Në 2025, kush ka pagë 100 mijë lekë do deklarojë të ardhurat! Kush s’e dorëzon gjobitet, paguan interes apo kamatën

Me mijëra të punësuar në vend nga viti i ardhshëm do të dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që gjatë këtij viti po paguhen me rrogë mujore mbi 100 mijë lekë, brenda 31 marsit të vitit të ardhshëm do të duhet që të dorëzojnë DIVA-n.

Ministria e Financave thotë se ulja e pragut që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave është masë pozitive që ndikon në zvogëlimin e evazionit, si dhe nxit deklarimin e pasurisë. Deri më tani deklaratën individuale të të ardhurave personale e kanë dorëzuar të gjithë ata individë që kishin të ardhura vjetore 2 milionë lekë, ose pagë mujore mbi 166 mijë lekë.

Por prej vitit 2023 me ndryshimin që pësoi ligji i tatimit mbi të ardhurat u vendos që do të zgjerohen fasha e qytetarëve që duhet të dorëzojnë këtë deklaratë. Dorëzimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë.

Deklaratat e DIVA-s të dorëzuara gjatë këtij viti, që janë për të ardhurat e 2023-shit, do analizohen deri në fund të dhjetorit të këtij viti, e do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar të ardhurat e deklaruara me pasurinë që disponon individi. Kjo strategji e ballafaqimit të pasurisë me të ardhurat e deklaruara do të përfshijë të gjithë individët që dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave thuhet në planin e veprimit të Ministrisë së Financave 2024-2027.

Aktualisht në vend janë mbi 130 mijë të punësuar që kanë paga mbi 95 mijë lekë në muaj, por ende nuk është konkluduar me numrin final se sa qytetarë do të dorëzojnë DIVA-n në vitin e ardhshëm.

Mbi 73 mijë persona kishin detyrimin të dorëzonin DIVA-n këtë vit, nga të cilët mbi 24 mijë qytetarë kishin mbi 2 milionë lekë të ardhura në vit, dhe 49 mijë të tjerë ishin të dypunësuar. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 06/10/2024 21:48

    Po e-albabia,per cfare esht? Apo t bejme lekr me gjoba per ata qe e harrojne ose nuk dine si behet

    Përgjigju
    • gomarllek: 07/10/2024 07:21

      do ishte mire qe ne DIVA me 1000 eur page te perfshihen edhe kategorite e vetpunesimit profesione dhe artizanat te dypunesuar qe te mos paguajne dy here tatim ne burim dhe divident edhe pas vitit 2029 per te cilet nuk ka kuptim te ploetsojne deklarate bilanci

  • Zoni: 06/10/2024 18:47

    Cdo individ duhet te kete nr fiskal dhe cdo individ duhet te beje deklarate pavaresisht nga te ardhurat.

    Përgjigju
    • Gomarllek: 06/10/2024 21:09

      Numri fiskal eshte Numri personal (nga te dhenat qe dolen online ) problem dhe injorance eshte qe paga 1000$ qe ka nje dhaskal quhet pagë “bosash” , vend injorant ! Me inflacionin eshte 20,000€ vit duhet te ishte rrit si kufi ne 30,000€ ne vit por Shqipëri ska ekspert ka vetem nëperka intelektual

  • Zagarẽt: 06/10/2024 17:36

    1000€ ne muaj ku nje meter 2 ka vajt 2000$? Keto kontrolle duhet per paga mbi 2500$ muaj o idiot , kur keni page mesatare 900€ si mund te jete 1000€ kufi ligjor? A jane femije keto qe bejne ligjet apo ne at vend ska ekspert? Jet kot andej fiks vend baxhellë

    Përgjigju
    • arber: 06/10/2024 20:17

      re gjithe ata qe deklarojn pagen 100.000 e paguajn tatimin paraprakisht keshtu qe ska vlere deklarara e kerkuar eshte pa vlere se ska cte te tatoje me se te taton paraprakisht ????????

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja