Ekonomi
-
Mbi 38 milionë € kredi ka dhënë vjet sektori i mikrofinancës për sektorin bujqësor në vend. Presidentja e shoqatës Arlinda Muja tregon për Report TV se fermerët u drejtohen atyre për kredi për shkak të normave të favorshme të interesit, nuk kërkojnë kolateral dhe u caktojnë këste të favorshme për kthimin e huasë.
23 Prill 2024, 16:15 -
Me kredi apo me qira? Çfarë sugjerojnë ekspertët kur çmimet e banesave vijojnë të rriten? Kush po blen apartamentet në Shqipëri
23 Prill 2024, 15:14Çmimet e apartamenteve janë rritur por janë rritur dhe kërkesat për të marrë kredi në banka, ndërkohë që këta të fundit kanë forcuar kushtet dhe kriteret për dhënien e kredisë.
-
Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë
23 Prill 2024, 14:40Të financuar nga qeveria shqiptare, për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.
-
Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend
23 Prill 2024, 14:11Ka shkuar në kuvend pr/ligji që mundëson trajtimin financiar të punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçan. Përfitues do të jenë 131 punonjës.
-
70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku
23 Prill 2024, 12:45Panairi i Punës që është çelur sot në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ka sjellë rreth 70 kompanitë më të mëdha të biznesit pranë studentëve, duke u ofruar atyre mundësi punësimi
-
Mbi 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të bujqësisë! Ministrja Denaj: Më shumë interes për naftë pa taksa
23 Prill 2024, 11:38Më shumë se 71 mijë fermerë kanë aplikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë njofton se numri më i madh i aplikimeve ka qenë për të marrë naftën pa taksa, me mbi 54 mijë aplikime.
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh
23 Prill 2024, 07:36Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar. Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.
-
30 prilli, afati për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave
22 Prill 2024, 17:43Detyrimin për dorëzimin elektronik të deklaratës e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2023 kanë pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit.
-
Rikthehet e-Filing! Deklarimi i sigurimeve dhe tatimit në burim mund të bëhen pa problem
22 Prill 2024, 17:35Prej mëngjesit të ditës së sotme deri në orën 17:00 faqja e deklarimeve tatimore e sistemit e-Filing nuk funksionoi për shkak të rënies së sistemit. Më pas nga Drejtoria e Tatimeve u konfirmua se gjithçka është në rregull.
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill 2024, 17:03Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 373 milionë euro. Në projektligjin për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, thuhet se hekurudha do të jetë elektrike, shkurton distancën Shqipëri-Mali i Zi në vetëm 2 orë dhe lidh vendin me ekonomitë e vendeve fqinje.
-
Ndërtuesit çojnë në Kushtetuese referencat e reja në Tiranë: U shtuan kostot, ka fuqi prapavepruese! Gjykata vendos më 18 qershor
22 Prill 2024, 15:19Shoqata e Ndërtuesve ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për rritjen e çmimeve të referencës në Tiranë, pasi e konsiderojnë si të papajtueshëm me Kushtetutën. Kjo padi e tyre do te shqyrtohet në një seancë publike nga Gjykata Kushtetuese me 18 qershor 2024.
-
Çmimi i shtëpive në stratosferë, qytetarët në kërkim të kredive! 7.4 mld lekë vetëm në janar-shkurt, bankat rrisin kushtet
22 Prill 2024, 15:08Kërkesa për kredi për të blerë shtëpi është rritur në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve, bankat janë treguar më të kujdesshme në miratimin e huasë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat në këtë periudhë kanë shtuar kërkesat për kolateral për qytetarët.
-
Pritet rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve! Fermerët e Devollit: Shkak pesticidet, po i blejmë më shtrenjtë dhe s'japin efekt
22 Prill 2024, 14:58Çmimet për pesticidet dhe plehrat kimikë që përdoren akualisht në bujqësi dhe pemtari janë rritur deri në 10 për qind. Kjo ka sjellë kosto të shtuar për fermerët, dhe pritet të reflektohet në rritjen e çmimeve për frutat e perimet.
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill 2024, 09:33Në datat 18-21 prill 2024, u zhvilluan Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington.
-
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
22 Prill 2024, 07:25Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë.
-
Nënshkruhet marrëveshja/ Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm
21 Prill 2024, 10:22Ministri i Financave Ervin Mete ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani për financimin e projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”, në Shqipëri.
-
Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive
20 Prill 2024, 16:59OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga klientët debitorë. Sipas kompanisë deri më tani, falë këtyre politikave të reja, janë mbyllur 677 aktmarrëveshje brenda muajit prill 2024.
-
Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike
20 Prill 2024, 10:38Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 Prill 2024. Sipas vlerësimeve të agjencisë sistemi bankar mbetet i fortë dhe me likuiditet të lartë. Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike në Shqipëri
-
Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale
19 Prill 2024, 21:59Ministri Mete, i cili ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në takimet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se do të nënshkruajë me Bankën një projekt për të frenuar ndotjen e deteve apo përgjatë lumejve të Shqipërisë.
-
Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen
19 Prill 2024, 17:00Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës, dhe numri i kërkesave është shtuar më së shumti në prag të nisjes së sezonit veror. Profesionet që kërkohen janë nga punëtorët e krahut e deri tek kamarier, e staf i kualifikuar. Gjetja e punonjësve sot janë pengesa më e madhe e bizneseve, të cilët pohojnë se as nuk investojnë në trajnimin e tyre.