Ditën e nesërme Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi ku do të takohet me homologun e saj Giorgos Gerapetritis.

Gazetari Edmond Guri, në një lidhje të drejtëpërdrejt në ‘Sot Live në Shqipëri’ theksoi se dy nga çështjet që priten të diskutohen gjatë këtij takimi është çështja e detit dhe kufijtë tokësor.

“Është një takim i cili pritet me shumë interes për të dyja vendet, veçanërisht për palën greke. Nuk kemi informacion nëse do të ketë takime me zyrtarë të tjerë. Nga ajo që është bërë e ditur është se ky takim do të të përfshijë të gjitha pikat e mosëmarrveshjeve midis dy vendeve përfshirë çështjen e detit dhe kufirin tokësor, pasi mes dy vendeve ka një marrëveshje por nuk ka një ndarje të kufirit tokësor. Tirana e konsideron Greqinë si një aleatë të rëndësishëm dhe aq më tepër që marrrëdhëniet me Greqinë të përmirësohen më tej”,tha ai.

Ndër të tjera Guri theksoi se çështja e pensioneve mes dy vendeve është në diskutim e sipër.

“Çështja e pensioneve është përmendur dhe është në diskutim e sipër, si Shqipëria po insiston edhe ne si Diasporë kemi bërë tonën, mendoj që dy vendet të duhet të gjejnë një zgjidhje. Edhe Athina zyrtare tani ndodhet në një pozitë ndryshe si ekonimikisht dhe politikisht për t'i dhënë zgjidhje këtyre problemeve më shumë teknike sesa diplomtike", shtoi Guri.

Në fund të intervistës Guri përmendi edhe protestën e fermerëve grekë, ku theksoi se këta të fundit refuzuan takimin me kryeministrin grek pasi duan që diskutimi të jetë i ndarë në pika - në mënyrë që biseda mos të jetë një mjet takimi për të zhbllokuar situatën,por për t'i dhënë zgjidhje asaj.