Kosova & Rajoni
-
Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.
13 Maj 2023, 07:46 -
Kurti takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it: Serbia po shkel vazhdimisht marrëveshjet e firmosura
12 Maj 2023, 21:13Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 12 maj, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
-
Morën pjesë në luftë si anëtarë të Shtetit Islamik në Siri, arrestohen 3 persona në Maqedoninë e Veriut
12 Maj 2023, 18:47Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët, sipas saj, kanë marrë pjesë aktive në luftën në Siri, si “pjesëtarë të organizatës militante Shteti Islamik (ISIL)”.
-
Vuçiç takohet me Lajçak: Albin kurti nuk do asociacion, po planifikon pushtimin e Zveçanit
12 Maj 2023, 17:58Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po punon kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe të dërguarit Miroslav Lajçak.
-
Telefonatë kërcënuese për kryeministrin e Kroacisë, policia merr në mbrojtje godinën e qeverisë
12 Maj 2023, 15:52Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq u konfirmoi gazetarëve në Dubrovnik se më 12 maj është marrë një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë dhe se njësia për intervenim e policisë po siguron ndërtesën e Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit.
-
SHBA: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë në njohje të ndërsjellë
12 Maj 2023, 13:02Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, tha se është e qartë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një hap thelbësor që duhet të ndërmerret për të siguruar vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
-
Shpronësimet në veri të Kosovës, zyra e Bashkimit Evropian kërkon të respektohen procedurat ligjore
12 Maj 2023, 12:22Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të respektojnë me përpikëri procedurat ligjore në lidhje me shpronësimin e pronës së paluajtshme, dhe të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të garantuar respektimin e të drejtave pronësore të pronarëve të tokave.
-
Zjarr i madh në Shkup, përpihen nga flakët ura e hekurudhës dhe instalimet e energjisë elektrike
12 Maj 2023, 08:32Tymi i zi ka mbuluar qiellin pas një zjarri të madh që ka rënë në Shkup, ku është përpirë nga flakët ura e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor të një qendrës tregtare.
-
Mund të ketë ndërhyrje të jashtme, ambasadori amerikan në OSBE: Do vëzhgojmë me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi
11 Maj 2023, 22:49Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter tha se vëzhguesit e tyre do t'i “ndjekin me shumë kujdes” zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme.
-
Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska
11 Maj 2023, 18:44Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar forcimin e lidhjeve ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska, ndërkaq presidenti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, do të shkojë në Moskë, gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.
-
Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, rrëfehet i riu serb: E kuptoj 13-vjeçarin që vrau nxënësit në shkollë, ishte i nënçmuar si unë
11 Maj 2023, 18:02Pas ngjarjes së rëndë që u shënua pak ditë më parë në serbi, ku 8 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën, si pasojë e një akti të frikshëm terrorist nga 21-vjeçar, ka ardhur dhe dëshmia e autorit i cili ka rrëfyer arsyet e masakrës.
-
Kosovë/ Tragjedi në Suharekë, 19-vjeçari humb jetën pasi i shkrepet arma e zjarrit të babait
11 Maj 2023, 17:23Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Studeçan të Suharekës, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagës që ka marrë nga arma e zjarrit.
-
Fluks emigrantësh, FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë
11 Maj 2023, 16:49Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropiane për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze.
-
-
105 kg kokainë në kontejnerin me banane në Selanik, në pranga edhe 3 shqiptarë! Mes personave të arrestuar 7 grekë e 4 maqedonas
11 Maj 2023, 11:52Trafikimi I ngarkesës me 105 kilogramë kokainë e cila u sekuestrua në Greqi më 9 maj është bërë edhe me ndihmën e tre personave nga Shqipëria. Numri total I të arrestuarve ka arritur në 14. Sipas hetimeve, bananet ku ishte fshehur lënda narkotike ishin porositur në Ekuador nga një kompani maqedonase e krijuar vitin e kaluar.
-
-
E djathta në Greqi para zgjedhjeve
11 Maj 2023, 08:38Pesëmbëdhjetë parti të krahut të djathtë duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi. Por gati gjysma kanë dështuar në Gjykatën e Lartë, përfshirë edhe partinë pasardhëse të Agimit të Artë.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon Kurtin: Qartësi si do të zbatohet 'Ohri' drejt normalizimit të marrëdhënieve! Pas Prishtinës i dërguari i BE në Beograd
11 Maj 2023, 08:27I dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak do të jetë ditën e sotme në Kosovë, ku do të pritet nga kryeministri Albin Kurti. Emisari evropian, pas vizitës në Prishtinë, pritet të shkojë edhe në Beograd.
-
Përparimi i dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin
10 Maj 2023, 22:16Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë më 11 maj në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.
-
Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
10 Maj 2023, 19:49Qeveria e Kosovës thotë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare. Ky “nivel i vetëmenaxhimit” parashihet me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër, më 19 mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.