Ekonomi
-
Bumi i ndërtimeve ka regjistruar rekord të ri vitin e kaluar. Në total bashkitë miratuan mbi 1300 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.4 milionë metër katror, ku mbizotërojnë lejet për rezidenca me vila apo me pallate shumëkatëshe. Vlera e lejeve të dhëna në vitin 2024-ën sipas INSTAT arriti në mbi 1 miliardë euro.
28 Shkurt 2025, 14:53 -
Shoqëri për prodhimin e pullave fiskale në bashkëpunim me arabët! Financat: Prodhimi nis në muajin mars
28 Shkurt 2025, 14:28Prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale për produktet e akcizës do bëhet përmes një shoqërie të re që po krijohet në bashkëpunim me Emiratet Arabe. Ministria e Financave thotë se prodhimi i pullave të reja nisë në mars, ndërsa shoqëria e krijuar do të jetë në administrim të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë.
-
Raporti/ BERZH: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% këtë vit, e mban në këmbë turizmi
27 Shkurt 2025, 17:05Ekonomia e Shqipërisë po rritet e ndikuar nga turizmi dhe ndërtimi, thotë BERZH në raportin e fundit, ku parashikon rritje me 3.7% për këtë vit. Në raport BERZH vlerëson se thatësirat dhe pasiguria në tregjet e BE-së janë rreziqe për ekonominë e Shqipërisë, por pozitiv është procesi i anëtarësimit.
-
Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024
27 Shkurt 2025, 07:37Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal 2026-2028.
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt 2025, 17:29Guvernatori i Bankës së Shqipërisë priti në takim drejtorin e FMN për Shqipërinë me të cilin diskutoi për ekonominë, inflacionin apo anëtarësimin në SEPA. FMN kërkon që Banka të vijojë të monitorojë kursin e këmbimit dhe inflacionin, ndërsa Sejko e njohu me masat e marra për të ulur interesat për kreditë konsumatore.
-
REFORMA/ Edhe pensioni social sipas kontributeve! 'VIP'-at nuk do indeksohen! Në 2050, burra e gra në pension 67 vjeç
26 Shkurt 2025, 14:33Reformimi i skemës së pensioneve që pritet të mbyllet brenda këtij viti, vetëm sa do të përforcojë themelet e skemës aktuale. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani sqaron në Report TV se do të ndryshojë mosha e daljes në pension, edhe pensioni social do të bazohet mbi kontribute, por nuk do të ndryshojë formula e indeksimit dhe e llogaritjes së pensionit. Deri kur skema të jetë gati bonuset nuk do të ndalojnë.
-
Raporti: Emigroi 40% e fuqisë punëtore! Në Shqipëri, ende paga të ulëta
25 Shkurt 2025, 16:06Në raportin Global të Migracionit thuhet se Shqipërisë i ka emigruar 40% e fuqisë punëtore, kryesisht e kualifikuar duke bërë që bizneset të vuajnë mungesën e punonjësve. Shkaqet kryesore renditen pagat e ulëta, mungesa e perspektivës si dhe për kushte më të mira jetese.
-
Shqipëria drejt rekordeve të reja në turizëm, 560 mijë të huaj vizituan vendin vetëm në janar! Javën e parë të marsit Forumi Global
25 Shkurt 2025, 15:37Viti 2025 ka nisur i mbarë për turizmin, pasi vendi është vizituar nga 560 mijë të huaj vetëm në muajin janar, rreth 14.5% më shumë se në vitin e shkuar. INSTAT thotë se muajin e kaluar u rritën me 90% edhe hyrjet në Shqipëri për arsye biznesi.
-
‘Fatura’ për t’u bërë gati për në BE, 7.6 mld € deri në 2028! Qeveria liston edhe projektet madhore me prioritet
24 Shkurt 2025, 17:42Shqipëria duhet të shpenzojë 7.6 miliardë euro për t’u bërë gati për anëtarësim në BE, pasi duhet të zbatojë 24 strategji, nga drejtësia, korrupsioni, biznesi, ekonomia e deri tek financat publike. Në dokumentin e reformave 2026-2028 qeveria ka listuar edhe 134 projektet prioritare ku më të shtrenjtat janë autostradat dhe linjat hekurudhore.
-
Shifrat/ Viti 2024 u mbyll me 710 mld lekë të ardhura, ‘ngecën’ shpenzimet nuk u harxhuan 42.7 mld lekë të planifikuara
24 Shkurt 2025, 17:31Viti 2024 është mbyllur me 710 miliardë lekë të ardhura me rritje prej 66.6 miliardë lekë në raport me vitin 2023, ndërsa në krahasim me aktin normativ të gushtit 2024, të ardhurat nuk janë realizuar me 3.7 miliardë lekë.
-
Më i ulëti që prej vitit 2008, bie borxhi publik i Shqipërisë, rënia e valutave ‘bekim’! Në 2024, vendi borxh 54.7% të PBB
24 Shkurt 2025, 15:38Viti 2024 është mbyllur me rënie të borxhit publik me 2.8% krahasuar me vitin 2023. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave aktualisht borxhi ka zbritur në 54% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 13.6 miliardë euro. Ndikim në uljen e borxhit ka dhënë zhvlerësimi i monedhave të huaja dhe përmirësimi i ekonomisë.
-
Bumi i turistik po shtyn bizneset drejt bankave, vjet morën 128 mln euro kredi për investime dhe shtim kapacitetesh në hoteleri
23 Shkurt 2025, 20:00Afro 128 milionë € është vlera e kredisë që kanë dhënë bankat për turizmin gjatë vitit të kaluar, në rritje prej 26 milionë € krahasuar me 2023. Shtimi i kredisë për këtë sektor është ndikuar nga bumi turistik, që ka shtuar nevojë për rritje të kapaciteteve pritëse. Ndërsa qeveria synon dyfishim të kapaciteteve deri në 2030-ën.
-
Dimër i shtrenjtë/ Janar-Shkurt, KESH blen 28 mln € energji! Në dy muaj importoi 180 mijë megavat
23 Shkurt 2025, 12:48Dimri ka shtuar shpenzimet për blerje energjie elektrike në kushtet kur konsumi është rritur për shkak të temperaturave të ulëta të janarit e shkurtit. Vetëm për këto 2 muaj sipas të dhënave zyrtare KESH ka importuar 180 mijë megavat energji me vlerë 28 milionë euro.
-
Eksportet e vajit të ullirit bien 97%
23 Shkurt 2025, 10:33Vijon të vështirësohet situata me eksportet e vajit të ullirit edhe për fillimin e këtij viti. Prej muajit dhjetor, operatorët përpunues-grumbullues dhe eksportues pohojnë se eksportet pothuajse janë bllokuar.
-
Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum
22 Shkurt 2025, 16:02Gjithnjë e më shumë bizneset e Vlorës po kërkojnë punëtorë të huaj, kryesisht nga India dhe Filipinet për sektorët e peshkimit, turizmit, etj. Të huajt shprehen të kënaqur me punën dhe jetesën në qytetin bregdetar. Aktualisht numërohen mbi 2 mijë punëtorë të huaj, numër që pritet të rritet gjatë sezonit veror.
-
KKTU miraton disa leje për kulla, hotele, rrugë dhe planin për 'Durana Tech Park' (LISTA)
21 Shkurt 2025, 20:09Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur më 19 shkurt, për të miratuar një listë të gjatë me leje, thuajse tre javë nga mbledhja e fundit. Në sy mes vendimeve bien disa ndërtime me disa dhjetëra kate të vendosura kryesisht në Tiranë, por nuk mungojnë të tilla as në Durrës, Vlorë apo Lezhë
-
Jo vetëm në kohë lufte! Për herë të parë, rezervat shtetërore do aktivizohen edhe në kohë krize çmimesh
21 Shkurt 2025, 15:37Krizat e inflacionit do të përballohen edhe duke përdorur rezervën shtetërore. Në projektligjin e depozituar në Kuvend nga qeveria thuhet se rezerva ku përfshihen ushqime, veshje apo karburant do të përdoret përveç kohës së luftës apo ndonjë gjendje të jashtëzakonshme edhe kur ka krizë inflacioni.
-
Ekskluzive/ Pronat në Durrës mesatarisht 62% më shtrenjtë! Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m² (NDARJA SIPAS ZONAVE)
21 Shkurt 2025, 15:31Çmimet e pronave në Durrës do të shtrenjtohen pas miratimit të referencave të reja. Report TV mëson se për një metër katror, çmimi i referencës në zonën e plazhit do të jetë 2 mijë €. Në tërësi vlera e pronave në Durrës pritet të rritet mesatarisht 62%
-
I jepet fund dilemës! Firmato apo imitim? Në kuvend draft ligji që ndalon mashtruesit e markave
21 Shkurt 2025, 15:27Shitja e veshjeve apo mallrave të imituara si të ishin firmato do të ndalohet dhe dënohet me ligj. Drafti i qeverisë ‘Për Markat Tregtare’ ka mbërritur në Kuvend sipas të cilit pronarët e ligjshëm të markave mund të padisin imituesit në rast abuzimi
-
Aplikimet për azil bien me 21% për 11 mujorin
20 Shkurt 2025, 10:41Azili nuk është më forma e preferuar për të emigruar. Për 11 mujorin e vitit 2024, sipas të dhënave të Eurostat nga Shqipëria aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së rreth 6.8 mijë shtetas.
