Ekonomi
-
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se letrat me vlerë në valutë të huaj të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2024 arritën vlerën e 92.5 miliardë lekëve ose afërsisht 942 milionë euro (me kursin e ditës së fundit të vitit të kaluar). Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është rritur me 11.5%.
20 Shkurt 2025, 07:47 -
Bie prodhimi, turizmi e ndërtimi ‘motorët’ e punësimit dhe rritjes ekonomike! INSTAT: Një në tre biznese bënte tregti në 2023
19 Shkurt 2025, 19:13Shqipëria ka në total 117 mijë biznese aktive sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2023. Referuar të njëjtit raport evidentohet se ekonomia po ikën gjithnjë e më shumë nga industritë prodhuese dhe po fokusohet tek turizmi dhe ndërtimi. Këto dy sektorë janë kthyer në motorët kryesor të punësimit dhe të rritjes ekonomike.
-
'Europa po tkurret ekonomikisht', Arben Malaj: SHBA ka sfidë gjeopolitike me Kinën! Trump po zbeh partneritetin e Amerikës me BE-në
19 Shkurt 2025, 14:27Ish-ministri i Financave dhe eksperti i ekonomisë, Arben Malaj foli sot në Report Tv lidhur me luftën tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, edhe pas deklarateve të Mario Draghi, ish presidentit të Bankës Qendrore Europiane.
-
Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Nga 1 marsi nis shpërndarja
19 Shkurt 2025, 14:26Kryeministri Edi Rama njofton në rrjetin social X se nga data 1 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.
-
Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh
19 Shkurt 2025, 14:02Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) ka përllogaritur në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri në 2023 që kanë pasur paga e ulëta. Lidhur me këtë ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj tha se pa luftuar korrupsionin në vend lufta ndaj informaliteti do jetë pa sukses.
-
Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime
19 Shkurt 2025, 12:25Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në vend.
-
Deri në 30 lekë më shtrenjtë/ Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë
19 Shkurt 2025, 11:59Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.
-
Punësimi i të huajve/ Lehtësi fiskale për agjencitë jorezidente, përjashtohen nga tatimi në Shqipëri
19 Shkurt 2025, 07:43Udhëzimi përcakton se vlerësimi sesi do të tatohet e ardhura e agjencisë së huaj të punësimit dhe a do të mbahet tatim në burim, do të bëhet rast pas rasti, bazuar në kontratën dhe dispozitat e ligjit dhe marrëveshjeve në fuqi.
-
Shtyhet për në 2026-ën Censi i bujqësisë! Ende nuk është përfunduar projektligji për të nisur procesi
18 Shkurt 2025, 18:08Shtyhet për të disatën herë censi i bujqësisë në vend. Këtë të martë në komisionin e Ekonomisë, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli u shpreh se është drejt përfundimit projektligji i vendit dhe më pas do të vijojë censi i bujqësisë. Praktikisht ky proces nuk do të realizohet këtë vit por në 2026-ën.
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt 2025, 10:21Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se Parku Teknologjik Durana do të jetë një pol i rëndësishëm zhvillimi rajonal për Shqipërinë.
-
47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune
18 Shkurt 2025, 07:09Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta.
-
Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!
17 Shkurt 2025, 20:25Kreditë konsumatore do të jenë më të lira këtë vit. Banka e Shqipërisë ka ulur përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë. Në njoftim thuhet se interesi deri në korrik të këtij viti nuk duhet të jetë më i lartë se 71%.
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt 2025, 16:02Viti 2025 nis mbarë për eksportet të cilat janë rritur lehtë pas 10 muajsh në rënie. INSTAT thotë se në janar janë eksportuar mallra me vlerë 31 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se vjet. Ndikim pozitiv dha energjia elektrike dhe grupi i produkteve ushqimore.
-
Shtohet paraja cash! Qytetarëve e biznesit nuk i leverdis 'kursimi' me interesa të ulëta
17 Shkurt 2025, 15:51Qytetarët dhe bizneset po kursejnë më pak dhe shkak për këtë po bëhen interesat e ulëta dhe jo të favorshme të depozitave. Për shkak se përfitimi nga depozitat është shumë i ulet, qytetarët po reduktojnë depozitat, dhe po i investojnë në fusha të tjera, siç është tregu imobilar.
-
Fatos Çoçoli: Eurobondi i shtatë, ose pozicioni i ri financiar i Shqipërisë
17 Shkurt 2025, 15:45Kur dolëm në vitin 2010 për eurobond, vetëm tre kompani(banka) ishin të interesuara të na jepnin hua. Tre ditë më parë, kompani të tilla ishin 195. Eurobondi i shtatë u ble 3.25 milionë euro më lirë. Me financat publike në përmirësim të dukshëm, pozicioni financiar i Shqipërisë është sot i një niveli tjetër, tejet të rritur.
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt 2025, 10:46Është e para herë në 34 vite tranzicion, që bujqësia sheh përpara vetes fonde potenciale nga struktura shtetërore deri në 350 milionë euro. Fondi 250 mln euro i Bankës së Shqipërisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, sheh shumë nga fermerët. Banka e Zhvillimit me kapital shtetëror 100 mln euro do ketë përparësi projektet në bujqësi. 52 milionë eurot subvencion 2024 për 67,133 fermerë janë shpërndarë 100 përqind.
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt 2025, 07:34Referuar dokumenteve të bëra publike FSHZH argumenton se bregdeti i Durrësit në Jug të portit, nga fundi i Portit e deri tek fundi i Shëtitores së re tek Godina e Kavalishencës ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme që të shërbejë dhe për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt 2025, 16:00Mungesa e punonjësve do të jetë edhe më shumë problem për bizneset gjatë këtij viti. Këto janë sinjalet që vijnë nga tregu i punës sipas Bankës së Shqipërisë e cila në raportin e Politikës Monetare evidenton faktin që as pagat nuk po rriten. Banka vlerëson se viti 2024 është mbyllur me ngadalësim të rritjes së rrogave për punonjësit.
-
Turizmi “shtylla” kryesore! Ekonomia rritje 3.9% deri në 2028, borxhi zbret në 52%, por tek bujqësia vijon kriza
14 Shkurt 2025, 15:35Ekonomia do të vijojë të rritet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme, ku turizmi, industria dhe ndërtimi do të kenë ndikimin kryesor pozitiv. Në kuadrin makro-ekonomik 2026-2028 thuhet se bujqësia s’do të ketë ndikim në rritjen ekonomike. Pritet edhe stopim i punësimit për shkak të lëvizjeve negative demografike.
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro me interes 5%! Shlyerje deri në vitin 2035
14 Shkurt 2025, 14:37Ministria e Financave mori eurobondin e ri me vlerë 650 milionë euro dhe me normë interesi 5%. Ky borxh do të shlyhet brenda 10 vitesh dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.
