Ekonomi
-
Qytetarët dhe bizneset po kursejnë më pak dhe shkak për këtë po bëhen interesat e ulëta dhe jo të favorshme të depozitave. Për shkak se përfitimi nga depozitat është shumë i ulet, qytetarët po reduktojnë depozitat, dhe po i investojnë në fusha të tjera, siç është tregu imobilar.
17 Shkurt 2025, 15:51 -
Fatos Çoçoli: Eurobondi i shtatë, ose pozicioni i ri financiar i Shqipërisë
17 Shkurt 2025, 15:45Kur dolëm në vitin 2010 për eurobond, vetëm tre kompani(banka) ishin të interesuara të na jepnin hua. Tre ditë më parë, kompani të tilla ishin 195. Eurobondi i shtatë u ble 3.25 milionë euro më lirë. Me financat publike në përmirësim të dukshëm, pozicioni financiar i Shqipërisë është sot i një niveli tjetër, tejet të rritur.
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt 2025, 10:46Është e para herë në 34 vite tranzicion, që bujqësia sheh përpara vetes fonde potenciale nga struktura shtetërore deri në 350 milionë euro. Fondi 250 mln euro i Bankës së Shqipërisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, sheh shumë nga fermerët. Banka e Zhvillimit me kapital shtetëror 100 mln euro do ketë përparësi projektet në bujqësi. 52 milionë eurot subvencion 2024 për 67,133 fermerë janë shpërndarë 100 përqind.
-
Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregut
15 Shkurt 2025, 07:34Referuar dokumenteve të bëra publike FSHZH argumenton se bregdeti i Durrësit në Jug të portit, nga fundi i Portit e deri tek fundi i Shëtitores së re tek Godina e Kavalishencës ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme që të shërbejë dhe për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt 2025, 16:00Mungesa e punonjësve do të jetë edhe më shumë problem për bizneset gjatë këtij viti. Këto janë sinjalet që vijnë nga tregu i punës sipas Bankës së Shqipërisë e cila në raportin e Politikës Monetare evidenton faktin që as pagat nuk po rriten. Banka vlerëson se viti 2024 është mbyllur me ngadalësim të rritjes së rrogave për punonjësit.
-
Turizmi “shtylla” kryesore! Ekonomia rritje 3.9% deri në 2028, borxhi zbret në 52%, por tek bujqësia vijon kriza
14 Shkurt 2025, 15:35Ekonomia do të vijojë të rritet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme, ku turizmi, industria dhe ndërtimi do të kenë ndikimin kryesor pozitiv. Në kuadrin makro-ekonomik 2026-2028 thuhet se bujqësia s’do të ketë ndikim në rritjen ekonomike. Pritet edhe stopim i punësimit për shkak të lëvizjeve negative demografike.
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro me interes 5%! Shlyerje deri në vitin 2035
14 Shkurt 2025, 14:37Ministria e Financave mori eurobondin e ri me vlerë 650 milionë euro dhe me normë interesi 5%. Ky borxh do të shlyhet brenda 10 vitesh dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt 2025, 13:50Punimet për gazsjellësin e Korçës pritet të nisin brenda këtij viti. Pas përfundimit të dy studimeve të fizibilitetit projekti do të prezantohet për publikun në datën 5 mars dhe në muajin prill pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Azerbajxhanit për ti hapur rrugën fillimit të punimeve.
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt 2025, 19:45Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Lidhur me këtë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, u shpreh se janë mbi 100 mijë fermerë do të përfitojnë nga kredia e butë.
-
Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë këtë vit, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave, rritja e çmimeve do ishte më e lartë
13 Shkurt 2025, 18:57Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se motorët e ekonomisë do jenë ndërtimi dhe turizmi.Vijon thotë banka rritja e pagave dhe punësimi, ndërsa inflacioni është nën kontroll.
-
Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë! Ndihmë për avancimin në integrimin në BE
13 Shkurt 2025, 18:54120 milionë dollarë është huaja e re e miratuar nga Banka Botërore për Shqipërinë, që do të fokusohet tek zhvillimi ekonomik, menaxhimi i rreziqeve klimatike si dhe mbështetje për shtresat në nevojë të popullsisë. Ky financim është i domosdoshëm për të përgatitur vendit drejt integrimit Evropian.
-
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
13 Shkurt 2025, 16:45Zvogëlimi i tufave të bagëtive po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve. Tkurrja e numrit të bagëtive (lopë, dhi, dele) me afro 160 mijë nga viti në vit, po shtrenjton shpejt produktet e mishit por edhe bulmetin.
-
'Tregtarët abuzojnë me çmimet e importeve, por edhe me cilësinë', ekspertja e ekonomisë: Kufiri jetik, në Shqipëri jetohet, por jo me dinjitet
12 Shkurt 2025, 13:53Ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoçi foli sot në Report Tv, lidhur me të ardhurat që i nevojiten një qytetari për të jetuar në Shqipëri.
-
Fatos Çoçoli: Tirana në 105 vjetor
12 Shkurt 2025, 11:33Qytetarët kanë ndër duar apartamentet e tyrë me një vlerë dy herë më të madhe nga 10 vjet më pare, për shkak të investimeve të bashkisë dhe qeverisë qendrore. Në kryeqytet pulson 60 përqind e ekonomisë së vendit. Tirana, nga kryeqyteti evropian i rinisë, në kryeqytetin mesdhetar të kulturës.
-
Skema e Arben Ahmetajt dëmtoi bujqësinë, Braçe merr me vete edhe opozitën për të ndryshuar rimbursimin e TVSH-së
11 Shkurt 2025, 16:18Aktualisht sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimburisimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%. Komisioni i Ekonomisë votoi pro nismës së Erjon Braçes për ta kthyer në origjinë skemën e rimbursimit të TVSH-së ku të gjithë deputetët thanë një zëri se ndryshimet e vitit 2018, me propozim të ish.zv/kryeministrit në arrati, Ahmetaj, e dëmtuan sektorin e bujqësisë.
-
Qeveria del në Tregjet Ndërkombëtare për të emetuar Eurobondin prej 650 milionë eurosh, procesi i shpallur nga Bursa e Londrës mbyllet më 11 mars
11 Shkurt 2025, 15:21Qeveria ka dalë këtë të martë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, për të emetuar eurobondin me vlerën 650 milionë euro. I gjithë procesi i emetimit sipas njoftimit të shpallur nga Bursa e Londrës do të mbyllet brenda datës 11 mars.
-
'Ekonomia' pro Saimir Tolës për drejtues të bordit të AMF
11 Shkurt 2025, 14:21Për këtë post komisioni i ekonomisë ka zhvilluar 6 dëgjesa me kandidatët e interesuar gjatë muajit janar.
-
Tërhiqet “Paketa e maleve”! PS pyet KQZ-në nëse biznesi pa taksa në turizëm ka efekt elektoral
11 Shkurt 2025, 12:37Komisionet parlamentare nuk e kaluan për miratim Paketën e Maleve, duke e pezulluar atë deri në qartësim të plotë të nismës, nëse e shkel Kodin Zgjedhor. Nisma është propozuar me synim fuqizimin e turizmit malor dhe planifikohet të jenë 500 përfitues, të cilët do të bëjnë biznes pa taksa për 10 vite.
-
Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar
10 Shkurt 2025, 18:09Në vitin 2024 kreditë me probleme zbritën në 4.1%, niveli më i ulët historik i një dekade prej 2014. Ndikim pozitiv dha fshirja e kredive të humbura si dhe shlyerja e disa huave me probleme. Në total kredia me probleme në sektorin bankar është 348 milionë euro.
-
Rekord, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024! Volumi i parasë cash u rrit me 300 milionë
9 Shkurt 2025, 17:56Gati 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave vitin e shkuar, duke regjistruar shifrën më të lartë historike në 22 vite. Brenda 2026-ës pagesat me para në dorë pritet të kufizohen 700 euro.
