Kosova & Rajoni
-
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se sot janë gjetur armë, municione e pajisje të tjera ushtarake në një haur. Publikon edhe një video të armëve që u sekuestruan: Kushdo që tenton të cenojë rendin kushtetues dhe sigurinë, nuk do t’i ikë ndëshkimit
3 Dhjetor 2024, 21:40 -
Shpërthimi në Zubin-Potok, Agim Nesho: Akt terrorist! Pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon! Tensionet mund të rriten, Kosova të ketë kujdes
3 Dhjetor 2024, 19:37Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në 'Frontline Interview' e cilësoi sulmin në Zubin Potok si një akt terrorist të organizuar nga forcat paramilitare, të lidhur ngushtë me Serbinë. Sipas tij, Vuçiç po tenton të krijoj një "konflikt të ngrirë" në veri të Kosovës, si pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon. Nesho paralajmëroi se tensionet në Ballkan mund të rriten nëse Serbia dhe Rusia intensifikojnë provokimet.
-
Vuçiç bisedon me O’Brien për 'përshkallëzimin e situatës' në Kosovë
3 Dhjetor 2024, 17:31Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka biseduar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, për “përshkallëzimin e situatës” në Kosovë.
-
Kurti: I kërkova shefes së diplomacisë së BE që Serbia të na dorëzojë Radoiçiçin
3 Dhjetor 2024, 17:24Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbisë të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës si organizatori i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
-
Shpërthimi në Zubin Potok, 1 muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviç
3 Dhjetor 2024, 16:53I dyshuari i dytë për sulmin në Ibër Lepenc pranë Zubin Potokut në Kosovë ka dalë këtë të martë para gjykatës. Ai do të njihet me masën e sigurisë e cila pritet të jetë paraburgim njësoj si për të dyshuarin e parë që mori masën e sigurisë te dielën.
-
Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Nëse shpërthimi është kryer nga shtetas serb, do të arrestohen në sekondë
3 Dhjetor 2024, 16:54Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli sot sërish lidhur me shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok mbrëmjen e 29 nëntorit. Për këtë shpërthim kryeministri Albin Kurti ka drejtuar gishtin nga Serbia.
-
Bëri shqiponjën dykrenore më 28 Nëntor, nën hetim ushtari malazez
3 Dhjetor 2024, 13:30Një ushtar i ri i Ushtrisë së Malit të Zi, David Gorvokovic, e festoi ditën Ditën e Flamurit të Shqipërisë, më 28 Nëntor, me ushtarë shqiptarë
-
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor 2024, 11:31Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të NATO-s, është i vlefshëm edhe sot, kur mandati i kësaj force ka ndryshuar, thotë për Radion Evropa e Lirë Besfort Rrecaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës
-
Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë
3 Dhjetor 2024, 17:53Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, zhvilloi sot takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë me të cilët ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
-
-
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Kikia: Serbia po përdor armët e fundit! Etjen Xhafaj: Gara e armatimit nuk është zgjidhje! Çollaku: Harrojeni se Beogradi do njohë Kosovën
2 Dhjetor 2024, 22:24Shpërthimi në Zubin-Potok ka rritur tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mentor Kikia argumentoi në '5 Pyetjet' se Serbia po përdor "armët e fundit" për të destabilizuar, duke mbështetur aktet terroriste. Etjen Xhafaj nënvizoi se gara armatimi nuk është zgjidhje dhe se siguria duhet të sigurohet përmes diplomacisë dhe zhvillimit ekonomik. Kreshnik Çollaku u shpreh pesimist për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe kritikoi optimizmin për dialogun ndërkombëtar.
-
Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë
2 Dhjetor 2024, 22:15Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian ka diskutuar për sulmin terrorist në kanalin e ujor të Ibër-Lepencit në varagë të Zubin Potokut.
-
Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?
2 Dhjetor 2024, 21:47Kreshnik Spahiu paralajmëroi në '5 Pyetjet nga Babaramo' për rreziqet e autonomisë serbe në veri të Kosovës dhe ndikimin e faktorëve pro-rus për destabilizimin e rajonit. Ai thekson rëndësinë e projektit franko-gjerman për Kosovën dhe kritikon indiferencën e mediave shqiptare ndaj alarmit që ngrihet në Europë për tensionet gjeopolitike.
-
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Ministri Sveçla në '5 Pyetjet': Serbia mbështet dy organizatat terroriste! Bashkëpunim nëse dorëzojnë Radoiçiç! Do shpalosim skenarin e tyre
2 Dhjetor 2024, 21:22Ministri Xhelal Sveçla deklaroi në '5 Pyetjet nga Babaramo', se Kosova ka stabilizuar situatën pas sulmit terrorist duke rikthyer furnizimin me ujë dhe garantuar energjinë elektrike. Ai akuzoi Serbinë për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste si "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut". Sveçla theksoi angazhimin e institucioneve kosovare për të parandaluar sulme të tjera dhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë për hetime të thella.
-
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
2 Dhjetor 2024, 21:24Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se i ka parashtruar një kërkesë Policisë serbe që të mbledhë informacionet e nevojshëm lidhur me fletushkat që bëjnë thirrje për një rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Serbisë.
-
Greqi/ Gjendet i vdekur në burg 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti
2 Dhjetor 2024, 20:50Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Sw bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38 vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.
-
Stuhia 'Bora' goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj! Shkon në 3 numri i viktimave
2 Dhjetor 2024, 20:27Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur qeveria greke për ishujt, Rodos dhe Limnos pas valës së motit të keq me emrin ‘Bora’ që goditi shumë zona të vendit me reshje të vrullshme dhe erëra të fuqishme.
-
Ministrja e Jashtme e Kosovës Gërvalla: Serbia e ka portofolin në Bruksel e zemrën në Moskë
2 Dhjetor 2024, 19:25Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, mbajti fjalimin e saj ditën e sotme para Komitetit për Punë të Jashtme të PE. Ajo tha se Serbia edhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, që parashikon koordinimin e politikës së jashtme.
-
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç
2 Dhjetor 2024, 18:14Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç, tha se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2025 do të merret vendimi lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Millan Radoiçiçit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
