Ekonomi
-
Paketa e de-euroizimit e ndërmarrë në vitin 2017 nga Banka e Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, do të rishikohet për shkak të luhatjeve të monedhës evropiane në kursin e këmbimit. Ajo nuk ka pasur efekt pasi pas 5 vitesh në fuqi, shumica e transaksioneve në vend bëhet në euro, duke shtuar më shumë valutën në treg. Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro do të kishte efekt pozitiv edhe tek kursi i këmbimit.
5 Dhjetor 2023, 16:45 -
Në 2022, më pak të punësuar me pagë, u rrit vetëpunësimi! INSTAT: Vitin e kaluar informaliteti në tregun e punës arriti 28%
5 Dhjetor 2023, 16:01Në vitin 2022 informaliteti në tregun e punës është rritur me 1.2% dhe në total sipas të dhënave të INSTAT ishin mbi 366 mijë qytetar punonjës informal. Nga ana tjetër vjet u ul numri i të punësuarve që marrin pagë mujore, ndërkohë që është rritur numri i të vetëpunësuarve dhe i atyre që punojnë në biznes familjar
-
Euro në pikiatë, ekspertja për Report Tv: Pagesat të bëhen në lekë, rënia do të vijojë nëse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn
5 Dhjetor 2023, 13:54Forcimi i lekut vijon të jetë prezent në treg, duke bërë që euro dhe dollari të prekin vlerat më të ulëta pas kulmit të sezonit turistik. Ndodhur përballe kësaj situate, kur euro po prek nivelin më të ulët, ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoci Nunaj, në një intervistë për Report Tv thotë se duhet të kufizohen pagesat në euro.
-
Normat e larta të interesit, rrisin kostot e borxhit publik!Për çdo banor detyrimi për frymë shtohet me 6 mijë lekë
5 Dhjetor 2023, 13:35Rritja e normave të interesit, pritet të çojë në rritjen e borxhit publik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shpenzimet për interesat e borxhit në 10 muaj të këtij viti u rritën me 17% krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet për interesat e borxhit pritet të rriten me 10 miliardë lekë, dhe të arrijnë në 66.1 miliardë lekë.
-
Nga infrastruktura tek shërbimet publike, ku do të shkojnë 320 milionë euro të projektbuxhetit të Tiranës
5 Dhjetor 2023, 12:36Bashkia e Tiranës parashikon të paktën 33.4 miliardë lekë apo rreth 320 milionë euro shpenzime për të përmbushur funksionet dhe objektivat e saj në vitin e ardhshëm.
-
Transporti detar, nis lundrimin trageti i ri ‘Durrës-Ancona’! ‘Adria Ferries’ prezanton ‘AF MIA’, një filozofi e re udhëtimi
4 Dhjetor 2023, 17:17Prej ditës së sotme ka nisur lundrimin trageti i ri i kompanisë “Adria Ferries” nga Durrësi në Ancona e anasjelltas. “AF MIA” mundëson udhëtim më të shpejtë e komod për pasagjerët
-
Euro e dollari fitojnë terren ndaj lekut, por janë 15% më poshtë se vjet! Konfindustria kërkesë BSH: Kujdes me rritjen e normës bazë të interesit, po ndikon në kursin e këmbimit
4 Dhjetor 2023, 17:09Forcimi i lekut vijon të jetë prezent në treg, duke bërë që euro dhe dollari të prekin vlerat më të ulta pas kulmit të sezonit turistik. Por java ka nisur me përmirësim të lehtë për të dyja monedhat në raport me monedhën kombëtare Lekë
-
BSH: Sektorët kryesorë të ekonomisë janë në tranzicion! Sejko: Sfidë, digjitalizimi i parasë e inteligjenca artificiale! Tregjet e punës në presion nga emigracioni
4 Dhjetor 2023, 16:33Sektorët kryesorë të ekonomisë janë në tranzicion pranon Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në uorkshopin për kërkimet ekonomike. Sipas tij shtimi i tensioneve gjeopolitike, emigracionit, digjitalizimit të parasë dhe inteligjencës artificiale janë kthyer në sfidë serioze, kurse pasojat negative reflektohet në zinxhirët e prodhimit, tregun e punës dhe stabilitetin e çmimeve
-
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për 704 mijë pensionistë! Qytetarët: Shpërblimi mbaron për 2 ditë me këto çmime! Varfëria ka nxjerrë dhëmbët, s'ka festime
4 Dhjetor 2023, 15:32Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për 704 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Drejtori i ISSH Astrit Hado, njofton se përfituesit kanë afat 1 vit për të tërhequr shpërblimin. Nga ana tjetër pensionistët thonë se bonusi nuk mjafton përballë çmimeve të larta, që u ka vështirësuar jetesën
-
Monedha euro rifiton pikë në kursin e këmbimit por mbetet poshtë nivelit të 102 lekëve
4 Dhjetor 2023, 13:40Euro ka rifituar pikë në kursin e këmbimit me Lekun në fillim të kësaj jave.
-
Bizneset presin rritje të fortë çmimesh deri në shkurt, inflacioni do të jetë rreth 5.7%! Shtrenjtimi më i madh tek produktet industriale
3 Dhjetor 2023, 20:33Një valë e dytë e shtrenjtimit të çmimeve mund të ndodh deri në muajin shkurt. Ky është perceptimi i bizneseve në vend, të cilat pohojnë se çmimet do të rriten, e kryesisht ato të produkteve industriale dhe të apartamenteve. Sektorët e ekonomisë janë pesimist edhe për inflacionin, i cili sipas tyre do të qëndrojë mbi 5.7%
-
Fatos Çoçoli: 6 miliardë eurot e Brukselit dhe ne
3 Dhjetor 2023, 17:14Arsyetimi pas 6 miliardë eurove të Bashkimit Evropian është se ritmi i rritjes dhe niveli i të ardhurave për të gjashtë vendet tona paraqitet shumë më ulët se ai 28 vendeve të Bashkimit Evropian! Mund të synojmë edhe 1.2-1.4 miliardë euro në katër vjet
-
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, ja kur nis shpërndarja
2 Dhjetor 2023, 10:56Ministria e Financave konfirmon se shpërndarja nis nga e hëna së bashku me pensionet e muajit dhjetor
-
Kursi i këmbimit/ Euro e mbyll javën me rënie, shënon nivelin më të ulët që prej 25 korrikut
1 Dhjetor 2023, 15:26Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro shënoi e mbylli javën me rënie, ndërsa sot u këmbye me 101.17 lekë, duke humbur 0.75 pikë krahasuar me një ditë më parë
-
Shtohet me 1.3 mld lekë buxheti për 19 institucione! Më shumë fonde për SPAK, burgjet dhe sigurinë kibernetike
1 Dhjetor 2023, 13:50Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucione. Ndërsa janë rrëzuar të gjitha amendimet e PD, buxheti parashikon një rritje me 1.3 mld lekë, çka do të thotë me shumë fonde për drejtësinë dhe sigurinë kibernetike. Rritet buxheti i pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve.
-
Miratohen 3 projektligje të paketës fiskale për vitin 2024! Shtyhet rritja e taksës së karbonit për në korrik 2026! Braçe kundër: Kompanitë e çimentos po ndotin 2-fish mjedisin
1 Dhjetor 2023, 13:03Tre projektligje të paketës fiskale morën dritën jeshile nga Komisioni i Ekonomisë, ndërsa u shty miratimi i projektligjit për ndryshimin e TVSH-së. Komisioni vendosi që të shtyrë me më shumë se 2 vite afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin, ndërsa kundër këtij ndryshimi ishte vetëm deputeti i PS-së Erion Braçe
-
-
Valë e dytë inflacioni? Bizneset presin rritje të çmimeve, industria: Produktet që prodhojmë do jenë më të shtrenjta! Qytetarët heqin dorë nga blerjet e mëdha
1 Dhjetor 2023, 12:09Vendi mund të përballet me një valë tjetër inflacioni, ky është perceptimi i bizneseve sipas vrojtimit të bërë nga Banka e Shqipërisë për besimin në ekonomi.
-
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
1 Dhjetor 2023, 11:52Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024
-
Nëntori zhvlerësoi më tej Euron, po këmbehet 101 lekë, edhe Dollari vijon në rënie
30 Nëntor 2023, 14:54Muaji nëntor mbyllet me euro më të dobët se muaji nëntor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro sot ka prekur nivelin më të ulët që prej muajit gusht.
