korrik 2024, 09:02Atentati ndaj ish Presidentit Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden.
-
Mbi 60 palestinezë të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gazë
17 Korrik 2024, 08:16Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestinezë në Gazën jugore dhe qendrore gjatë ditë së djeshme dhe natës së shkuar, raportojnë agjencitë e lajmeve.
-
SHBA/ Ish-analistja e CIA-s akuzohet se punonte për Korenë e Jugut
17 Korrik 2024, 07:57Një specialiste e politikës së jashtme, e cila dikur punonte për CIA-n dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përballet me akuza se ka punuar si agjente e paregjistruar e qeverisë së Koresë së Jugut në këmbim të dhuratave luksoze dhe sendeve të tjera.