-
Carlo Bollino: Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)
Institucionet harrojnë se, pa pasur akses në detajet e lajmeve, edhe gazetari më i mirë ose më i ndershëm rrezikon të bëhet prodhues i fake news.
8 Gusht -
Carlo Bollino: Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Në emër të vlerave, sigurisht themelore, si siguria, rendi dhe solemniteti i seancës gjyqësore, kryetari i GJKKO Erion Bani fshin një parim tjetër jo më pak të rëndësishëm të një procesi gjyqësor: transparencën! Në sallën e gjyqit ndalohet edhe përdorimi i telefonave celularë jo vetëm për gazetarët, por edhe për avokatët dhe prokurorët.
5 Gusht -
EDITORIAL/ Ai lapsus në Instagram që i shton dyshimet ndaj Agron Shehajt (VIDEO)
Në vetëmbrojtjen e tij, Agron Shehaj ngatërron shitësin me blerësin e vilës 15 milionë euro. Një arsye më shumë për të kërkuar një verifikim edhe nga ana e institucioneve shtetërore.
16 Korrik -
Carlo Bollino: A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?
Format e pushtetit ndryshohen përmes votës, jo me histerinë e disa të ekzaltuarve që bërtasin përpara celularit e më pas e postojnë histerinë e tyre në rrjetet sociale. Po sa janë ata që e duan këtë formë kaq të çuditshme dhe komike qeverisjeje kolektive për Shqipërinë e re?
6 Korrik -
Carlo Bollino: “Revolucionarët” i marrin dhunën Berishës duke shënuar fundin e tyre si ai
Të shohësh deputetë të detyruar të largohen përballë një grupi prej rreth 100 protestuesish që bërtasin, apo t'i shohësh të poshtëruar me hedhje vezësh, nuk fyen Parlamentin dhe as politikanët. Fyen popullin që i ka zgjedhur.
2 Korrik -
Carlo Bollino: Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?
Edhe plani i fundit ngjan po aq qesharak sa “Republika Esperantiste e Ishullit të Trëndafilave”, e themeluar në det të hapur në vitin 1968. Por, nëse flasim seriozisht, sheshi ka të drejtën e plotë të kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës dhe të qeverisë në detyrë. Pas kësaj kërkese ekziston vetëm një rrugë institucionale dhe legjitime që "revolucioni" ka të drejtë të kërkojë: zgjedhje të parakohshme. Gjithçka tjetër përbën një përpjekje për përmbysjen e rendit kushtetues.
28 Qershor -
Carlo Bollino: Ja si radikalizmi i kërkesave po i shpërdoron energjitë pozitive të protestës
Revolucioni i flamingove nuk është një grusht shteti. Megjithatë, ai pretendon të arrijë të njëjtat rezultate. Një protestë paqësore që i vendos vetes objektiva të parealizueshme dhe antikushtetuese përfundon duke u shndërruar në një kontradiktë pa kuptim, aq utopike sa, herët a vonë, do të zbrazet plotesisht nga energjia e saj dhe nuk do të zgjojë më interesin e askujt.
25 Qershor -
Carlo Bollino: Demonstruesit të mos imitojnë Sali Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar
Refuzimi për të pranuar një takim të propozuar nga kryeministri është një qëndrim i pakuptueshëm dhe për këtë arsye krejtësisht “berishian”: nëse ulesh në tavolinë me Edi Ramën, në fund fiton ai, përsërit “Doktori”. Pikërisht për këtë arsye, që kur është bindur për këtë, ai preferon të humbasë pa negociuar.
21 Qershor -
Carlo Bollino: Një protestë pa liderë, çfarë pjese të popullit përfaqëson? Një referendum mund ta sqaronte këtë pikëpyetje
Ka ardhur koha që kjo lëvizje, e cila zbret në shesh, të organizohet në një forcë politike zyrtare, e gatshme për t’u përballur dhe për t’u matur përmes zgjedhjeve, e vetëm më pas të kërkojë dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë, sot jemi shumë larg një situate të tillë: organizatorët e protestës ende as nuk njihen.
9 Qershor -
Carlo Bollino: Leksionet nga protesta që godet Ramën dhe zëvendëson opozitën!
Pas protestës për armët kimike dhe asaj të studentëve, kryeministri përballet për herë të tretë me një protestë reale. A do të tërhiqet familja Trump siç bënë në Beograd?
4 Qershor -
Carlo Bollino: “Drejtësi me çdo kusht” e SPAK-ut dhe një mësim që vjen nga Shtetet e Bashkuara
Reforma në drejtësi e vendosur në Shqipëri në kushte emergjence rrezikon të përsërisë të njëjtat gabime të drejtësisë emergjente të miratuar në shtete të tjera, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
26 Maj -
Këlliçi dhe dhëndri tani në sitën e GJKKO për fyerjet dhe shpifjet ndaj gazetarit Carlo Bollino!
Gjykata penale shpall moskompetencë. Tani provat mbi akuzat fallco ndaj gazetarit dy të pandehurit duhet t’ja dorëzojnë Gjykatës së Posaçme. Deri më sot, në dy vitet që ka nisur gjyqi, nuk kanë sjellë asnjë copë dokument.
25 Maj -
Carlo Bollino: Drejtësia e Robespierre apo ajo e Beccaria-s? Pas skenës së Ilir Metës në kafaz, në cilën anë janë SPAK dhe Shqipëria?
Seancat pa kamera, të pandehur të izoluar brenda kafazit, dosje të fshehta: drejtësia e re po na tregon mangësi të frikshme, duke filluar nga mungesa e respektit ndaj prezumimit të pafajësisë për të paraburgosurit. Kështu dështoi edhe Mani Pulite në Itali
28 Prill -
Carlo Bollino: Seancat e GJKKO duhet të jenë të hapura edhe për kamerat dhe televizionet, mjaft me një ndalim që shkel Kodin
Kodi i Procedurës Penale nuk lë hapësirë për interpretime arbitrare. Neni 339 është shumë i qartë: “Seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme”. Nuk është një rekomandim, por një parim i detyrueshëm, shkelja e të cilit sjell madje pavlefshmërinë e procesit.
25 Prill -
Dhëndri pas 6 vitesh gënjeshtra e 'saktëson': Po, tokën ku ndodhet Report Tv tani e ka shteti, por para 100 vitesh ka qenë private (VIDEO)
Me versionin e ri të paraqitur sot para kamerave (që në fakt Syri e ka fshehur urgjentisht nga video e publikuar online me urdhër të familjes, pasi pjesa inteligjente e saj e ka kuptuar se Abi kishte bërë gafën e radhës), Jamarbër Berisha, së bashku me Belon, mbeten për të vërtetuar me fakte dhe jo me llafe shpifje të tjera. Pa sjellë provat do të dënohen.
14 Prill -
Carlo Bollino: Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës
Kur opozita ka me të vërtetë mbështjetjen e popullit mund me lehtësi edhe një shtet-mafia siç ishte shndrruar Hungaria
12 Prill -
Carlo Bollino: Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton
Ka diçka të sëmurë në pretendimet evropiane që e konsiderojnë si shprehje të liberalizmit, instrumentin e tmerrshëm të shpifjes. Sot emergjenca e vërtetë në Shqipëri janë fushatat e baltës, të shndërruara në një armë brutale që përdoret nga politika për të intimiduar kundërshtarët, jo numri i kallëzimeve kundër shpifjes. Dhe shpifje ka sa të duash, nuk ka nevojë të mbrohet edhe më shumë.
25 Mars -
Carlo Bollino: Gazetaria e “leshit” alla Bushati, që ofendon një gazetare profesioniste vetëm pse ka kurajon t’i thotë të vërtetën Sali Berishës
Është e paimagjinueshme deri në ç’pikë ka mbërritur pafytyrësia në këtë profesionin tonë… të arrish të shesësh kolegen për t’u bërë leckë në emër të atij që të jep rrogën
23 Mars -
Carlo Bollino: Rasti Balluku nuk ka asnjë lidhje me historinë e gjyshit të saj, prandaj nuk ka vend për viktimizim
Ndryshe nga çfarë ka bërë Enver Hoxha me Ballukun e parë 51 vite më parë, sot sistemi politik që e ka krijuar nuk e ka tradhtuar Ballukun e dytë, por e ka mbrojtur hapur, edhe në raport me SPAK, duke penguar arrestimin e saj. Nuk kuptohet, pra, në çfarë spiraleje ''komunisto-sorosiane'' paska rënë ish-zëvendëskryeministrja, siç pretendon klani i saj politik-mediatik-familjar.
13 Mars -
Carlo Bollino: Rasti “Balluku” dhe nisma e “Shqiptarja” mbi prezumimin e pafajësisë
Të rikujtosh parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë si ka bërë sot Edi Rama për Belinda Balluku, është një revolucion për të gjithë ne që çdo ditë e shohim atë të shkelet. Por është një revolucion edhe për shoqërinë civile, e cila duhet të kërkojë me zë të lartë respektimin e tij. Duke filluar nga sot në fund të çdo artikulli të ''Shqiptarja.com'' që prek tema të drejtësisë do të publikojmë një shënim që rikujton këtë parim.
9 Mars