Ekonomi
-
Sejko është shprehur se si rezultat i rënies së shpejtë të inflacionit, vendi e ka rikuperuar plotësisht goditjen që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
16 Tetor 2024, 15:53 -
Fermerët e Kukësit kërkojnë traktorë e autokombanja! Zv/ministri i Bujqësisë: Qeveria financon 50 % të vlerës, por ka disa kritere
16 Tetor 2024, 15:28Fermerët e Kukësit gjenden në vështirësi financiare për të blerë mjetet bujqësore, ndaj kërkojnë financim nga Qeveria. Zv/ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote tha se është çelur aplikimi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Ferma, por fermerët duhet të plotësojnë disa kritere për të përfituar fonde.
-
Fatos Çoçoli: Përfitimet ekonomike të ditës historike të shqiptarëve
16 Tetor 2024, 14:52Me bisedimet konkrete të anëtarësimit, mundemi pothuajse të dyfishojmë pjesën tonë në projektet e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, të mbështetura nga BE dhe Procesi i Berlinit. Me nisjen e bisedimeve teknike, bëhet gjithnjë më e lehtë dhe më e mundur që të kërkojmë fonde të tjera. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është pjesë e rëndësishme e Rrjetit të Transportit TEN-T të BE-së dhe mund të përfundojë dhe më shpejt se viti 2028!
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, makineria e re nis nivelimin! Përfundon në vitin 2025
16 Tetor 2024, 13:57Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas vijojnë me intensitet të lartë.
-
Shoferët problematikë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! Drejtuesja e AMF: 7 faktor risku, më të penalizuar ata që kanë mbi 2 aksidente e mjet me 3 mijë kubik
16 Tetor 2024, 10:42Nga 1 janari, siguracioni i makinës do të ndryshojë. Të gjithë ata drejtues të moshës 18-21 vjeç, ata që kanë shkaktuar aksidente apo kanë makinë me fuqi mbi 3 mijë kubik do të paguajnë më shumë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se diferencimi i sigurimit bazuar në këta faktorë risku bëhet për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve.
-
Plazhet publike, operatorët turistikë të Durrësit pro nismës së Qeverisë! Xhepa dhe Luku: Presim të njihemi zyrtarisht me draftin e reformës në turizëm
15 Tetor 2024, 17:07Operatorët turistik të Durrësit mbështesin në parim nismën e Qeverisë për plazhet publike por kërkojnë që drafti të diskutohet me gjithë aktorët e turizmit.
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor 2024, 16:15Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi të martën me debate rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023, pasi kreu i këtij institucioni kaloi disa seanca të gjata dëgjimore në këtë komision.
-
20 euro në vit për çdo krevat! Qeveria rikthen taksën e sheshtë për sektorin e turizmit
15 Tetor 2024, 15:51Qeveria pritet të rikthejë taksën e sheshtë vetëm në sektorin e turizmit. Brenda vitit 2030, pritet që të gjitha strukturat akomoduese sezonale të paguajnë 20 euro në vit për çdo krevat të shfrytëzuar për turizëm. Kjo masë ndërmerret pasi strukturat sezonale janë shtuar më shumë se hotelet gjatë viteve të fundit, ndërkohë që nuk paguajnë taksa.
-
Strategjia/ Shqipëria 2030 jo me fokus numrat por drejt turizmit elitar, jo më resorte me vila, por hotele me shërbime! Skemë investimi me koncesione e subvencione
15 Tetor 2024, 13:16‘Shqipëria, destinacioni më emocionues në Evropë’, kështu është titulluar strategjia e re e turizmit 2024-2030, e cila ka në fokus zhvillimin e turizmit elitar përtej shifrave për milionat e pushuesve. Në strategji thuhet se është koha për të stopuar ‘fshatrat turistik’ e për të kaluar tek resortet me hotele që shtojnë ofertën turistike. Skema e re e investimeve në sektor përfshin subvencionim interesash për kreditë, e deri tek koncesionet apo dhënie të pronës publike privatit.
-
Shqipëria, një hap më tej drejt anëtarësimit në SEPA, kursimi vjetor deri në 20 mln euro
15 Tetor 2024, 11:17Shqipëria pritet që muajit e ardhshëm të të anëtarësohet në Tregun Unik të Pagesave në Euro, i njohur si SEPA
-
‘Expo Albania’ qendër e re për koncerte e panaire! Do ndërtohet në Farkë të Tiranës, 6 ha sipërfaqe, brenda edhe hotele me me 3-4 yje
14 Tetor 2024, 17:55Një qendër shumëfunksionale do të ndërtohet në Farkë, ku do të zhvillohen panaire, evente apo koncerte. Qendra Expo Albania më e madhja në Ballkan do të ketë brenda territorit të saj edhe hotele me 3-4 yje. Qeveria thotë se ky investim në pronën shtetërore, do sjellë miliona të ardhura në buxhet si dhe do tërheqë investitorë të huaj.
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor 2024, 17:53Unaza e madhe e Tiranës do të dorëzohet brenda këtij viti. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin e gjashtë, zëvendëskryeministrja dhe drejtori i ARRSH-së thanë se në këtë lot qarkullimi do të lejohet me shpejtësi deri në 140 kilometra në orë, pasi konsiderohet autostradë e kategorisë A.
-
-
STUDIMI/ Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit
14 Tetor 2024, 08:34Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse. Së dyti për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në 14 mijë euro në vitin pasardhës
-
Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin punimet! Nga 90 km shpejtësia në 130 km/orë! Pamjet me dron
14 Tetor 2024, 08:17Prej disa ditësh kanë filluar punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Ky projekt ambicioz pritet të kushtojë 34 milionë euro dhe synon të zhbllokojë një nga arteriet kryesore të transportit në vend, duke ofruar më shumë komoditet dhe siguri për udhëtarët.
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor 2024, 17:34Blerjet nga të huajt po mbajnë çmimet e pronave të larta! Shitjet e apartamenteve në vend kanë arritur në shifra rekord. Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti, rritje me 2.7 miliardë lekë krahasuar me vjet
-
Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim
13 Tetor 2024, 14:20Banka e Shqipërisë po vazhdon me blerjen e euros në tregun valutorë me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe për të rritur rezervën valutore. Por as këto ndërhyrje nuk e ndaluan rënien e euros e cila aktualisht po këmbehet me 98 lekë.
-
Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë
13 Tetor 2024, 12:04Pagat e reja në ushtri do të garantojnë shtesë financiare nga 18 mijë në 40 mijë lekë në muaj për disa kategori brenda Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes, informon se rritjen do ta gëzojnë 8 sektorë, nga forcat speciale, te mjekët e infermierët që shërbejnë në ushtri.
-
Reportazh/ Report TV me fermerët e grurit në ‘hambarin e Myqezesë’: Shteti na ka braktisur, punojmë për mbijetesë
12 Tetor 2024, 17:21Në zonën Topojë- Seman të Fierit që njihet si ‘hambari i Myzeqesë’, fermerët kanë nisur punën për mbjelljen e grurit të ri. Pavarësisht faktin se vitin e shkuar dolën me humbje ata nuk heqin dorë pasi kanë investuar në bujqësi.
-
Anulimi i fluturimit nga Milano, reagon “Air Albania”
12 Tetor 2024, 16:43Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas anulimit të fluturimit Milano-Tiranë, i planifikuar pasditen e djeshme në orën 16.50, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë u lanë në aeroport.