Ekonomi
-
Blegtorët e Gjirokastrës dhe Sarandës protestuan pranë Urës se Kardhiqit kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe institucione e të tjera që kanë për detyrë kontrollin e kompanive të përpunimit të qumështit. Ata thanë se prodhuesit kanë paracaktuar çmimin 120 lek për litër qumësht, ç'ka po i çon drejt falimentit dhe pakësimit të tufave.
8 Shkurt 2025, 15:03 -
Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? Nga shpenzimet për shtatzëninë tek rritja
8 Shkurt 2025, 10:13Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja për familjet, duke filluar nga nevojat bazë si ushqimi për fëmijë dhe pelenat, e deri te faturat e spitalit, që shpesh mbeten një barrë e rëndë financiare.
-
Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë, në vend të dytë turizmi në bregdet
7 Shkurt 2025, 14:45Më shumë se 9 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi më i lartë për të punuar në Shqipëri është i shtetasve nga Turqia, Bangladeshi , India dhe Nepali.
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt 2025, 14:15Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Lidhur me këtë propozim, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, u shpreh se kjo është një nismë që do t’i vijë në ndihmë fermerëve.
-
Ekskluzive/ Nuk ka import mbetjesh, Qeveria heq dorë nga drafti fillestar! Projektligji i ri së shpejti në Kuvend
7 Shkurt 2025, 13:13Shqipëria nuk do të lejojë importin e asnjë mbetje e rrezikshme ose jo. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në një draft të hedhur për konsultim publik për menaxhimin e mbetjeve, është vendosur që të mos lejohet importi i mbetjeve edhe pse mund të jenë pjesë e listës së gjelbër të BE.
-
Raporti/ Zgjerimi i BE shton ‘ethet’ për një valë tjetër emigrimi! Shqiptarët largohen për ekonomi, pa diasporën varfëria do ishte 8% më e lartë
6 Shkurt 2025, 20:10Deri në fund të vitit 2023, numërohen rreth 755 mijë shqiptarë emigrantë në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Itali e Greqi. Por një tjetër valë emigrimi mund të përfshijë vendin për shkak të zgjerimit të BE-së. Në një analizë të Ministrisë së Brendshme thuhet se shqiptarët emigrojnë më së shumti për arsye ekonomike. Ndërsa rritja e diasporës po shton remitancat, që janë burim kryesor të ardhurash për 24% të familjeve në vend.
-
Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë
6 Shkurt 2025, 15:35Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, me prani edhe të Kryeministrit, Edi Rama, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, dhe Ministrit të Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi rritjen e mundësive për aksesin në financë për sektorin e bujqësisë.
-
Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027
6 Shkurt 2025, 12:24 -
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
6 Shkurt 2025, 11:50Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030. Rama theksoi se skema do t'u vijë në ndihmë sipërmarrësve ruralë, lidhur edhe me 'Paketën e Maleve', që do jetë sipas kryeministrit një histori suksesi.
-
Shell tërhiqet përfundimisht nga 'Blloku 4', do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n
6 Shkurt 2025, 10:33Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.
-
Sejko: Miratohet ulja e interesit dhe komisionet për Kreditë Konsumatore
5 Shkurt 2025, 17:19 -
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt 2025, 17:05Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%, për shkak se inflacioni ka vijuar rënien ndërkohë që ekonomia dhe punësimi po rriten. Në konferencë për shtyp guvernatori Gent Sejko theksoi se janë shtuar pasiguritë ekonomike për shkak të tensioneve tregtare ndërkombëtare, referuar vendimeve të fundit të Presidentit Donald Trump.
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt 2025, 15:42Një anketim i bërë nga Banka e Shqipërisë ka treguar se 35% e shqiptarëve se mbyllin dot muajin pa borxhe. Eksperti i Ekonomisë Eduard Gjokutaj, ai tha zgjidhje do të ishte të rriteshin të ardhurave, ndërsa theksoi se ekonomia është në një model që nuk prodhon
-
Të gjithë të 'etur' për kredi/ 600 mln euro më shumë se në 2023! Biznesi rrit investimet, qytetarët duan shtëpi
5 Shkurt 2025, 15:22Rreth 3.8 miliardë euro kredi kanë marrë bizneset dhe qytetarët vitin e kaluar, me rritje prej më shumë se 600 milionë euro në raport me vitin 2023. Banka e Shqipërisë thotë se vjet ka pasur bum kërkese për kredi nga bizneset kryesisht për investime, ndërsa nga qytetarët me fokus kryesor blerje banese.
-
Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
5 Shkurt 2025, 12:45Kaçi u ndal te rëndësia e pensioneve private si mundësi kursimi për qytetarët për të siguruar më shumë mbështetje dhe mirëqënie për moshën e pensionit.
-
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet
5 Shkurt 2025, 09:30 -
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt 2025, 19:20Afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet mujore pa marrë borxh. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët në vend janë më pak rezistent ndaj shpenzimeve të papritura në raport me mesataren e BE-së.
-
Landfilli i Sharrës s’ka më vend për dherat, kamionët e ndërtuesve prej javësh po kthehen mbrapsht! Agjencia që e administron njoftoi institucionet
4 Shkurt 2025, 17:41Landfilli i Sharrës ka mbyllur derën për ndërtuesit dhe nuk po pranon më depozitim dherash dhe inertesh. Kamionët janë kthyer mbrapsht, por ndërtuesit s’kanë vend tjetër. Nga Agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara thonë se kanë njoftuar institucionet për ezaurimin e vendit.
